Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Kujt i takon perëndimi? (në vend të replikës me gazetarin E. Robelli)

by Te Sheshi
12/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Kujt i takon perëndimi? (në vend të replikës me gazetarin E. Robelli)

Të Zotit janë lindja e perëndimi; ngado që të shkoni, aty do të jetë prania e Zotit. Vërtet, Zoti është i gjithëpranishëm, është i gjithëdijshëm. (Kur’ani, 2:115)  

Një gazetar kosovar, duke marrë shkas nga hapja e Kanadasë ndaj refugjatëve sirianë, në një postim në llogarinë e tij në facebook paska bërë përpjekje që me anë të dy rreshtave ta krahasojë Perëndimin me Arabinë Saudite. Njeri i guximshëm vërtet! Në rreshtin e parë e identifikon Perëndimin (civilizimin perëndimor) me Kanadanë; një deduksion tejet i ashpër për të ilustruar, sipas logjikës së tij, atë që mund të cilësohet si vlerë/sistem vlerash. Po kjo logjikë e nxjerr në rreshtin e dytë Arabinë Saudite si burim kundërvlerash, prodhuese të ekstremizmit fetar, mohuese të të drejtave të njeriut, etj., etj. Por i njëjti autor rreshtoi vetëm pak ditë më parë një varg akuzash të rënda ndaj të njëjtit Perëndim (E. Robelli: “Aleatët e krimit”, Koha Ditore). Artikulli në fjalë kapërcente një vështrim simplicist, por ruante tharmin e një urrejtjeje patologjike ndaj vendeve të Lindjes, vendeve islame. Kjo narrativë e njohur për lexuesin kosovar/shqiptar nuk është vetëm strategji etiketuese, por edhe përjashtuese. Sigurisht, si të tillë s’mund ta pranojmë.

Ne mund ta përdorim edhe kartën e  Jürgen Todenhöfer-it për t’ua kujtuar gazetarëve të tillë se Perëndimi i civilizuar ka gisht në zhvillimet politike në botën e Lindjes këtu e dyqind vite më parë. S’kemi pse ta nisim me kryqëzatat, do të thoshte Todenhöfer, por me Luftën e Parë e të Dytë Botërore: kush i mbyti gjashtë milionë jahudi (pa harruar Hiroshimën e Nagasakin)? Komunizmi rus mbyti rreth 30 milionë, ai kinez 40, pastaj viktimat e luftërave të fundit në Ballkan, në Irak, në Afganistan, në Palestinë, etj. Kjo logjikë do të na vendoste përbrenda një strategjie difensive, e, për rrjedhojë, vetiu sikur i justifikon aktet e fundit terroriste, për të cilat shtypi properëndimor akuzon radikalizmin islamik, apo fanatizmin fetar; togfjalësh që përdoret edhe nga gazetari ynë. Pra, për ta shmangur garën e pështirë të numërimit të të këqijave të arabit apo perëndimorit, më e udhës është të gjejmë çfarë ka marrë perëndimori prej arabit, apo anasjelltas.

Klasikja greke, romake e helene, do të mbetej periudhë e errët, e panjohur për perëndimorin, po të mos ruhej, përkthehej e interpretohej nga lindori. Veprat kapitale filozofike greke të Platonit e Aristotelit, që ndikuan në rend të parë dijetarë të shumtë myslimanë, e pastaj gjithë filozofinë perëndimore, prej humanizmit e renesancës e deri te postmodernizmi, dhe jo vetëm. Astronomia, sociologjia, mjekësia, algjebra, kimia, shkenca e disiplina të tjera me siguri do të ishin më pak të zhvilluara po të mos ishin myslimanët. Kultura e arti, sidomos letërsia, nuk do të mund ta kapërcenin kurrsesi natën e mesjetës kishtare. Por këta filozofë, juristë, teologë a poetë myslimanë nuk jetuan vetëm në lindje, siç do të dëshironte t’i hidhte fanatiku perëndimor, i kompleksuar pse ka qëlluar të jetojë në një mjedis me myslimanë. Alhambra, për shembull, është trashëgimi e tetë shekujve të sundimit të myslimanëve në Spanjë; e Spanja renditet si pjesë e Perëndimit, apo jo?

T’i mënjanojmë dilemat përballë çdo lëçitësi të dyshimtë. Për këtë punë, E. Hatibi do të thoshte: “Për nevoja të dominimit a perëndimorizimit, një komb, pra, krijon orientin tek një tjetër ose brenda vetes, e në proces e sipër mund të krijojë edhe kombe të tjerë nga vetja”; si rrjedhojë, serbët po vazhdojnë ta zgjasin gishtin tregues drejt nesh (shqiptarëve) për të na nxjerrë para botës si orientalë, siç, për shembull, një francez mund ta cilësojë një spanjoll më pak të dominuar nga aura e Perëndimit. Por spanjollët janë më perëndimorë se ne, e rrjedhimisht “akuza” për kontakte me artin, filozofinë, kulturën dhe përgjithësisht civilizimin islam duket disi e çuditshme. Patjetër që është e çuditshme, sidomos për breznitë që vuajnë pasojat e literaturës komuniste, e cila fetë i ka cilësuar përherë si burim regresi.

Më kot një rrëfim i Carla Power-it, që kishte të bënte me përvojën e saj personale në lidhje me njohjen e Kur’anit, posaçërisht me disa dispozita kur’anore që u dedikohen grave, u publikua nga dialogplus.ch. Një rrëfim që nxirrte në pah para së gjithash paragjykimet e perëndimorëve për librin e shenjtë dhe civilizimin islam në përgjithësi. A do të mund ta kishte marrë me mend një korrespondente perëndimore se në historinë e harruar islame bëjnë pjesë mijëra emra grash të suksesshme? Se gruaja në Islam ka fituar të drejtën e trashëgimisë që në shekullin e shtatë? Ajo ka qenë dijetare, juriste, poete, themeluese universiteti, pronare bibliotekash të pasura, etj., etj.?!? Fakti që Arabia Saudite ua ka lejuar të drejtën e votës grave atje nuk do të thotë që në të vërtetë kështu i kualifikojnë mësimet kur’anore, si qytetare të dorës së dytë.

Të shikosh në retrospektivë, të lexosh histori  rreth kontributit të myslimanëve në filozofi, shkencë, art, etj., do të thotë të kuptosh që civilizimi perëndimor për shumë shekuj s’qe gjë tjetër, veçse një fëmijë mosmirënjohës i civilizimit islam. Por ky fëmijë ka filluar të rritet, dhe pak e nga pak po ndërgjegjësohet për paraardhësin e vet,  paçka se këtë proces mund të mos e ketë hetuar një gazetar i një vendi të vogël siç është Kosova. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
E rrallë: Agroni, 16 vjet i martuar me një kosovare, shteti nuk ia bën dot gruan shqiptare dhe me letra

E rrallë: Agroni, 16 vjet i martuar me një kosovare, shteti nuk ia bën dot gruan shqiptare dhe me letra

Cila është e veçanta në këtë tavolinë? (video)

Cila është e veçanta në këtë tavolinë? (video)

Obama e sheh marrëveshjen për klimën si mundësinë më të mirë për ta shpëtuar planetin

Obama e sheh marrëveshjen për klimën si mundësinë më të mirë për ta shpëtuar planetin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni