Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Janis VARROFAQIS*/ Të ndalen menjëherë politikat urryese në Europë

by te Sheshi
27/03/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Janis VARROFAQIS*/ Të ndalen menjëherë politikat urryese në Europë

Në një televizion gjerman kohët e fundit u transmetua një video e fabrikuar sikur unë, përpara se të bëhesha ministër i Ekonomisë së Greqisë, e përshëndesja atë –Gjermaninë pra– me gishtin e mesit.

Kjo butafori zbuloi se jetojmë në kohë ekstremitetesh dhe paragjykimesh.

Në fakt, zhurma që shpërtheu për shkak të kësaj video-je, nuk do të ndodhte nëse kjo e fundit do transmetohej përpara krizës financiare të 2008, vit ky që tregoi të metat monetare në Evropë dhe vendosi vendet e BE-së me arrogancë kundra njëra-tjetrës.

Arsyet për refuzimin e paketës shpëtuese

Kur në fillimvitin e 2010-ës qeveria e Greqisë nuk arriti të shlyejë borxhin e saj ndaj bankave franceze, gjermane dhe greke, unë ndërmorra një fushatë kundër trendit të qeverisë së asokohe për të marrë kredi të reja masive, të cilat do duhet të pagueshin nga taksapaguesit evropianë për të shlyer këto borxhe. Dhe këtë e bëra për tre arsye:

Së pari, kreditë e reja nuk përfaqësonin një plan ndihme për Greqinë, por ishin një transferim cinik i humbjeve të sektorit privat nga librat e bankave, në supet e qytetarëve më të dobët në Greqi. Për shembull, sa nga tatimpaguesit evropianë të cilëve i është faturuar kosto e këtyre kredive, e dinë se më shumë se 90% e shumës e huazuara Greqia -e cila arriti në 240 miliard euro-shkoi në institucionet financiare kredidhënëse dhe jo në arkat e shtetit grek apo njerëzve të saj?

Së dyti, ishte e qartë se për sa kohë Greqia nuk ishte në gjendje për të shlyer kreditë e saj ekzistuese, kriteret shtrënguese të cilat i vendoste “plani i shpëtimit” do absorbonin të ardhurat nominale greke dhe, në këtë mënyrë borxhi kombëtar do kishte më pak gjasa për tu shlyer.

Së fundi, ishte e pashmangshme që të spekulohej me masat dhe parlamentet duke e paraqitur planin e shpëtimit të bankave si një akt “solidariteti” me popullin grek dhe, dështimi saj të paraqitej njëkohësisht si ndihmë për grekët e zakonshëm. Madje u ngrit një kurth mbi ta për të vënë një barrë të madhe mbi supet gjermane, çka minoi kohezionin brenda Eurozonës. Gjermanët janë kthyer kundër grekëve dhe grekët kundër gjermanëve, duke u shtuar vendet që përballen me vështirësi financiare; Evropa u kthye kështu gradualisht kundër vetvetes.

Ristrukturimi borxhit

Fakti është se Greqia nuk e ka të drejtën për të marrë hua nga taksapaguesit gjermanë apo ndonjë “Evropian” tjetër, në një kohë kur ajo e kishte të vështirë për të shlyer borxhin e saj publik. Ishte detyrë e Greqisë përpara se të pranonte ndonjë kredi të re që të niste proçesin e ristrukturimit të borxhit dhe t`i nënshtrohej një falimenti të pjesshëm mbi borxhet e saj ndaj kreditorëve të sektori privat. Por ky argument “ekstrem” u injorua në atë kohë.

Në mënyrë të ngjashme, ishte detyrë e qytetarëve evropianë që të kërkonin nga qeveritë e tyre që as mos ta çonin nëpër mend transferimin e humbjeve të shtetit grek mbi ta. Por ata nuk arritën ta bëjnë këtë dhe transferimi hyri në fuqi menjëherë pas pak kohësh.

Rezultati ishte kredi më të mëdha të paguara ndonjëherë në histori nga tatimpaguesit, çka e kushtëzoi Greqinë që të miratonte masa shtrënguese që do të shkaktonin humbjen e 25% të ardhurave të qytetarëve të saj, duke e bërë të pamundur për të pagesën e borxhit privat apo publik. Fatkeqësia njerëzore që e pasoi dhe që vazhdon akoma, ishte tragjike.

Greqia është ende në krizë

Pesë vjet pas lëshimit të ndihmës së parë, Greqia është ende në krizë. Armiqësia midis evropianëve ka arritur nivelin më të lartë të parë ndonjëherë, nga ku grekët dhe gjermanët në mënyrë të veçantë kanë rënë në sjellje jo etike, shkëmbim akuzash të ndërsjellta, madje madje edhe në armiqësi të hapur.

Nga loja e shkëmbimit të akuzave toksike nuk përfitojnë vetëm se armiqtë e Evropës. Kjo duhet të ndalet. Vetëm atëherë Greqia do të ketë mundësi me mbështetjen e partnerëve të saj evropianë, që të përqëndrohet në zbatimin efektiv të reformave dhe politikave që nxisin rritjen. Kjo përbën një domosdoshmëri themelore për zhvillimin e Greqisë, në finale, në një pozicion që i lejon asaj të shlyejë borxhin e saj dhe të përmbushë detyrimet që ka ndaj qytetarëve të saj.

Në terma praktikë, marrëveshja e Eurogrupit e firmosur më 20 shkurt, që i jep një zgjatje për prej katër muajsh shlyerjes së kredisë, i orfon një mundësi të madhe Greqisë për të bërë progres. Ashtu siç nga ana tjetër liderët e Greqisë thanë në një takim jozyrtar në Bruksel javën e kaluar, që medoemos Greqia duhet ta zbatojë këtë marrëveshje menjëherë.

Në nivel afatgjat, liderët e Evropës duhet të punojnë së bashku për të ridizenjuar bashkimin monetar në mënyrë që ta bëjnë atë një mbështetës të prosperitetit të përbashkët, por jo duke nxitur pakënaqësi reciproke. Kjo është një detyrë e frikshme. Por nëpërmjet ndërgjegjësimit të fuqishëm ndaj një qëllimi të përbashkët, me një qasje të unifikuar dhe ndoshta me një apo dy gjeste pozitive, do bëhet i mundur realizimi kësaj detyre nën ligjet e së mundshmes.

*Ministri i financave të Greqisë

                                                                                                     Përktheu: Enklid Pelari

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Pepe, mbrojtësi që pranon më shumë faulla se sa që shkakton!

Pepe, mbrojtësi që pranon më shumë faulla se sa që shkakton!

Konflikti i Nagorni-Karabakut vazhdon të marrë jetë njerëzish: forcat armene vrasin një ushtar azerbajxhanas

Konflikti i Nagorni-Karabakut vazhdon të marrë jetë njerëzish: forcat armene vrasin një ushtar azerbajxhanas

Parlamenti turk miraton paketën e sigurisë së brendshme pas një diskutimi të gjatë e të ashpër

Parlamenti turk miraton paketën e sigurisë së brendshme pas një diskutimi të gjatë e të ashpër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni