Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Jonathan FREEDLAND*: “Zjarr dhe Tërbim” konfirmon frikërat tona më të këqija

by te Sheshi
07/01/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Jonathan FREEDLAND*: Mos e trajtoni Donald Trump si president normal

Cili menduat se do të ishte reagimi i republikanëve ndaj pohimeve më të fundit në lidhje me Donald Trump? A pritët që të ndriçuarit e partisë të ulnin kokën apo të mblidheshin grusht në gjendje dëshpërimi për situatën e njeriut që ata caktuan si president i Shteteve të Bashkuara?

Ata me siguri që kishin arsye të mira për ta bërë këtë. Në librin “Zjarr dhe Tërbim” që mori miratimin më të madh të mundshëm kur avokatët personalë të Trump u përpoqën ta ndalojnë, gazetari Michael Wolff pikturon panoramën e një burri, ndihmësit më të ngushtë të të cilit, miqtë e madje familja besojnë se nuk është i përputhshëm me detyrën e presidentit.

Trump i përshkruar në libër është injorant: këshilltari që u përpoq t’i mësonte për Kushtetutën nuk mund të shkonte më tutje se amendamenti i katërt përpara se Trump t’ia bënte me sy ta mbyllte. Ai nuk lexon, madje as përpiqet, duke pasur pak durim për të përthithur qoftë edhe një titull. Disa aleatë përpiqen ta bindin Wolff që çrregullimi i mungesës së vëmendjes është pjesë e gjenisë populiste të Trump: ai është “i post-shkolluar”.

Ai është po ashtu i neveritshëm: ne lexuam se sporti i preferuar i Trump ishte të mashtronte gratë e miqve që të flinin me të. Ai është i çuditshëm, sidmos në dhomën e gjumit: u përplas me truprojat e tij të shërbimit sekret me këmbënguljen për ta mbyllur derën e dhomës me çelës (Melania fle në dhomë tjetër) dhe kërkoi instalimin e dy aparateve të tjerë televizivë, në mënyrë që të mund të shihte tre kanale lajmesh në të njëjtën kohë. Ai shtrihet në shtrat që në orën 6.30 të pasdites, me një cheeseburger ndërsa ndjek me orë Fox-in dhe CNN-in.  Nëse bën thërrime, shërbyesi nuk mund të ndërrojë çarçafët: ai këmbëngul se e rregullon vetë shtratin.

Ne mësuam se Trump beson se “Saturday Night Live” po dëmton kombin dhe se është një “komedi fallco”, se vajza e tij Ivanka dëshiron të bëhet presidente dhe se në biseda private ajo tallet me modelin e flokëve të të atit. Dhe, ndoshta fakti më argëtues, ne marrim përgjigjen ndaj një pyetjeje që prej një kohe të gjatë ka tërbuar Trump: identitetin e spiunit misterioz që ka nxjerrë material nga Shtëpia e Bardhë që kur ai mori detyrën. Del se vetë presidenti dërdëllit pa fund në telefon me miqtë e tij miliarderë, që nuk ndjejnë se kanë detyrën për të ruajtur konfidencialitetin. Me fjalë të tjera, spiuni që Trump kërkon është… ai vetë.

Duke parë gjithë këtë material, republikanëve në Kongres mund t’u falet që janë kaq të pikëlluar. Ndoshta edhe mund t’i kuptojmë nëse përpiqen të denoncojnë librin, ndoshta duke u bashkuar me ata që vënë në dyshim metodat e Wolff, me besimin se tepër shpesh ai përgjithëson faktet dhe pret me gërshërë gazetari. Por nuk ka qenë ky reagimi i tyre.

Në vend të kësaj, llogaria e fushatës së liderit republikan në Senat, Mitch McConnell, publikoi në Twitter një fotografi të tij duke u ngërdheshur. Çfarë mund të ketë këtu për të qeshur? Ata janë të kënaqur pasi besojnë se “Zjarr dhe Tërbim” përbën fundin e Steve Bannon, ish-kryestrategjistit të Trump dhe burim i disa prej paragrafëve më skandalozë të librit.

Ishte Bannon që i tha Wolff-it se Trump “e ka humbur” dhe që përshkroi takimin e djalit të presidentit me një avokat rus – me qëllim marrjen e të dhënave dëmtuese për Hillari Klintonin- si tradhti.

Reagimi i Trump erdhi në formën e një deklarate të gjatë dhe zemërake që në gjuhën e Nju Jorkut mund të përkthehet lirshëm : “Je i vdekur për mua” – gjë që kënaqi pa masë mjedisin republikan që prej kohësh e shihnin Bannon si armikun brenda radhëve.

Do të ishte gjë e mirë nëse kjo urrejtje do t’i kishte rrënjët në parime ideologjike: republikanët mund ta përçmonin Bannon si apostullin e një izolacionizmi ultra-nacionalist dhe ksenofobie që mund ta çojë Amerikën dhe botën drejt një katastrofe të stilit të viteve 1930. (Kujtojmë që Bannon njëherë iu zotua Wolff se administrata Trump do të ishte “po aq interesante sa edhe ajo e viteve 1930”)

Por e vërteta është se Bannon përbënte rrezik për McConnell dhe rrethin e tij, pasi ishte zotuar të kandidonte rishtarë të stilit Trump kundrejt republikanëve tradicionalë në garat primare. Nëse Bannon ka marrë fund, ata mund të flenë më qetë.

Disa shkojnë më tej, duke besuar se nëse ikën Bannon, do të ikën edhe banonizmi. Ata spekulojnë se nëse pret lidhjet me gjeniun e keq të një kohe, Trump mund të moderohet e të bëhet më konvencional, një banor i fokusuar i zyrës Ovale. Ky është iluzion i dyfishtë.

Së pari, është e vërtetë që gjërat duken keq për Bannon tani: ai ka humbur mbështetjen financiare të familjes miliardere Mercer dhe ka gjasa që ai të humbë kontrollin e perandorisë mediatike të së djathtës ekstreme, Breitbart. Por, ai e kupton Trump dhe e di se, nëse je gati të servilosesh e përulesh, një riafrim është gjithnjë i mundshëm. Për këtë arsye, erdhën edhe deklaratat e Bannon që Trump është “njeri i madh”.

Por, iluzioni më jetëgjatë ndër të tjerët është se Trump ka gjasa të moderohet. Republikanët parashikuan se ai do të ndryshonte pasi të mbaronin primaret e garës presidenciale. Më pas ata thanë se do të ndryshonte pasi të fitonte nominimin nga partia. Apo kur të niste tamam fushata e zgjedhjeve presidenciale. Apo kur të fitonte zgjedhjet.

Apo kur të bënte betimin. Ata e kishin gabim në të gjitha rastet. Ai nuk do ndryshojë. Trump është Trump.

Këmbëngulja e madhe ndaj këtij iluzioni vë në dukje një tjetër: shpresën se republikanët do të vendosin më në fund që mjaft është mjaft dhe do të bëjnë gjënë e duhur duke larguar këtë president të papërshtatshëm. Libri i Wolff  ka nxitur shumë spekulime, të fokusuara këtë radhë në amendamentin e 25 të Kushtetutës, që lejonë heqjen e një presidenti që konsiderohet “i paaftë të kryejë funksionet dhe të ushtrojë pushtetin e detyrës së tij”.

Në një artikull këtë javë, Wolff sjell të dhëna të pakundërshtueshme të përkeqësimit mendor. Ai shkruan se Trump mund të tregonte tre histori të njëjta, fjalë për fjalë, brenda 30 minutash, i pandërgjegjshëm se po përsërit veten. “Tani kjo ndodh brenda 10 minutash”. Ai shton: “Në Mar-a-Lago, pak para vitit të ri, Trump nuk arriti të njohë disa miq të vjetër”. Por, amendamenti i 25-të kërkon dakordësinë e zëvendës-presidentit, shumicën e kabinetit dhe së fundmi, të të dyjave dhomave të Kongresit. Jemi, edhe një herë tjetër, përkundër realitetit të ftohtë të Kushtetutës amerikane: është aq e fortë sa ç’ështe vullneti i atyre që duan ta zbatojnë. Dhe sot, kjo ka të bëjë me partinë Republikane.

Pohimet e fundit, edhe një herë, dëshmojnë atë se çfarë njeriu të poshtër, narcizist e të rrezikshëm kemi në Zyrën Ovale, që ushtron pushtet mes gjërave të tjera edhe ndaj arsenalit më të madh bërthamor të botës. Por, reagimi ndaj këtyre të dhënave dëshmon po ashtu diçka tjetër. Që ai mbetet në vendin që ka vetëm falë kundërshtisë së vullnetshme të mbështetësve të tij republikanë. Ata kanë pjesë të barabartë faji,  në përgjegjësinë që ai ka.

*Jonathan Freedland është kolumnist për të përditshmen londineze, “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Amfilohije flet si musliman: nëse ministri i Arsimit ka frikë Allahun, do fusë mësim-besimin në shkolla

Amfilohije flet si musliman: nëse ministri i Arsimit ka frikë Allahun, do fusë mësim-besimin në shkolla

Izraeli nxjerr jashtë ligjit edhe shoqatat hebreje pro-palestineze

Izraeli nxjerr jashtë ligjit edhe shoqatat hebreje pro-palestineze

Përballja e një prindi me sindromin Down, “receta” e mjekut: fëmija juaj është absolutisht i përsosur!

Përballja e një prindi me sindromin Down, "receta" e mjekut: fëmija juaj është absolutisht i përsosur!

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni