Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analizë në Washington Post: Erdogan gjithnjë i druhej një komploti, u provua se kishte të drejtë

by te Sheshi
16/07/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Analizë në Washington Post: Erdogan gjithnjë i druhej një komploti, u provua se kishte të drejtë

Nga Ishaan THAROOR* 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan – drejtuesi më domethënës në historinë e republikës që nga themeluesi i saj, Kemal Ataturk, është i fiksuar me Egjiptin. Tre vjet më parë, një grusht ushtarak në këtë vend rrëzoi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, duke arrestuar atë dhe aleatët e tij, duke shtypur pa mëshirë Vëllazërinë Muslimane dhe duke instaluar një regjim që mbetet ende në fuqi sot e kësaj dite.

Islamisti Morsi, dukej si një shpirt i afërt me Erdogan dhe partinë e tij Drejtësi dhe Zhvillim, parti e qendrës së djathtë e ndërtuar mbi nacionalizmin fetare të muslimanëve suni. Erdogan protestoi ndaj rrëzimit të Morsit dhe shtypjes brutale nga ana e qeverisë, e cila edhe pse nuk ka mbështetje popullore, fitoi mandatin përmes zgjedhjeve. Shumë islamistë egjiptianë që nuk u morën përpara nga dhuna e shtetit u larguan në Stamboll, për të gjetur strehë.

Vitin e kaluar, kur qeveria egjiptiane e presidentit Abdel Fatah el-Sisi, arkitektit kryesor të grushtit të shtetit, e dënoi Morsin me vdekje, Erdogan shprehu zemërim si ndaj fuqive në Kajro ashtu edhe nga Perëndimit, që kishin vështruar mbytjen e demokracisë arabe me indiferencë të dukshme, ndoshta edhe me lehtësim të fshehtë.

“Egjipti ka shpallur dënimin me vdekje për një president të zgjedhur me 52 për qind të votave. Egjipti po kthehet në atë që ka qenë”, tha ai, duke iu referuar dekadave të vendit nën diktaturë. “Perëndimi, për fat të keq, ende nuk e shfaq qëndrimin e vet kundër liderit të grushtit të shtetit, Sisi. Ndërsa vendet perëndimore e kanë hequr dënimin me vdekje, ato vetëm shohin ekzekutimet e dënimeve me vdekje në Egjipt, në heshtje të plotë”.

Kjo jehonë e ngjarjeve në Egjipt është e rëndësishme tani, pasi Turqia do të bëjë bilancin e pasojave të një përpjekjeje për grusht shteti, natën e së premtes kundër qeverisjes së Erdogan. Në momentin e parë, duket sikur komplotistët ishin të përgatitur me një skenar të stilit egjiptian: të gjitha partitë kryesore opozitare të Turqisë u bashkuan rreth qeverisë së zgjedhur, pavarësisht diferencave politike. Protestat masive në rrugë duket se mbështesin Erdogan dhe qeverisjen e partisë së tij.

Sipas disa rrëfimeve, protestuesit madje, shfaqën edhe përshëndetjen “rabia” me katër gishta, një gjest i drejtpërdrejtë në mbështetje të islamistëve të shtypur në Egjipt.

Gjatë dy fushatave zgjedhore të vitit të kaluar, Erdogan ka folur me pezmatim për forca të errëta që punojnë kundër demokracisë dhe qeverisë së tij – konspiracionistë të huaj, madje, edhe për një “aleancë kryqëzatash”.

Në deklarata publike,  Erdogan dhe anëtarë të tjerë të partisë gjithashtu e drejtuar zemërimin e tyre tek lëvizja Gulen, e cila mbështetet rreth mësimeve shpirtërore të një kleriku të moshuar që jeton në Pensilvani. Gulenistët, dikur miq të Erdoganit, tashmë dyshohet se kërkojnë rrëzimin e qeverisë së tij përmes mbështetësve të tyre në institucione të ndryshme të shtetit.

Për vëzhguesit e jashtëm, dukej se paranoja e Erdoganit ishte një përllogaritje e studiuar politike, që synonte bashkimin e konservatorëve dhe nacionalistëve turq nën banerin e tij.

Por tashmë duket se Erdogan mund të ketë pasur të drejtë.

Turqia ka një histori të gjatë grushtesh shteti. Oficerë ushtarakë larguan qeverinë në vitet 1960, 1971 dhe 1980 – komplotistët miratuan edhe kushtetutën aktuale të Turqisë. Në vitin 1997, “rekomandimet” e ushtrisë nisën atë që u quajt një grusht i butë shtetit duke detyruar një parti islamiste të linte qeverisjen.

Megjithatë, që kur Erdogan dhe partia e tij erdhën në pushtet në vitin 2012, u duk se epoka e grushteve të shtetit në Turqi kishte marrë fund. Vendi kishte një qeverisje të qëndrueshme civile. Zgjedhjet u mbajtën dhe pak a shumë, nuk pati rrëmujë. Hija e shtetit të fortë – komplotistët dhe hartuesit e skemave pas qeverisë – u duk se ishte shpërndarë.

Ndërsa qeverisja e tyre solli reforma të konsiderueshme ekonomike dhe sociale në Turqi, Erdogan dhe aleatët e tij ndërtuan atë që dukej si një qasje të hekurt në të gjitha nivelet e pushtetit. Mandati mazhoritar elektoral ndihmuar nga një opozitë jofunksionale, një sistem gjyqësor bazuar gjerësisht mbi favoret, një ushtri e dobësuar pas një sërë procesesh gjyqësore ndaj komplotistësh të dyshuar. ….

Tani vjen kjo. Është e paqartë se kush janë komplotistët. Zyrtarët e qeverisë turke thonë se ata janë simpatizantë gulenistë që do të humbnin punën e tyre në valën e ardhshme të pastrimit. Pak vëzhgues besojnë se ushtarakë kryesorë, pavarësisht shkollimit me ideologjinë sekulariste, do të ndërmerrnin një grusht shteti kundër Erdoganit dhe partisë së tij. Në mars, stafi i përgjithshëm lëshoi një deklaratë ku mohonte dyshimet në media se ata po përgatisnin ndonjë lloj ndërhyrjeje.

Por kjo ishte më pak e vërtetë për oficerët e rangjeve më të ulëta, si ata që me gjasa janë të përfshirë në grushtin e shtetit të premten. Në një artikull shkruar vitin e kaluar, akademiku turk, Burak Kadercan sugjeronte që “të mos përjashtohet mundësia e grushteve të shtetit nga oficerë të nivelit të dytë që mund të veprojnë si aktorë më të shkathët që mund të organizohen dhe veprojnë në fshehtësi, sidomos në peizazhin politik të shenjuar nga grindjet civile dhe kaosi”.

Që Turqia është në kaos nuk ka dyshim. Çështja mbetet nga vjen e ku shkon. Demokracia e vendit duket se ka përpara kohë të vështira, pavarësisht se kush mbizotëron – Erdogan apo komplotistët.

*Ishaan Tharoor shkruan për punët e jashtme për gazetën “The Washington Post”. Më herët ka qenë redaktor përgjegjës për “Time”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Një urë mahnitëse në Kinë, ja përse është ndërtuar e tillë (foto)

Një urë mahnitëse në Kinë, ja përse është ndërtuar e tillë (foto)

MPJ turistëve shqiptarë në Turqi: Lidhuni me ambasadën dhe ndiqni autoritetet turke

MPJ turistëve shqiptarë në Turqi: Lidhuni me ambasadën dhe ndiqni autoritetet turke

Ky është bilanci i të vrarëve, të plagosurve dhe të arrestuarve në Turqi deri më tani

Ky është bilanci i të vrarëve, të plagosurve dhe të arrestuarve në Turqi deri më tani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

07/07/2025
Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025
Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

07/07/2025
Rama, shembull nga Parisi për një grykësi shqiptare

Rama, shembull nga Parisi për një grykësi shqiptare

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni