Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Jo GLANVILLE*: Dy pikëpamje mbi Jerusalemin në dy librat që duhet të lexojë Donald Trump

by te Sheshi
17/12/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Jo GLANVILLE*: Dy pikëpamje mbi Jerusalemin në dy librat që duhet të lexojë Donald Trump

Donald Trump nuk është ndonjë lexues i madh. Ai ka thënë se në fakt nuk ka nevojë të lexojë shumë, për shkak se i merr vendimet bazuar në njohuritë që tashmë ka, plus dozën e logjikës. Kur vjen puna për të marrë vendime për Jerusalemin, dhe vendosjen e ambasadës amerikane, pak lexim mund të kishte qenë i dobishëm. Kështu si duke përzgjedhur një dhuratë Krishtlindjesh për presidentin ku ai të mbështesë njohuritë ekzistuese, shmanga historinë dhe përzgjodha dy libra që do t’i japin atij thellësinë më të madhe të vështrimit në spektrin më të shkurtër kohor: poetin izraelit, Yehuda Amichai me seritë e tij të poemave për Jerusalemin dhe librin e avokatit palestinez Raja Shehadeh, “Shëtitje palestineze”.

Secili prej tyre jep një perspektivë të njëanshme dhe origjinale me një ndjesi rezonante të vendit. Dhe të dy librat mund të lexohen nga pak (çdo kapitull i librit të Shehadeh është si një shëtitje), perfekte kjo për një president që ka deklaruar: “I dua gjërat shkurt”.

Amichai, poeti më i nderuar i Izraelit, jetoi në Jerusalem. Ai vdiq në vitin 2000. Poemat e tij të spikatura për qytetin japin peshën depërtuese të historisë së tij në një atmosferë të veçantë palumturie: “Jerusalemi, i vetmi qytet në botë/ ku e drejta e votës i jepet edhe të vdekurit”. Ai e përshkruan qytetin si të kruspulluar mes kodrave “në ndryshim nga Nju Jorku”, përgjithmonë të kyçur në pozicionin e vijës së parë prej 2 mijë vjetësh. “Si mund të jetë një njeri kryebashkiak i një qyteti të tillë?”, pyet Amichai në një poemë tjetër. “Çfarë mund të bëjë ai me të? Ai do të ndërtojë, dhe do të ndërtojë e do të ndërtojë”. Në një imazh tmerrues, poeti imagjinon gurët e kodrave që zvarriten drejt shtëpive prej guri gjatë natës, si ujqër.

E kaluara biblike e Jerusalemit bashkëjeton me të tashmen përmes gjuhës që lëviz imazhe të lashta dhe idioma moderne: profetë, autobuzë, bomba, pemë fiku dhe rroba të palara. Ky është një qytet tensioni dhe dhune shtypëse “ndërtuar mbi themelet e harkuara të një thirrme të padëgjuar” . Jerusalemi i Amichai frymëzon frikë. Nuk është një vend me të cilin mund të duash të konfliktohesh.

Isha me fat që e takova Amichai në mes të viteve ’90 dhe eca me të përmes qytetit të Vjetër, një fundjavë ndërsa ai mbante pazaret që kishte bërë për në shtëpi. Ndërsa kaluam pranë kullës së Davidit, një citadelë antike pranë Portës Jaffa, kuptova se ai sapo kishte jetësuar një prej poemave të tij. Tek “Turisti”, Amichai është i ulur pranë të njëjtës kullë me dy qese të rënda pazari, kur zbulon se po përdoret si pikë reference nga një guidë turistësh, i cili po drejton grupin e tij për të parë një hark romak. Ringjallja do të vijë, shkruan Amichai, vetëm kur guida t’i thojë grupit të tij: “E shihni atë hark nga periudha Romake? Nuk është i rëndësishëm: por pranë tij, në të majtë pak më tej, është ulur që njeri që ka blerë fruta dhe perime për familjen e tij”. Për Amichai, janë marrëdhëniet njerëzore të së tashmes që kanë nevojë për vëmendje, jo muzeumet e së kaluarës.

Shëtitjet e Shehadeh përmes Bregut Perëndimor janë dëshmia më e fuqishme që ndokush ka shkruar në detajimin e ndikimit të pushtimit. Kjo është toka ku ai u rrit dhe ku ka shëtitur që prej fundit të viteve ’70, por kënaqësia e të ecurit është kufizuar gjithnjë e më shumë me përhapjen e vendbanimeve dhe ndërtimin e murit. Të shëtisësh është për këtë arsye një akt politik dhe narrativa e Shehadeh është një përrallë e humbjes së dhimbshme të peizazhit. Si avokat, duke u përpjekur më kot të bëjë rezistencë ndaj marrjes së tokës palestineze, ai zbuloi shtrirjen e strategjisë së Izraelit për të ndërtuar blloqe vendbanimesh në gjithë Bregun Perëndimor. Ai e kombinon historinë e avokatisë së tij me një përshkrim të detajuar e lirik të shëtitjeve të tij, një refugjat kundër pushtimit.

Ndërsa jemi mësuar të lexojmë për Palestinën më së shumti në një kontekst politike, është ndriçuese të lexojmë për kodrat, lulet dhe vahet, një panoramë që vjen në jetë për të dhënë gëzimin që përjeton çdo njeri që shëtit në një vend të bukur. Për Shehadeh, ndërsa ai risjell shëtitjet e tij përgjatë 27 vjetëve, është një peizazh që zhduket ndërsa shkatërrohen kodrat dhe rruginat e bëhet e pamundur të kalosh përmes vendbanimeve që shtohen.

Kur pjesa tjetër e botës festonte marrëveshjet e Oslos në vitin 1993, Shehadeh kuptoi për tmerrin e tij se marrëveshja nuk do të bënte asgjë për të ndaluar zgjerimin e Izraelit. Ai e gjeti veten të izoluar madje, edhe nga vetë bashkëpatriotët e tij palestinezë të cilët i thanë se OÇP do të krijonte një realitet të ri.

Parashikimet e Shehadeh rridhnin nga kërkime e njohuri praktike të taktikave të Izraelit. Vizioni i tij i trishtë për të ardhmen u dëshmua korrekt. Mençuria e Amichai ka një burim tjetër: reagim imagjinar të një artisti ndaj rrethanave të jetës – “pluhuri është ndërgjegja ime, guri, nën-ndërgjegje”.

Le të shpresojmë se të paktën një poemë Jeruzalemi dhe një shëtitje palestineze të mund t’ia dalin deri në listën e leximit të një presidenti që preferon pasazhe dhe kapituj në vend të të gjithë librit.

*Jo Glanville është botuese e “Indeksit për Censurën” dhe anëtare e grupit të punës në ministrinë britanike të Drejtësisë për reformën kundër shpifjes. Artikulli është botuar në të përditshmen londineze “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
3 gjëra që dimë deri tani për Samsugn Galaxy S9

3 gjëra që dimë deri tani për Samsugn Galaxy S9

Istogu voton për herë të tretë për kryetarin e komunës

Istogu voton për herë të tretë për kryetarin e komunës

Hamsik arrin Maradonën: djali me “kreshtë” hyn në historinë e Napolit

Hamsik arrin Maradonën: djali me “kreshtë” hyn në historinë e Napolit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni