Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Janine DI GIOVANNI*: Narrativa e shtrembëruar nuk i kursen Halepit asnjë moment agonie

by te Sheshi
18/12/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Janine DI GIOVANNI*: Narrativa e shtrembëruar nuk i kursen Halepit asnjë moment agonie

Varësisht nga pikëpamja personale, Halepi tashmë ka rënë, është rimarrë ose edhe është çliruar. Por, unë nuk kam ndonjë interes me palët politike. Jam thjesht me viktimat e terrorit shtetëror, dhe me të gjithë civilët, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga një luftë që po tërbohet për më shumë se pesë vjet. Është konflikti më cinik që kam parë në 25 vjet raportimi lufte. Si regjimi ashtu edhe opozita janë fajtorë për krime lufte, edhe pse njëri shumë më tepër se tjetri.

Ajo që unë mendoj tani, nga rehatia e shtëpisë sime në Paris, është sesi mund të bjerë një qytet. Po mendoj për njerëzit që strehohen në bodrume me një betejë të brendshme nëse duhet të largohen nga qyteti i tyre tani, apo të presin. Kush do të vijë për t’i shpëtuar apo për t’i vrarë? E di sesi shkon një skenar i tillë. Kam jetuar përmes Sarajevës në luftën e Bosnjes, dhe isha në Grozny kur kur ai ra (apo kur u “çlirua”) nga forcat ruse. Mbaj mend sesi fshihesha në ato bodrume duke pritur që tanket ruse të mbërrinin në fshat dhe duke vrarë mendjen nëse do të isha e vdekur brenda pak orësh.

Mendoj për civilët – gjithë ata njerëz me të cilët ulesha me orë të tëra ndërsa shkruaja librin tim, apo ndërsa shkruaja raporte për komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët –  dhe se çfarë ata po bëjnë për të mbijetuar.

Frustrimi im agonizues nga ndjekja e rënies së Halepit (apo “rimarrja” me fjalët e qeverisë siriane) në kohë reale shpërtheu në një postim që shkrova: “Sot ndjehem një dështim. Gati 25 vjet raportimi të krimeve të luftës nuk kanë shërbyer për asgjë. Ne thamë ‘kurrë më’. Çfarë ndodhi? #Halep”.

Unë e përdor Twitter-in çdo ditë, por zakonisht për të ripostuar artikuj me interes dhe praktikisht vetëm lexoj pastime dhe artikuj në median sociale që janë shkruar për rajonin tim të  specialitetit, Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore. Kështu kur postimi im u shpërnda me shpejtësi, kuptova sesa shumë njerëz e keqkuptojnë konfliktin sirian.

Përgjigja ishte një mësim për ndërgjegjësimin publik, dhe dështimin e komunitetit ndërkombëtar dhe liderëve tanë- jo vetëm të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund luftës, por edhe për ta transmetuar me saktësi këtë krizë brutale. Lufta në Siri nuk është thjesht një luftë kundër terroristëve, të ISIS dhe Al-Nusrës, grupit të al-Kaedës në Siri, edhe pse ky është rrëfimi që dëshiron të besojmë Federata Ruse dhe aleatët e saj. Kriza nisi si një kryengritje paqësore në vitin 2011, një kryengritje në radhën e gjatë të pranverës arabe, e cila u armatos dhe më pas u shndërrua në një luftë civile dhe një katastrofë humanitare.

Ndërsa shumë njerëz më shkruan për të shprehur tmerrin e tyre ndaj fatkeqësisë së mijëra civilëve që janë bllokuar në Halep dhe po vuajnë tmerre të pafund, shumë të tjerë iu përgjigjën mesazhit duke thënë se unë isha “një fundërrinë terroriste”, një “dashnore e terroristëve” dhe se “Halepi tashmë është pastruar”.

Një “cicëruese” e quajtur “Vajza partizane” shkroi: Ti nise të mbështesësh Al-Kaedën dhe luftërat për ndryshim regjimi. Dështim i mjerë”. Pra, ajo mendon se unë mbështes al-Kaedën? Dhe ajo ia atribuon këtë të ashtuquajtur mbështetje faktit që unë kam shkruar për krimet e luftës në Siri, nga të dyja palët?nëse e kam lexuar saktë përgjigjen e saj, atëherë kjo më konfirmon mua narrativën e shtrembëruar që është aplikuar për këtë krizë.

Një tjetër shkroi: “Kur shërbeja në ushtrinë amerikane, al-Kaeda ishte armiku e ajo aleate e ndryshimeve të regjimit”. Kush, dëshiroja ta pyesja, po mbështet al-Kaedën? Unë jo, dhe as civilët që dëshirojnë vetëm të vazhdojnë jetët e tyre në paqe.

Dëshiroja t’u ktheja përgjigje provokatorëve që tashmë më quajnë “fundërrinë terroriste” se unë e kam neveri ISIS- ata i prenë kokën mikut tim, Steve Sotloff, një gazetar që po bënte detyrën e tij në vitin 2014. Po aq neveri ndjej edhe për Al-Nusrën. Të dyja grupet kanë kryer vrasje brutale të parrëfyeshme në të gjithë Sirinë.

Por terroristët nuk janë civilët, ashtu sikundër liderët tanë ka kanë bërë të besojmë duke dështuar të veprojnë për shkak se menduan se gjithçka ishte shumë e “komplikuar”. Siria është bërë një luftë e autorizuar, por mund të ishte ndaluar kohë më parë. Tashmë, sidoqofë, të gjitha vendet që kanë marrë një rol në këtë luftë janë më shumë të shqetësuara për interesat e tyre sesa për fatin e njerëzve që po vdesin nga uria apo të cilëve iu thuhet: dorëzohuni ose vdisni.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të japë llogari për shumë gjëra. Presidenti Obama e la detyrën, moralisht dhe jo vetëm, pas sulmeve të vitit 2013 në Guta, në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Damask – që Kombet e Bashkuara konfirmuan të ishte sulmi më i rëndë me armë kimike në 25 vjet. Ai përjashtoi çdo ndërhyrje tokësore amerikane për shkak se: lufta ishte bërë shumë e ngatërruar, ngritja e ISIS, dhe shqetësimet e veta për optikën e brendshme të një ndërhyrjeje të tillë. Ai la një boshllëk që u mbush, shumë shpejt, nga liderë të tjerë botërorë si Vladimir Putin.

Por ama, Obama nuk e kapi situatën. Nuk ishte thjesht një luftë tjetër e Lindjes së Mesme. Brenga e Sirisë tashmë ka shpërndarë rrjetën e saj në të gjithë rajonin, dhe në Europë. Përveç miliona refugjatëve, mijëra shtëpive të shkatërruara, miliona fëmijësh të mbetur pa arsimim, miliona jetëve të prera përgjysmë, dhe bilancit të pandalshëm të të vrarëve – tashmë do të jeni zemërimin e popullit musliman në të gjithë botën që beson se Halepi u la të kalbej.

Ndryshimi me sarajevën është se kolegët e mi gazetarë dhe unë vetë ishim në gjendje të sillnim pak ndryshim, në një farë mënyre, në politikat e ndjekura (edhe pse paralajmërimet tona për Srebrenicën shkuan të padëgjuara derisa ishte shumë vonë). Gjatë gjithë kësaj lufte, ndjesia ime ishte se Barack Obama dhe David Cameron (dhe tani Theresa May) nuk ishin kurrë duke dëgjuar.

*Janine di Giovanni është gazetare lufte. Ajo është redaktore për Lindjen e Mesme në “Newsweek”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Sevilja e dyta në kampionatin spanjoll pasi shkatërron Malagën

Sevilja e dyta në kampionatin spanjoll pasi shkatërron Malagën

“Ishim mirë kur ishim keq!”: Dikur këtu pihej ujë…

“Ishim mirë kur ishim keq!”: Dikur këtu pihej ujë...

Shiitët në Halep ngacmojnë gruan shtatzënë dhe më pas ia vrasin burrin para syve

Shiitët në Halep ngacmojnë gruan shtatzënë dhe më pas ia vrasin burrin para syve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni