Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Një profil ndryshe i Hashim Thaçit

by Te Sheshi
23/01/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Një profil ndryshe i Hashim Thaçit

Anëtari i PDK-së, Rexhep Hoti, në një debat televiziv e cilësoi Hashim Thaçin si vlerë politike për Kosovën. Reflektimi i tij “i thellë” e i detajuar rroku gjithë kontekstin kohor para e pas luftës, ku në të vërtetë shtrihet karriera politike e Thaçit. Kjo gjuhë superlative e z. Hoti siç duket po shënjon ditët e para të fushatës (jozyrtare) pro Thaçit për postin e presidentit të Kosovës.

Por le të mos humbim kohë duke reflektuar mbi mendimet e shërbëtorëve të Thaçit për personalitetin e tij; le t’u referohemi disa burimeve të tjera shumë më reale. Pse të mos i shkëpusim nja dy detaje nga libri i Shkëlzen Gashit (“Adem Demaçi, biografi e paautorizuar”) që kanë të bëjnë me figurën e Hashim Thaçit, respektivisht me hapat e parë të tij në karrierën prej politikani? Ja, për shembull, dy paragrafë që flasin shumë rreth asaj se sa besnik është ai dhe sa shumë i mban premtimet e dhëna:

1. “Në këtë kohë Demaçi shkon në Lublanë për të realizuar disa takime të rëndësishme me përfaqësues të politikës ndërkombëtare. Miku i Demaçit, Hetem Ramadani, i lutet Presidentit slloven Janez Dernovšek t’ia garantojë sigurinë e duhur për ta sjellë në Lublanë edhe Hashim Thaçin, Kryetarin e Delegacionit të Kosovës në Rambouillet. Demaçi, për shkak të cakërrimeve paraprake me Thaçin, refuzon fillimisht ta takojë, por më vonë pranon. Kështu, Demaçi, Thaçi e Ramadani takohen në Lublanë dhe pajtohen që Marrëveshja e Përkohshme për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë (Marrëveshja e Rambouillet-së) të mos nënshkruhet. Hetem Ramadani rrëfen se si të tre i kanë lidhë duart në zyrën e tij dhe ia kanë dhënë besën njëri-tjetrit që Marrëveshja të mos nënshkruhet. Më vonë Demaçi dhe Thaçi takohen me Dernovšek-un. Pas këtij takimi Thaçi i kërkon Demaçit të shkojë në Rambouillet dhe të bëhet udhëheqës i delegacionit të Kosovës, por ai refuzon. Thaçi pastaj kthehet në Kështjellën e Rambouillet-së, ku vihet nën trysni të jashtëzakontë për ta nënshkruar marrëveshjen, por thotë se pa pëlqimin e Demaçit nuk e nënshkruan.” (fq. 162-163)

2. “Më 23 shkurt 1999 Delegacioni i Kosovës në Rambouillet nënshkruan një ujdi për themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës mes UÇK-së, LDK-së dhe LBD-së. Mandatari i kësaj qeverie duhet të jetë nga radhët e UÇK-së. Adem Demaçi, Ramush Haradinaj dhe Rrustem Mustafa janë kundërshtarët më të mëdhenj të nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambouillet-së. Hashim Thaçi ia ofron Demaçit postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, por Demaçi e refuzon; Rrustem Mustafës ia premton postin e Ministrit të Financave, ndërsa Ramush Haradinajt postin e Ministrit të Mbrojtjes. Siç do të kuptohet më vonë, Thaçi nuk i mban asnjërin nga premtimet që ua jep Mustafës dhe Haradinajt.” (fq. 168)

Secilit prej nesh do t’i mjaftonin këto të dhëna të qarta për të nxjerrë një konkluzion logjik: Thaçi qysh në krye të herës e ka kalitur pabesinë në raport me kundërshtarët e tij politikë. Thaçi është mësuar t’i shtrëngojë duart, të bëjë premtime të mëdha dhe t’i shkelë ato shumë lehtë. Sa qe në krye të LDK-së Ibrahim Rugova, kurrë s’arriti ta mundë atë politikisht, dhe kundër saj (LDK-së), drejtoi akuzat më të rënda. E pas vdekjes së Rugovës, ai jo vetëm që i përmirësoi raportet me trashëgimtarët e tij, por edhe qeverisi e po qeveris me ta pa ndonjë problem. Nga skena politike kosovare, i vetmi entitet politik që i ka qëndruar kundër gjithmonë, që nga themelimi e deri më sot, është Vetëvendosja. Kundërshtarët e tjerë i ka relativizuar me shumë taktikë. Për shembull, nga libri i Sh. Gashit, në paragrafin e dytë të shkëputur, po kuptojmë se si njëherë Ramush Haradinajt i paska pas premtuar Ministrinë e Mbrojtjes, premtim të cilin nuk e ka mbajtur. Pastaj, kur Haradinaj qe liruar së fundit herë prej Hagës, doli në aeroport dhe ia shtroi një tepih të kuq e të gjatë, gjë që i mjaftoi që t’i përmirësonte raportet me të për një kohë bukur të gjatë. Se me subjektet politike më të vogla kurrë nuk e ka pasur problem. Ka plot të tilla që tashmë sikur janë shkrirë përbrenda PDK-së, e pothuaj e kanë humbur tërësisht identitetin e tyre fillestar.

Thaçi është një politikan dinak, i rryer me këso taktikash (pabesish) ndaj kundërshtarëve politikë, që dora në zemër gjithherë i ka rezultuar e suksesshme. Por mbase për një politikan nuk është gjë t’i tradhtosh kundërshtarët politikë; kjo do t’i falej çdonjërit që i takon këtij lloji, por ky relacion me shoqërinë/popullin nuk mund të ndërtohet, e aq më pak të cilësohet si përparësi, si vlerë. Pra, po t’i marrësh në tërësi premtimet e Thaçit në kuadër të të gjitha fushave zgjedhore që janë mbajtur paslufte në Kosovë, i bie që ai e ka mashtruar edhe popullin vazhdimisht. Ja, për shembull, një prej premtimeve të vjetra që ende mbahet mend është ai i furnizimit me energji elektrike 24 orë në ditë. Eshtë një premtim i kahershëm, por i parealizuar (edhe tash kur po përpiqemi të rreshtojmë disa të dhëna për “hirësinë” e tij, kemi probleme me furnizim me energji elektrike). Kur i kujton fushatat zgjedhore të tij, aq shumë ka premtime që nuk i ka realizuar, sa nuk di njeriu kë të zgjedhë për ta ndarë me lexuesit. Thaçi ka qenë pro bashkimit me Shqipërinë, Thaçi fillimisht ka qenë kundër privatizimit, Thaçi ka qenë kundër bisedimeve me Serbinë, Thaçi ka qenë kundër bashkëpunimit me LDK-në, etj., etj., etj.

Herën e fundit ai premtoi dyqind mijë vende pune, liberalizim vizash, anëtarësim në UNESCO dhe njohje të reja për Kosovën. Në të gjitha ka dështuar. Megjithatë, ka njerëz që vazhdojnë ta cilësojnë si vlerë politike. A thua vërtet tradhtia, pabesia, shkelja e premtimeve, janë vlera që duhen çmuar? Po, po, këto janë vlera të mirëfillta për të gjithë ata që e mbështesin kauzën, Thaçi President i Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ronaldinho rikthehet tek Barcelona?!

Ronaldinho rikthehet tek Barcelona?!

Produktet që nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

Produktet që nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

Koordinatorja demokrate Bozdo publikon në FB fletëthirrjen për gjygj: e ka paditur ministria Kodheli

Koordinatorja demokrate Bozdo publikon në FB fletëthirrjen për gjygj: e ka paditur ministria Kodheli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni