Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Jeb LUND*: Fitoret e Trump nuk janë misterioze nëse kupton përse janë të zemëruar njerëzit

by te Sheshi
28/02/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Jeb LUND*:  Fitoret e Trump nuk janë misterioze nëse kupton përse janë të zemëruar njerëzit

Fitorja e Donald Trump në kaukusin e Nevadës nuk ishte madje një fitore e shtrënguar: ai ishte në avantazh praktikisht në çdo drejtim. Evangjelistët, të rinjtë, të moshuarit, hispanikët, të mirëarsimuarit dhe “të keqarsimuarit”, të gjithë e deshën atë natën e së martës.

Hispanikët? Po, madje edhe hispanikët, edhe pse pas atyre komenteve për “drogë dhe përdhunues”.

Edhe pse mjedisit të përgjithshëm i  pëlqen të lëshojë justifikime se votuesit e Trump janë kryesisht të paarsimuarit, në minutat pas rezultateve të para të Nevadës, madje, edhe CNN nisi t’i vijë rrotull shpjegimit më të pashpjegueshëm: popullariteti i Trump nuk ka të bëjë me arsimin e votuesve të tij, fenë apo politikat që ata kanë dëshirë të ndiqen. Trump është popullor për shkak të zemërimit të mbështetësve të tij.

Zemërimi nuk është diçka që ekspertët nuk e njohin, jo më ta kuptojnë për shkak se të gjithë të punësuarit në media apo në politikën rreth Uashingtonit, janë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike. Madje, edhe minjtë e zyrave marrin rroga me 5 shifra – dhe sikundër gjithandej në Amerikë, meqënëse gazetaria është ndërtuar për të dokumentuar absurdin – ka një punë reale në dokumentimin e Uashingtonit. Njerëzit e televizionit ia dalin edhe më mirë për shkak se paratë e TV janë para idiote. Keqbërërsit e kompanive të sondazheve vjelin shuma të majme nga industritë apo segmente të tjera që kërkojnë të ndërtojnë të dhëna të falsifikuara, dhe kongresi e lobistët janë shumë lart në dallavere.

Zemërimin mund të mos e dallosh kur e ke të vështirë ta ndjesh. Kur rri ulur në qendër të botës dhe nuk ka gjasa që ndonjëherë të të mungojnë materialet bazë për ekzistencë, ideja e ndjesive të verbra të keqardhjes e zemërimit – të mos flasim për ushyerjen e këtyre ndjenjave me qëllime iracionale – është sigurisht jashtë fushës tënde.

Eshtë akoma edhe më e vështirë të kuptosh se atje jashtë janë me miliona njerëz në Amerikë, ambicjet e të cilëve për një jetë drejt përmirësimit, u ndalën rreth nëntë vjet më parë dhe nuk e kanë marrë kurrë veten. Nëse e ke të vështirë ta imagjinosh se mund të ndjekësh rregullat e Horatio Alger (bursa që ndahen për amerikanët që kanë sukses pavarësisht kushteve të vështira) dhe sërish ta gjesh veten në rërë të lëvizshme, nuk do të jesh në gjendje kurrë të kuptosh sesi dikush mund të jetë kaq përbuzës ndaj një sistemi që të kushton vëmendje vetëm kur bën intervista prekëse në kërkim të ndonjë çmimi gazetaresk apo për ndonjë fushatë publicitare.

Dhe zemërimi nuk është diçka kaq lehtësisht i racionalizueshëm. Kur detyra jote është të shpjegosh ngjarjet në botë, fenomenet irracionale bien jashtë informatave të tua. Të shpjegosh gjëra si “po, njerëzit janë të zemëruar” është si një lloj dorëzimi, është si të shpjegosh historitë e zgjidhura keq në ndonjë shfaqje televizive me argumentin “një magjistar ndërhyri”. Gazetarët mësojnë të kuptojnë botën me lëvizje të tilla shty e tërhiq të ideologjive konflktuale apo me stratagjemat e domosdoshme brenda një sistemi të komplikuar e të panevojshëm qeverisjeje: ata domosdoshmërisht do t’i kërkojnë shpjegimet e tyre për irracionalitetin në mbretëritë më elegante të filozofisë dhe ekonomisë e skenës politike.

Por le të kthehemi tek fjalimi i fitores së Trump në Nevada, që ishte si zakonisht një fryrje me mendime të palidhura. Ato nuk janë fjalime tradicionale politike për aq sa mund të jenë vëzhgime të Donald Trump për gjërat dhe njerëzit që urren, me disa ndërprerje për të sjellë atë që ai do. Ai i djeg armiqtë me një të goditur, i thotë Amerikës se është e mrekullueshme dhe bie në lëvdata të rëndomta: Florida, ne e dashurojmë Floridën.

“Hej, Florida, vogëlushe, je shumë e bukur. Je e mrekullueshme. Po të them unë, je njësh. Ja ku janë 100 dollarë për tavolinën. E di se do të jesh me fat sonte sepse e ndjej”.

Ekziston një joshje e madhe për të shfryrë ndaj boshësisë dhe banalitetit të deklaratave të Trump dhe tek mungesa e planeve politike tradicionale: është pothuajse e parezistueshme të kërkosh një shpjegim më të gjerë për suksesin e tij sesa që njerëzit e pëlqejnë atë.

Por, nuk ka nevojë për teoritë e shkencës politike. Ka me miliona njerëz të mjerë në Amerikë që e dinë saktësisht se kush e projektoi shembjen e botëve të tyre dhe që Trump nuk është një nga këta njerëz – dhe, me përjashtim të Bernie Sanders, të gjithë të tjerët në fushën e lojës kandidojnë mbështetur në eksperiencën e tyre të të qënit një prej këtyre njerëzve.

Kur je i abuzuar dhe i shtypur mjaftueshëm, secili nga ata që do të rrahë apo djegë këdo që ti e vendos në pozicionin e fajtorit, është shoku yt. Madje, edhe një kokoroç mund të jetë një hero nëse në shënjestër të tij janë kokoroçët e tjerë – dhe kjo është e gjitha, pak a shumë, ajo çfarë Trump ka bërë që ditën e parë.

Nativizmi i Trump është i tmerrshëm dhe i neveritshëm, sikundër është e tillë kënaqësia e tij kur flet për rrahje të protestuesve dhe vendosjen nën presion të të gjithë atyre që e bezdisin. Njerëzit kanë të drejtë t’i frikësohen mënyrës se si ai ka bashkuar lëvizjen e urrejtjes konservatore për protestën, median dhe të huajt jo të bardhë.

Por kjo sjellje e neveritshme çiftohet me poshtërimin që Trump i bën kostumeve të zbrazta të rrymës, si Scott Walker, këshishave të mbushura si Jeb Bush, të përkëdhelurve partiakë, si Marco Rubio apo gënjeshtarëve kronikë si Ted Cruz. Fakti që vetë Trump gënjen në mënyrë frekuente nuk ka rëndësi për ata që e shohin veten si viktima të establishmentit nëse ai gënjen për të demaskuar një grabitqar tjetër të qeverisë.

Ngjitëse e mashtrim si mund të jetë, Trump luan heroin për popullin të cilin e kanë braktisur luftëtarët e mençur të sistemit. Ai është karakteri i të fortit: një miliarder që nuk varet nga askush dhe në gjendje të ofendojë të gjithë ata njerëz të pasinqertë e të vegjël që thithin nga gjiri i kombit.

Përsa kohë që njerëzit e shijojnë shfaqjen e tij të ecjes me bërryla e të përmbushjes së dëshirave , më së shumti pjesa tjetër nuk u intereson – as deklaratat bombastike, luftënxitëse, as jofizibiliteti i firmës së tij e sigurisht as pasojat e premtimeve të tij, nëse arrin t’i mbajë.

Nëse sistemi është që tani kaq i prishur, që të ka braktisur, ruajtja e tij nuk është shqetësim për ty. Madje, ta hajë e mira, shkrumbimi i tij mund të jetë ajo që ke dashur më shumë.

Zemërimi ka një qartësi të vetën. Bashkon shumë detaje pa lidhje dhe gjallëron më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk është për t’u nënvlerësuar, dhe, në këtë pikë, ne na duhet të presim deri në nëntor për të zbuluar nëse ka pasur vërtet zemërim. Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/   

 *Jeb Lund është kolumnist i gazetës britanike “The Guardian”.

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Fëmijë të sapolindur që imitojnë emojit (foto)

Fëmijë të sapolindur që imitojnë emojit (foto)

Thaçi: Unë, president i të gjithëve pa dallime partiake

Thaçi: Unë, president i të gjithëve pa dallime partiake

Erdogani kritikon lirimin e dy gazetarëve: është rast spiunazhi, e jo lirie fjale

Erdogani kritikon lirimin e dy gazetarëve: është rast spiunazhi, e jo lirie fjale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni