Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ibrahim KALLËN: Jo, Turqia nuk e ka braktisur Perëndimin

by te Sheshi
19/08/2019
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ibrahim KALLËN: Jo, Turqia nuk e ka braktisur Perëndimin

Blerja nga Turqia e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 i ka ridhënë jetë një debati të kamotshëm mbi atë nëse ajo po largohet nga Perëndimi. Akuzat kundër vendit sillen nga autoritarizmi i supozuar i presidentit Recep Tayyip Erdoğan në vend te minimi i NATO-s jashtë.

Këto akuza janë të pabaza. Ato flasin për një moskuptim të thellë dhe një mospranim të qëllimshëm të shqetësimeve të ligjshme të Turqisë për sigurinë, të dinamikave rajonale në të cilat ajo vepron dhe të realiteteve më të gjera gjeopolitike.

Pretendimi se Turqia nuk është më një aleat i besueshëm i NATO-s nuk ka bazë. Përkundrazi, Turqia ka luajtur një rol kritik dhe vazhdon tëmarrë një të tillë në të gjitha misionet e mëdha të NATO-s, nga Kosova dhe Bosnja nëLiban dhe Afganistan. Si një anëtare muslimane, ajo ka luajtur gjithashtu një rol kyç në mbylljen e hendekut perceptues e kulturor midis aleancës dhe botës së madhe islame. Vënia në diskutim e pozicionit të Turqisë në NATO nuk ndryshon nga vënia në diskutim e integritetit dhe relevancës së NATO-s në shekullin e 21-të. Siç vë në dukje admirali James Stavridis, një ish-komandant suprem aleat i NATO-s, “humbja e vendit me ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë do të ishte një gabim i rëndësishëm gjeopolitik”.

Prirja më e fundit për ta paraqitur Turqinë si njëtë zbuar vjen përgjithësisht nga dy çështje kryesore. E para është vendimi i Turqisë për të marrë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, që ka çuar në një krizë me SHBA-në. E dyta është vendimi i Turqisë për të vijuar kërkimet dhe shpimet nëMesdheun Lindor, që ka çuar në një krizë me Bashkimin Europian. Por do të qe e gabuar të mendohej se këto janë dy çështjet e vetme që na kanë sjellë në krizën aktuale. Kriza është e ngutshme dhe kërkon një këndvështrim më të gjerë.

Aleancë nuk do të thotë monopol: nuk do të thotë se disa anëtarë janë të lirë t’u imponojnë të tjerëve agjendën e tyre. NATO nuk mund të funksionojë si duhet kur shqetësimet për sigurinë të të gjithë anëtarëve nuk merren seriozisht. Turqia nuk bën përjashtim.

Turqia iu bashkua aleancës perëndimore një shekull më parë me gjithë faktin se bëri një luftë të përgjakshme pavarësie kundër fuqive europiane. Ajo ka qëndruar në tërësi e angazhuar ndaj parimeve të demokracisë shumëpartiake, të rendit ligjor, të tregjeve të lira dhe një hapjeje ndaj botës. Ajo u bë pjesë integrale e arkitekturës perëndimore të sigurisë pasi iu bashkua NATO-s në vitin 1952.

Turqia e ka zgjeruar gjatë dekadës së fundit pikëpamjen e saj të politikës së jashtme në një botë shumëpolëshe, siç kanë bërë SHBA-ja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerë. Kjo mbështetet në të kuptuarit se politika e jashtme nuk është një lojë me shumën zero dhe rruga përpara nuk është një qasje reduksioniste dhe ekskluziviste, por, përndryshe, një perspektivë reciprokisht fuqizuese. Turqia ka po aq të drejtë t’i mbrojë interesat e veta në Lindjen e Mesme apo në Afrikë sa Franca ose SHBA-ja në këto rajone dhe tjetërkund.

Kësisoj, pyetja e vërtetë nuk është nëse Turqia po largohet nga Perëndimi, por pse shqetësimet e ligjshme të Turqisë për sigurinë po shpërfillen në mënyrë sistematike. Dhe ka një listë të gjatë të këtyre shqetësimeve. Lufta e Turqisë kundër grupit terrorist kurd PKK ka hyrë në dhjetëvjeçarin e katërt dhe mbështetja që ajo ka marrënga aleatët ka qenë e pamjaftueshme dhe e paqëndrueshme. Edhe më pak mbështetje e solidarizim ka marrë Turqia në luftën e saj kundër gylenistëve, veçanërisht pas përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut në vitin 2016, kur 251 njerëz vdiqën dhe mbi 2000 u plagosën.

Si PKK-ja dhe gylenistët punojnë sot lirshëm në vendet perëndimore. Kërkesat e përsëritura të Turqisë për ekstradimin e anëtarëve të këtyre rrjeteve terroriste kanë rënë në vesh të shurdhër.

Shqetësimet e Turqisë për sigurinëjanë rritur pasi lufta civile siriane filloi në vitin 2011. Edhe pse Turqia mban barrën më të rëndë të krizës më të madhe të refugjatëve për sa mbahet mend gjatë kohëve të fundit, ajo ka marrë pak mbështetje financiare dhe politike. Vendimi nga administrata e Obama-s për t’u lidhur me krahët politikë dhe ushtarakë të PKK-së në Siri e dëmtoi më tepër lidhjen e besimit midis dy aleatëve. Kjo politikë, e vazhduar tani nën administratën e Trump-it, përbën po ashtu një kërcënim serioz për unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë, dhe e hap vendin për luftëra të subvencionuara të karakterit etnik dhe sektar.

Orvatjet e përsëritura të Turqisë për të blerë sistemin e raketavePatriotnga SHBA-ja nuk kanë çuar fatkeqësisht në asnjë marrëveshje. Gjërat i përkeqësoi vendimi i administratës së Obama-s në vitin 2015 për t’i hequr Patriot-ët nga Turqia, ndërsa vendi mbeti nën kërcënimin nga lufta siriane. Përpjekjet e Turqisë gjatë dy viteve të shkuara për t’i blerëPatriot-ët nuk kanë dhënë rezultate. Sistemi rus i mbrojtjes ajrore u bë jo një zgjedhje, por një nevojë për Turqinë.

Një gjendje e ngjashme shkujdesjeje dhe zhgënjimi i ka mjegulluar marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së mbi çështjen qipriote. Europianët e dinë se sa shumë përpjekje ka bërë Turqia për zgjidhjen e çështjes që kur Plani i Annan-it i 2004-tës u pranua nga qipriotët turq dhe u hodh poshtë nga qipriotët grekë. BE-ja jo vetëm i shkeli parimet e veta me pranimin e qipriotëve grekë në BE si anëtarë të plotë pa e zgjidhur çështjen, por në të njëjtën kohë bëri një padrejtësi të madhe ndaj qipriotëve turq. Përpjekja së fundi e palës turke për të krijuar një regjim të ndarjes së drejtë dhe të barabartë të burimeve në Mesdheun Lindor është hedhur poshtë përsëri.

Turqia nuk po largohet nga Perëndimi apo nga ndonjë pjesë tjetër e botës. Përkundrazi, ajo po i zgjeron dhe po i bën të larmishme alternativat e veta të politikës së jashtme. Por ajo po shtyhet tutje në dëm të sigurisë dhe integritetit të NATO-s. Miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë duhet ta trajtojnë Turqinë si një partner të barabartë dhe t’i shohin në mënyrë serioze shqetësimet e saj të sigurisë në vend që ta instrumentalizojnë atë për interesat e tyre afatshkurtra./tesheshi.com/

Përktheu: Bujar M. Hoxha

Marrë nga revista “Shenja”

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Jose Mourinho e pohon nën lot: më mungon futbolli! (video)

Jose Mourinho e pohon nën lot: më mungon futbolli! (video)

PROFIL/ Andrej Sisko, “Arkani” slloven në luftë me emigrantët

PROFIL/ Andrej Sisko, "Arkani" slloven në luftë me emigrantët

Macron merr me të mirë Putinin, një ftesë para Samitit G7

Macron merr me të mirë Putinin, një ftesë para Samitit G7

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni