Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Qëndrimet e jashtëzakonshme të të jashtëzakonshmit

by Te Sheshi
28/11/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Qëndrimet e jashtëzakonshme të të jashtëzakonshmit

Konteksti politiko-social e kulturor kosovar ka prodhuar udhëheqës politikë të aftë vetëm për një punë: që të gabojnë! Eshtë interesante se pasaktësia e tyre nuk befason më askënd; profili i tyre, i hasur shpesh në atë që mund të quhet skenë politike ditore kosovare, përbën një dukuri. Të merresh me deklaratat e tyre është argëtuese, por është e frikshme nga ana tjetër kur kupton se sa seriozisht mund të merren. Njerëz të tillë perceptohen si të jashtëzakonshëm; qëndrimet e tyre të jashtëzakonshme janë modeli, e, njëkohësisht, janë vrasësit e të zakonshmes, për të cilën kemi aq shumë nevojë.

I ndjeri profesor Esat Stavileci kishte ndodhur që njëherë të kalonte në provim një student edhe pse ky kishte dhënë përgjigje të gabuara në gjashtë pyetjet e shtruara prej tij. Arsyetimi i profesorit atëbotë kishte qenë pak a shumë kështu: “E po, është mjaft vështirë të qëllosh nga ata që huqin gjithçka, pra as edhe një përgjigje të hajrit për pyetjet e shtruara…, por edhe kjo punë e do njëfarë takati!”

M’u kujtua kjo ndodhi kur përfundova së lexuari një artikull të shkruar nergut për qëndrimet e shprehura të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, në emisionin Monitor rreth çështjeve si selefizmi e vehabizmi. A s’i pati cilësuar raporti i Shpend Kursanit vehabistët e selefitët si njerëz me pikëpamje konservatore? Përkundër të gjitha mangësive, vërejtjeve, a s’qe pritur dhe trajtuar ky raport si një ndër përpjekjet më të drejta nga të gjitha palët?

Po, sigurisht, por “njeriu i jashtëzakonshëm” që beson në “qytetarët e tij të jashtëzakonshëm”, në “pjekurinë e jashtëzakonshme të popullit të tij”, etj., etj., me gjasë nuk mban mend asgjë rreth raportit. A thua po vuan nga një harresë e jashtëzakonshme?! Jo, jo, s’është fjala veç për harresë; është diçka më e keqe se harresa. Ky njeri përbën atë listën (jo edhe aq të gjatë) e njerëzve që Kosovën e shndërruan në një vend të tillë siç është. Një vend ku nuk ka institucione të pavarura demokratike, sepse nuk ka as edhe një entitet politik që prodhon një vizion të mirëqenë demokratik, sepse nuk ka zë intelektual reformues përbrenda tyre, sepse nuk ka shoqëri civile që i ndërgjegjëson ato, sepse është ngulfatur zëri intelektual i pavarur, dhe ai vazhdon të shtypet nën trysninë e mekanizmave të ndryshëm, që s’janë veçse një dorë e zgjatur e këtyre diktatorëve të vegjël, sepse nuk ka gazetari që i identifikon këto lidhje, sepse, edhe po qe se ka, mungon një prokuror e një gjyqtar patriot që e çon problemin deri në fund, sepse, në fund të fundit, ka veç agjenda të huaja, të cilat i kanë krijuar këto pak role për disa, sepse e gjithë kjo ka bërë të shkëputen një nga një lidhjet e qytetarit me të zgjedhurin e tij.

Të themi se ky kontekst politik e social prodhon një kastë udhëheqësish me kulturë të tillë që kanë veç një aftësi: huqin çdo gjë! Dalëngadalë pasaktësia e tyre s’përbën më befasi për askënd. Paaftësia e tyre për kryerjen e detyrave për të cilat zotohen bëhet dukuri. Si rrjedhojë, pikëpamjet konservatore përbrenda çdo botëkuptimi, qoftë ky edhe islam, janë fenomenet më të pritshme në shoqëri që ka probleme si kjo e jona. Sepse shohim që këto qëndrime janë shenjat e njeriut që bën përpjekje të diferencohet jo vetëm nga ajo që për perspektivën e tij duket si diçka e re e e rrezikshme, pra, si e gabuar, por edhe prej njerëzve që i konsideron si bartës të kësaj sëmundje të re.

Për shumë konservatorë të tillë islamë, Kadri Veseli mund të jetë mishërim i kësaj ideje të re e të rrezikshme. Pra me një fjalë, është reaksioni më normal i mundshëm. Në thelb, të qenit selefi a vehabi nuk nënkupton pajtim me metodat e atyre që e shfrytëzojnë terrorin si mjet për realizimin e qëllimeve. Fundja, këto pikëpamje s’shënjojnë veçse një botë heterogjene përbrenda botëkuptimit islam. Pra, edhe gjuha pezhorative kadriveseliane, si përpjekje për ta ilustruar fenomenin, s’është veçse një huqje e radhës, e s’guxon të merret seriozisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Sot, jo vetëm ditëlindja e Pavarësisë: më 28 nëntor lindi dhe Adem Jashari, ndërsa UÇK-ja u bë publike për herë të parë

Sot, jo vetëm ditëlindja e Pavarësisë: më 28 nëntor lindi dhe Adem Jashari, ndërsa UÇK-ja u bë publike për herë të parë

Si dikur nën Serbi: Prishtina blindohet me polici para protestës së opozitës

Si dikur nën Serbi: Prishtina blindohet me polici para protestës së opozitës

28 Nëntori, Rama e Nishani festojnë në Vlorë, opozita kujton Çlirimin e Pavarësinë në Tiranë

28 Nëntori, Rama e Nishani festojnë në Vlorë, opozita kujton Çlirimin e Pavarësinë në Tiranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni