Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Dështimi i dështakëve

by te Sheshi
11/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Dështimi i dështakëve

“Tri herë i shkurtova pantallonat dhe prapë të shkurtë po më bien!” – Do të tallej urtësia e popullit, me dështimet e politikës sidomos kur bëhet fjalë për përpjekjet e kësaj të fundit t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Por sot ajo nuk tallet, ajo e injoron tërësisht atë ç’ndodh në politikë… gjë që nuk do të duhej! Në fakt ne po e cilësojmë si injorim duke qenë që nuk është duke i kërkuar llogari për një seri dështimesh të mëdha në këtë drejtim. Sa herë është pretenduar se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm, se Serbia më nuk ka ndikim as në veri e as në enklavat e tjera duke qenë që strukturat paralele tashmë janë zhdukur, se Mitrovica do të bashkohet, se shqiptarët dhe komunitetet e tjera jo-serbe do t’i rindërtojnë shtëpitë në veri,  se do të largohen barrikadat e dukshme e të padukshme dhe dhjetëra e qindra probleme të tjera, duket që s’ka qenë kështu… Progresi sipërfaqësor i arritur në këtë drejtim gjatë gjithë këtyre viteve, duhet të shihet me dyshim. Do të duhej që të kërkohej llogari nga gjithë ata përfaqësues, të cilët u ngarkuan me barrën e bisedimeve, që ishin pjesë e këtyre proceseve, menjëherë, pa u vonuar.

Flluskat e borës, togfjalësh i përdorur nga Edita Tahiri (kryesuese nga pala kosovare, në procesin e bisedimeve me serbët, aktualisht Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës), është metafora më e mirë për të përshkruar thellësinë e injorancës, arrogancës dhe shterpësisë politike në këto bisedime. Serbët edhe nën trysninë e politikave ndërkombëtare, nuk kanë hequr dorë nga parimet e tyre për të qenë jo-konstruktiv dhe jo-parimor, kur bëhet fjalë për raportet me Kosovën.  Mund të konstatojmë se politika serbe, ka ndryshuar fare pak karshi Kosovës, por po kaq pak kanë ndryshuar pozicion edhe politikat e kosovarëve në këtë relacion. Për serbët nuk ka qenë e pazakontë të nënshkruajnë marrëveshje në letër, e të mos u përmbahen atyre. E zakonshme ka qenë që në proceset e tilla, të dy palët të shpallin fitoren, me gjasë, për t’u arsyetuar përpara votuesve. Ndryshimet mund të shihen vetëm në parullat politike, të cilat zyrtarët e të dy vendeve i kanë ruajtur me vite të pandryshkura. Përderisa serbët vazhdojnë ta përdorin parullën “Kosova është Serbi!” Kosovarët e kanë kundërshtuar me: “Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbi!”. Natyrisht, ndarja e madhe ndodhi për shkak të luftës, por pozicionet e palëve, nuk kanë ndryshuar shumë prej atëherë.

Rolin më të madh në këtë proces, pa dyshim, e ka luajtur bashkësia ndërkombëtare të cilës kosovarët i janë bindur verbërisht, ndërsa serbët vetëm nën trysninë e kërcënimeve të mëdha. Si rrjedhojë edhe asociacioni i komunave serbe, është prodhim i diplomacisë së dështuar kosovare. Por ajo që duhet vënë re si dukuri është, papërgjegjësia e politikanëve kosovarë. Na mungojnë politikanë që qoftë edhe në emër të një përgjegjësie morale, të epnin dorëheqje për ndonjë gjë. Ky është një trend i keq që përmbi të gjitha, shënjon anën më të keqe të përfaqësuesve tanë të zgjedhur. Një mungesë totale e moralit në politikë e sjell buzë shkatërrimit secilën shoqëri .

Pra kot është të shpresosh se Ministri i Punëve të Jashtme (Hashim Thaçi), të ndihet përgjegjës për dështimin për anëtarësim në UNESCO, siç është e kotë të shpresosh se reaksioni i politikave të jashtme në raport me Serbinë, do të ndryshojnë, qoftë edhe si shenjë proteste (sepse serbët lobuan fuqishëm kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO). Pra kjo qeveri, nuk do t’i ndryshojë qëndrimet, nuk do t’i shpallë të pavlefshme marrëveshjet, nuk do ta tërheqë nënshkrimin për Asociacionin për komunat serbe dhe askush nuk do të jap dorëheqje për të gjitha këto edhe në u konstatofshin si gabime të mëdha. Në qoftë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, negociatat me palën serbe do të vazhdojnë, pa çka se këta të fundit nuk i zbatojnë as pikat për të cilat janë marr vesh tash e sa vite.

Pjesa më e madhe e shoqërisë do të t’i injorojë sërish, do të kujtohet për ndonjë anekdotë të vjetër, ndoshta ndonjë me Nastradinin. Është e njohur ajo me gomarin që i ngordhë. Nastradini për disa ditë, provoi ta mësonte që gomari i tij të punonte pa i dhënë ujë e tagji por ky i ngordhi dhe kur fqinjët shkuan ta ngushëllonin për humbjen u tha: “Për pak qe të mësohej pa ngrënë e pirë, por…!”. Kështu urtësia e popullit, do ta cilësojë si ngordhalaqe diplomacinë tonë, që vazhdimisht po dështon. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Haradinaj: Në Parlament po ndodh një keqe e vogël që të ndalet një keqe e madhe

Haradinaj: Në Parlament po ndodh një keqe e vogël që të ndalet një keqe e madhe

Tiranë, 20 mijë banorë për 7 orë në terr

Tiranë, 20 mijë banorë për 7 orë në terr

Hekurudha Milot-Rreshën-Klos, traseja që shndërrua në rrugë makine

Hekurudha Milot-Rreshën-Klos, traseja që shndërrua në rrugë makine

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni