Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Jason BURKE*: Nuk është e habitshme që agresori Masood është i lindur në Londër

by te Sheshi
25/03/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Jason BURKE*: Nuk është e habitshme që agresori Masood është i lindur në Londër

Lajmi se agresori i sulmit në Londër është i lindur në Britani dhe u frymëzua nga ideologjia ekstremiste islamiste ishte tërësisht i parashikueshëm, ashtu si edhe të dhënat e tij penale.

Detaji që e veçon atë nga profili i skicuar tashmë, është mosha e Khalid Masood: 52 vjeç, gati dyfishi i pjesës më të madhe të agresorëve të ngjashëm me të.

Sulmi u pretendua nga ISIS. Grupi ka qenë selektiv në deklarata të tilla, që janë të besueshme dhe i kujdesshëm në fjalorin e përdorur.

Në mënyrë domethënëse, ISIS përshkroi një “ushtar” që iu përgjigj “thirrjes”, një e dhënë që tregon se grupi me gjasa nuk ka pasur kontakt paraprak me Masood përpara sulmit.

E njëjta terminologji është përdorur edhe për të përshkruar njerëz si Omar Mateen, i cili hapi zjarr në klubin e natës në Florida gjatë qershorit të shkuar e që shpalli aleancë me ISIS gjatë sulmit, dhe si Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i cili ngau kamionin përmes turmës në Nisë, korrikun e kaluar.

Fjalë të tjera përdoren për të përshkruar agresorët si ata që krijuan rrjetin për sulmin në Paris e Bruksel. Ata, në pjesën më të madhe, ishin të trajnuar, të porositur dhe të nisur nga ISIS pasi kishin kaluar kohë në Siri.

Një qëllim është të japë përshtypjen e një qasjeje globale. Deklarata që merrte përgjegjësinë për sulmin e Londrës u lëshua në arabisht, frëngjisht, gjermanisht dhe sigurisht në anglisht. Ka shumë arsye për një gjë të tillë.

Njëra prej tyre është se grupi ka nevojë të ngrejë moralin për rekrutët dhe simpatizantët e vet në Lindjen e Mesme dhe në Europë, që ka rënë prej kohësh për shkak të humbjeve ushtarake. Motoja e ISIS është: “të durojmë dhe të përhapemi”. Së fundmi, ka bërë pak nga të dyja.

ISIS ka përdorur gjithnjë dhunën për të arritur tre qëllime kryesore: të terrorizojë, duke frymëzuar frikë irracionale në popullsinë e shënjestruar, të polarizojë komunitetet duke krijuar rekrutë përmes tensioneve më të mëdha dhe të mobilizojë ndjekësit e vet.

Një arsye e dytë është se rrënjët e ideologjisë së tyre qëndrojnë në idenë se çdo anëtar i komunitetit global musliman –ummah – ka një detyrim individual për të vepruar në mbrojtje të bashkë-fetarëve të tjerë kudo ku ata ndodhen nën sulm, pa kërkuar leje nga ndonjë drejtues, prind apo i moshuar. Kjo do të thotë se çdo organizatë ekstremiste ka në fund fare idealin e një beteje të unifikuar mbarëbotërore.

Një arsye e tretë është se rekrutimet nga grupe të tilla, sidomos ISIS, varen pjesërisht edhe mbi idenë se vullnetarët po punojnë për diçka që ka rëndësi dhe prani kudo.

Së fundmi, natyra e trendeve terroriste jep një përshtypje të gabuar. Të enjten, një person u arrestua se u përpoq të drejtonte makinën përmes turmës në Antverp. Ai kishte një armë automatike dhe armë të ftohta. Taktikat shpërndahen shpejt përmes kufijve. Një komplot botëror apo thjesht efekti i kopjimit? Më shumë ka të bëjë me të dytën.

Realiteti është se dhuna bashkëkohore ekstremiste nuk ka qenë kurrë aq ndërkombëtare sa është imagjinuar shpesh nga terroristët apo edhe viktimat e tyre. Sulmet e 11 shtatorit 2001 përfshinin pengmarrës që fluturuan me kilometra të tëra nga shtëpitë e tyre në Lindjen e Mesme dhe jetuan në Shtetet e Bashkuara me muaj përpara se të godisnin. Por kjo ishte një anomali, megjithëse e tillë që shtrembëroi të menduarit për natyrën e kërcënimit për një dekadë.

Një pjesë e madhe e agresorëve përgjatë 16 vjetëve që prej asaj kohe, kanë qenë vullnetarë lokalë që sulmojnë shënjestra lokale. Kjo është e vërtetë për konfliktet në botën islame, ku shënohet edhe numri më i madh i viktimave të terrorizmit. Në vitin 2010, agjentët e inteligjencës në Afganistan u habitën kur mësuan se pjesa më e madhe e agresorëve talibanë operonin brenda 15 miljeve nga shtëpia e tyre. Rradhët e Boko Haram në Nigeri dhe të al-Shabaab në Somali janë plot me nigerianë dhe somalezë,  jo me të huaj. Kjo është e vërtetë, gjithashtu, në Perëndim.

Në Spanjë, bombardimet në Madrid në vitin 2004, ishin vepër e një rrjeti njerëzish që jetonin më pak se një milje nga stacioni ku ata vranë gati 200 persona. Bombarduesit e Londrës në 7 korrik 2005 ishin nga Anglia veriore dhe periferitë e gjera të qytetit. Vrasësit e ushtarit të liruar, Lee Rigby në jug-lindje të Londrës në vitin 2013 jetonin vetëm pak minuta me makinë larg nga vendi i vrasjes. Vëllezërit që sulmuan revistën Charlie Hebdo në Paris, janarin e vitit 2015, jetonin shumë pranë shënjestrës së tyre, ndërsa pjesa më e madhe e rrjetit që sulmoi qytetin 11 muaj më pas ishin francezë apo belgë frankofonë. Sulmuesi në Nisë ishte një banor i vjetër i qytetit-port.

Ka dy përjashtime. Sulmi në Berlin përpara Krishtlindjeve përfshinte një tunizian që ndodhej tranzit në qytet. Disa prej agresorëve të Parisit ishin nga Lindja e Mesme.

Shumë nga këta burra kishin pasur përfshirje të mëparshme në krime serioze dhe banale. Për ata që tashmë jetojnë në margjinat e shoqërisë dhe ligjit, hapi drejt aktivizmit të dhunshëm është më i vogël sesa do të ishte ndryshe. Burgu është një vend kyç për ekspozimin ndaj ideologjive dhe personave radikalë. Kontaktet kriminale mund të furnizojnë ndihmë esenciale logjistike.

Domethënia e moshës së Masood-it do të bëhet më vonë e qartë. Për momentin, ajo nënvizon thjesht shumëllojshmërinë e profileve të ekstremistëve dhe paparashikueshmërinë e kërcënimit. Pjesa më e madhe e militantëve kanë qenë të moshës nga 18 deri në 35 vjeç, me moshën mesatare që ka njohur rënie gjatë viteve të fundit. Disa analistë e shohin tërheqjen e tyre ndaj radikalizimit si pjesë e një rrebelimi brezash. Militantë të dhunshëm të krahut të djathtë priren të jenë më të vjetër në moshë. Thomas Mair, i cili vrau deputeten britanike Jo Cox, vitin e kaluar, ishte 52 vjeç.

Çdo rast, është sigurisht, unik. Dhe realiteti është se, po aq sa edhe politika është në thelb lokale, edhe terrorizmi është i tillë. Strategët ekstremistë kanë qenë në betejë me këtë sfidë në kuadër të vizionit të tyre global, për vite me radhë, dhe ende nuk kanë arritur të gjejnë një përgjigje të përshtatshme. Ekspertët perëndimorë argumentojnë pa fund nëse midis motiveve të individëve, 10 për qind janë ideologji dhe pjesa tjetër, 90 për qind ka të bëjë me kontekstin lokal, dhe anasjelltas.

Por realiteti i trishtë është se, edhe pse mund të japë më shumë komfort të fajësosh djemtë e këqinj apo idetë e këqija, që vijnë shumë larg për të sjellë dhunën në shtëpi, askush nuk duhet të habitet që personi që sulmoi një nga vendndodhet me kuptimin më simbolik në Londër, ishte i lindur në Britani.

*Jason Burke Jason është korrespondent për “The Guardian”. Në 20 vjet si korrespondent i huaj ai ka mbuluar ngjarje në të gjithë Lindjen e Mesme, Europë dhe në Azinë Jugore. Mes shumë konflikteve të tjera, ka mbuluar edhe luftërat në Afganistan në 2001 dhe atë të Irakut në vitin 2003. Burke është autor i katër librave.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Pa votat e duhura, Trump tërheq projektligjin për kujdesin shëndetësor

Pa votat e duhura, Trump tërheq projektligjin për kujdesin shëndetësor

Hotel i çuditshëm, të shijosh natën i varur në një pemë

Hotel i çuditshëm, të shijosh natën i varur në një pemë

OKB-ja e shqetësuar për viktimat civile në Mosul nga sulmet ajrore të koalicionit

OKB-ja e shqetësuar për viktimat civile në Mosul nga sulmet ajrore të koalicionit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni