Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ibrahim KALLËN: Të agjërosh me frymë dhe shpirt

by Te Sheshi
30/05/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ibrahim KALLËN: Të agjërosh me frymë dhe shpirt

Jemi në fillim të muajit të bekuar të Ramazanit, kur muslimanët agjërojnë nga agimi në perëndim si një akt adhurimi dhe nënshtrimi. Në një botë të kredhur në vetvete, e të kënaqësisë dhe të interesit individual të idealizuar, agjërimi mund të ngjajë një veprim i çuditshëm, dhe madje një masë ekstreme, për njeriun modern. Ca mund ta hedhin poshtë si irracional. Por reflektimi i shpejtë zbulon se agjërimi është një akt i bazuar në mendjen, në frymën e shpirtin, më shumë se në trupin, e na ndihmon të nxjerrim më të mirën e natyrës sonë njerëzore.

Agjërimi është një akt inteligjence dhe vullneti. Njeriu nuk do të agjëronte nëse nuk është i bindur për qëllimin e tij fetar. Një person duhet të ketë njohuri të mjaftueshme dhe gjykim të duhur për të vendosur për të agjëruar. Ky është një parim themeltar i së drejtës islame: detyrimet fetare nuk vlejnë për të marrët. Agjërimi përfshin mendjen në kuptimin që ne nxitemi të reflektojmë mbi veten tonë dhe mbi botën ndërsa agjërojmë. Qëndrimi larg ushqimit, pirjes dhe/ose marrëdhënieve seksuale gjatë agjërimit është në thelb jo një akt i trupit, por i mendjes dhe vullnetit.

Agjërimi është po ashtu një akt vullneti, me atë të së cilit shfrytëzojmë arsyen dhe dashjen tonë për të qëndruar larg kënaqësive tokësore drejt arritjes së një gjendjeje më të lartë të qenies. Ne nuk mund ta bëjmë atë pa bindur veten për të vërtetën e tij dhe pa disiplinuar mendjen e trupin tonë.

Por më thelbësor është agjërimi me frymë dhe shpirt. Këto dy terma e kanë humbur përgjithësisht domethënien e tyre origjinale në shoqëritë konsumeriste të pas Iluminizmit. Madje në ca raste nuk i përdorim më për të shpjeguar gjendjen njerëzore. Por, për mijëra vite, krijesat njerëzore qenë parë si të përbëra jo vetëm nga mendja dhe trupi, por gjithashtu nga fryma dhe shpirti. Reduktimi i natyrës komplekse njerëzore te “psika”, një term tjetër i pëlqyer i modernitetit, dhe hedhja poshtë e gjendjeve të saj të tjera si joshkencore dhe/ose teologjike, vjen me një çmim që ne vështirë ta kuptojmë. Psikologjizimi i frymës dhe shpirtit njerëzor përfundon duke tkurrur gjendjen njerëzore.

Në traditën islame, fryma (nefs) i referohet njeriut si një të tërë. Ajo ka shkallë të ndryshme, që sillen nga angazhimi dhe përsosuria shpirtërore te dekadenca dhe shkatërrimi moral. Ajo mund të na bëjë qenie vërtet njerëzore, ose më të këqija se kafshët. Mund të bëhet një pasqyrë që reflekton bukurinë e krijimit të Zotit, ose një moçal që na zhyt në errësirë. Eshtë kjo natyrë shumëdimensionale e frymës që kërkon vëmendjen tonë dhe gjatë agjërimit. Reduktimi i frymës në dëshira të nënvetëdijshme është i njëjtë me reduktimin e krijesës njerëzore në mish e kocka.

Ne kemi një problem të ngjashëm sot me fjalën shpirt (ruh). Thuajse nuk e përdorim termin në kuptimin e tij origjinal metafizik dhe moral. Shpirti i referohet substancës hyjnore që Zoti fryu për të krijuar njeriun. Ai e lidh ekzistencën tonë tokësore me hyjnoren. Kur ushqehet si duhet, ai na ngre në nivelin e engjëjve dhe përtej. Nëse shpërfillet dhe errësohet, i kthen njerëzit në përbindësha.

Me këto cilësime në mendje, mund të themi se një person arrin një gjendje të vërtetë pastrimi shpirtëror kur agjëron jo vetëm me trup, por njëkohësisht me frymë dhe shpirt. Kontrollimi i vetes për të mos u dhënë pas kënaqësive fizike për një periudhë të caktuar kohe është një akt i rëndësishëm vullneti. Por është në të njëjtën kohë një ushtrim në rrugëtimin shpirtëror. Duke marrë më pak nga bota materiale, ne fitojmë më shumë nga sfera shpirtërore.

Por meqë Islami na nxit të zgjedhim e të ndjekim një rrugë të mesme në të gjitha gjërat, nuk ka leje për të shkuar në skajet e vetëmohimit dhe të vetëprivimit. Pas agjërimit nga agimi në perëndim, ne ftohemi për ta përkëdhelur sakrificën tonë trupore dhe shpirtërore me një haje që shërben si shpërblim i ditës. Por kjo është vetëm për të marrë ushqimin e nevojshëm për t’u kujdesur për trupat tanë. Thelbësore është të vazhdohet rrugëtimi shpirtëror natën me namaze, lutje dhe meditim. Ndërsa e ushqejmë frymën dhe shpirtin tonë me llojin e duhur të ushqimit, ne bëhemi më të plotë e më të pasur.

Duhet të kujtojmë gjithashtu se Kur’ani, libri i shenjtë i Islamit, nisi të revelohej pikërisht në muajin e Ramazanit. Pikërisht në Kur’an ne gjejmë direktivat më ndriçuese për një jetë të shëndetshme shpirtërore. Kur’ani i nxit të tëra krijesat njerëzore të përdorin inteligjencën dhe vullnetin e tyre për të çuar një jetë morale dhe të virtytshme. Ai i përshkruan gjendjet e frymës dhe të shpirtit me një qartësi spikatëse. Ai thotë se ne jemi njerëz në shkallën që kërkojmë ta mposhtim mishin dhe ta pasurojmë shpirtin pa shkuar në ekstreme dhe pa mohuar tërësinë e gjendjes njerëzore.

Teksa nisim muajin e Ramazanit, le të shpresojmë e të lutemi që agjërimi dhe namazet tona të arrijnë në thellësitë e frymës dhe shpirtrave tanë.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Jo vetëm për të vegjlit, këto përdorime të pudrës së bebeve janë të papara

Jo vetëm për të vegjlit, këto përdorime të pudrës së bebeve janë të papara

“Tekniku” i Rendit në kabinetin Rama, ministri Demiraj shfaqet me precedentin e 21 janarit (video)

"Tekniku" i Rendit në kabinetin Rama, ministri Demiraj shfaqet me precedentin e 21 janarit (video)

Zbardhet përgjimi: Agjenti i BIA-s jepte urdhëra si të sulmohen shqiptarët dhe Zoran Zaev

Zbardhet përgjimi: Agjenti i BIA-s jepte urdhëra si të sulmohen shqiptarët dhe Zoran Zaev

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni