Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Alternativa e pa-alternativë! (“Dy fjalë” për shkrimin e Xhavit Halitit: ‘Protesta në festa’*)

by te Sheshi
14/02/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Alternativa e pa-alternativë! (“Dy fjalë” për shkrimin e Xhavit Halitit: ‘Protesta në festa’*)

Në një shkrim të dobët, të pafuqishëm për kah forca e argumentimit dhe pa pikë stili, Xhavit Haliti, hiq më pak se një figurë e njohur e skenës politike kosovare (nënkryetar i Kuvendit të Kosovës), madje edhe një ish zyrtar i lartë, pjesë e  strukturave të UÇK-së, paska bërë përpjekje që të reflektojë rreth preferencës së pazakontë të opozitës: për të protestuar në ditë feste. Hirësia e tij, siç e dimë, është ballafaquar edhe me akuza të rënda që kanë të bëjnë me të kaluarën e tij si zyrtar i lartë, pjesë e strukturave të UÇK-së (akuza për vrasje politike si dhe zhvatjen e milionave nga fondet e dedikuara për ndihmë ndaj UÇK-së). Por këtu s’na hyn në punë kjo gjë, na mjafton të kuptojmë se Haliti është prototip i politikanit të zakonshëm shqiptar (personaliteti i të cilit karakterizohet nga dy anë: anën e errët, në të cilën bën pjesë e kaluara e tij, kurrë e sqaruar siç duhet dhe pjesën e anës së dukshme: pasuria milionëshe e grumbulluar për pak vite. Agjencia Kundër Korrupcionit, viteve të fundit, në vazhdimësi i ka bërë publike deklarimet e pasurisë së  zyrtarëve të lartë politikë, në listën e të cilëve Xhavit Haliti del me qenë një milioner). Pra politikani milioner**, te shkrimi ‘Protesta në festa’ veç tjerash, shkruan:

“Nëntori, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, si akti që ndryshoi dhe determinoi fatin tonë kombëtar, si dhe 17 Shkurti, data e Pavarësisë së shtetit tonë të ri 8-vjeçar, janë festa  që çdo shqiptar pret t’i festojë dhe jo të “qajë” për hallet politike, familjare e personale.”

Këtu në këtë pjesë, Milionerit Haliti, i përvijohet një argumet shumë i dobët, siç edhe pezmi i tij i thellë i shprehur në raport me datat e caktuara, preferenca të opozitës për ditë protestash. Argumenti se çdo shqiptar pret t’i festoj këto festa, shoqërohet me të tjerë, po kaq të dobët se me këto festa po kërkohen zgjedhjet e parakohshme, ose argumenti/ pyetja retorike:

“Por a janë perëndimorët të gatshëm të menaxhojnë dëshirat tona?”

I gjithë ky diskurs, m’i kujton disa pika nga Dekalogu i Chomsky***-t që thonë:

“Populli duhet ta ketë gjithnjë mendjen të zënë me tjetër gjësend dhe jo me problemet e vërteta. Për këtë: T’ia largosh vijimisht vëmendjen nga problemet sociale reale duke e kthyer drejt çështjeve më të vogla, por me ndikim të madh emocional.”

Ose:

“Populli duhet katandisur në një gjendje mendore që të mos i lejojë të përhapë lidhjet mes shkaqeve dhe pasojave. Për këtë: T’u drejtohesh njerëzve sikur të kishin gjithë një mendim infantil. Në këtë mënyrë i përçon turmat ndaj një lloji të menduar sipërfaqësor, naiv dhe më të gatshëm për intoksikime informacionale.”

Siç e shihni në diskursin e politikanit Milioner, Halitit, provohen të aplikohet logjika e politikës shtypëse ndaj masës, të cilën për mrekulli e detekton Chomsky në dekalogun e tij. Arsyetimi i Halitit se pse nuk duhet të protestohet në këto data, ilustrohet me argumentet se: festat me rëndësi nacionale e kombëtare, nuk duhet të shndërruar në data protestash sepse, çdo shqiptar do të kënaqet në këto festa, do t’i festojë dhe sidomos sepse  perëndimorët nuk janë të gatshëm t’i menaxhojnë dëshirat tona. Të dyja këto argumente mund të futen te strategjia të cilën e detekton Chomsky: që populli duhet ta ketë mendjen e zënë, por jo me problemet e vërteta dhe kjo arrihet duke shpikur probleme të tjera, më të vogla, por me efekte më të gjera në aspektin emocional. Preokupimi i tij me atë se ç’mendojnë perëndimorët për ne, për çështjet tona, njëkohësisht futet edhe te ajo strategji që kërkon që politikani t’i drejtohet popullit, sikur ky i fundit të kishte një logjikë infantile.

Shoqëritë shqiptare, në të gjitha hapësirat gjeografike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj), aktualisht, ballafaqohen me probleme serioze në të gjitha rrafshet. Atë politik, arsimor, ekonomik, social e kulturor etj. Shteti ligjor, në të gjitha hapësirat e referuara, nuk është konsoliduar dhe si i tillë, nuk funksionon. Në çdo rrafsh që ta marrësh, mekanizmi shtet, pothuajse nuk funksionon për së mbari. Nisur nga kjo perspektivë, shtetet tona dalim me qenë shtete oligarkike para së gjithash, si rrjedhojë nuk ka komoditet për festime.

Natyrisht kjo nuk na bën pro-opozitar, për arsyen e thjeshtë sepse, po qe se do të vinte në pushtet, natyra e shtetit si shtet oligarkik, nuk do të ndryshonte aspak. Megjithatë, për një kohë të shkurtër, çdo alternativë tjetër, pra edhe opozita aktuale kosovare, do të ishte më pak e dëmshme se sa shoqëria halitjane që është duke e qeverisur vendin. Nuk besojmë që mund të bëhet më keq se kaq…/tesheshi.com/

_________________________________________

*http://localhost/tesheshi/nga-xhavit-haliti-protesta-ne-festa/

** http://www.telegrafi.com/ekonomi/lajme-ekonomi/deputetet-super-milionere.html

“Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit (PDK) 
Pasuri e paluajtshme: Tokë bujqësore, 500 mijë euro, shtëpi familjare, 250 mijë euro, shtëpi familjare, 250 mijë euro dhe banesë, 200 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 7 mijë eurosh dhe stoli ari në vlerë prej 25 mijë eurosh
Aksione: 9 mijë e 250 euro
Para të gatshme: 139 mijë e 807 euro
Të hyrat vjetore: 28 mijë e 536 euro nga Kuvendi i Kosovës”

***http://www.penaime.com/2904-2/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Bushati: Ju tregoj mesazhin e Kerry-t për Kosovën

Bushati: Ju tregoj mesazhin e Kerry-t për Kosovën

Një mënyrë e thjeshtë për të shpëtuar nga flluskat në këtë pjesë të këmbës

Një mënyrë e thjeshtë për të shpëtuar nga flluskat në këtë pjesë të këmbës

A u diskutua për muxhahidinët në takimin Rama-Kerry?!

A u diskutua për muxhahidinët në takimin Rama-Kerry?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni