Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Hamid DABASHI*: Muslimanët për Bernie Sanders

by te Sheshi
17/04/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Hamid DABASHI*: Muslimanët për Bernie Sanders

Debati ishte dramatik midis senatorit Bernie Sanders dhe Hillary Clinton në Bruklin, përpara primareve të Nju Jorkut që mbahen më 19 prill, pavarësisht faktit se bisedat kombëtare rreth fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë bërë pozitivisht të parashikueshme, në mos të mërzitshme – përveçse mobilizimit në bazë që kanë nxitur ato e që një ditë mund të ndryshojë formën e politikës në këtë vend.

Sot, mendoj për mundësinë e “demokracisë” në Shtetet e Bashkuara pikërisht sipas mënyrës që Gandi raportohet të ketë menduar për “civilizimin perëndimor”. Do të kishte qenë një ide e madhe.

Në kampin republikan, Ted Cruz dhe Donald Trump janë banorët prehistorikë të shpellave në kostume biznesmenësh, ndërsa Hillary shkon nga fryn era, por duke përfaqësuar me qëndrueshmëri financuesit e mëdhenj, bankat e mëdha pa asnjë skrupul moral, ndërsa bën sikur përkujdeset për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

Në këtë fushatë presidenciale, Bernie Sanders është kandidati që i përafrohet më shumë aspiratave të miliona amerikanëve të ndershëm që ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre ndërsa refuzojnë t’i servilosen një republike imperaliste që sistematikisht armatos tiranët në të gjithë botën, mbështet Izraelin në vjedhjen e Palestinës e që vret palestinezët vendbanim pas vendbanimi, sikundër ndihmon në krijimin e përbindshave të tillë si ISIS.

Kur të vinin primaret e 19 prillit në Nju Jork, sikundër miliona njujorkezë të tjerë, kisha për synim të ushtroja të drejtën time të brishtë si qytetar amerikan dhe të votoja për Bernie Sanders, duke bërë pjesën time me shpresën se ai do ta mposhtte Klintonin dhe do të fitonte nominimin demokrat.

Do të bëja këtë veprim pa asnjë iluzion se Bernie Sanders mund të ndryshojë ADN-në imperialiste të këtij vendi, apo se jam veçanërisht i dashuruar me këtë Zionist liberal që vijon t’i ngrahë kalit të ngordhur të deluzionit “me anë të dy shteteve”.

Synoj të votoj për Bernie Sanders i ndërgjegjshëm për një zhvillim kyç në komunitetin musliman amerikan. Këtë vit është hera e parë që unë do të votoj në zgjedhjet presidenciale, i ndërgjegjshëm se jam një musliman dhe se kjo vetëdije është një ngjarje domethënëse në formësimin e komunitetit musliman në Shtetet e Bashkuara në një kohë islamofobie intensive.

Unë nuk do të isha i pari apo i vetmi musliman që do të votojë për Sanders në Shtetet e Bashkuara. Fakti që muslimanët amerikanë në mënyrë domethënëse po mbajnë anën e senatorit Sanders tashmë ka kapur titujt kryesorë.

Në fakt, ka madje, një llogari të tërë në Facebook kushtuar “Muslimanët për Bernie Sanders 2016”. Akademikë muslimanë me emër dhe intelektualë si Zareena Grewal dhe Donna Auston kanë shkruar artikuj elokuentë me tituj si “Përse muslimanët amerikanë duhet të votojnë për Bernie Sanders”.

Raportimet tregojnë se “në më pak se tre javë, Bernie Sanders po bëhet mik i komuniteteve arabe dhe muslimanëve amerikanë, e kjo është shndërruar në një legjendë, dhe mbështetja nga ky komunitet po rritet online që prej fitores së tij të 8 marsit në Miçigan”.

Domethënia e rreshtimit të muslimanëve amerikanë me Sanders “kandidatit të vetëm hebre” nuk duhet as të ekzagjerohet apo të keqinterpretohet. Ky është një zhvillim kyç, por ne na duhet të dimë përse.

Para së gjithash, kjo votë përfaqëson rritjen e muslimanëve si një komunitet i vetëdijshëm, i angazhuar dhe përcaktues me pikëpamje të deklaruara politike. Për të qenë të sigurtë, kjo nuk do të thotë se të gjithë muslimanët janë me Sanders. Ka plot muslimanë të pasur e të pushtetshëm të të gjitha llojeve, padyshim, që mbështesin Hillary Clinton apo madje, votojnë për republikanët. Ideja fillestare e “votës muslimane” është po aq defektoze dhe keqdrejtuese sa edhe ajo e “votës hebreje”, apo “votës së krishterë”.

Shumë muslimanë do të kishin mbështetur e votuar për Bernie Sanders madje edhe nëse ai është hebre. Që ai është një hebre krenar dhe progresist me origjinë nga një familje e varfër emigrantësh, e lidh atë me shtresat më të thella të zërave   profetikë hebre përgjatë gjithë kohëve sikundër edhe me intelektualët hebrenj dhe aktivistët e lidhur gjerësisht me Lëvizjen e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara ashtu si ai, në fakt, del si shembull i një momenti krenar për hebrenjtë amerikanë që muslimanët duhet ta mësojnë e të ngrihen në atë nivel.

Formimi i këtyre sinjaleve kyç të ndërgjegjësimit politik që  mund dhe duhet të sjellin muslimanët në vijën e parë të një zgjimi kombëtar në aleancë aktive me segmente të tilla të rëndësishme të shoqërisë amerikane si ajo e çlirimit nga teologjia hebreje e kohës post-zioniste, kryengritja e “Pushtoni Wall Street-in”, lëvizja “Jetët e zeza kanë vlerë” e madje, edhe marshimet e Pranverës së Demokracisë.

Sanders është një katalizator domethënës në këtë moment historik, duke sjellë shtresat e vetëdijes politike në Shtetet e Bashkuara në ballë të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Mbështetësit e tij po kryejnë një përpjekje heroike për të promovuar kandidatin e tyre të preferuar presidencial. Këto forca, sidoqoftë, duhet të nisin të mendojnë për ditën e tmerrshme të një nominimi për Klintonin, dhe se çfarë do të ndodhë me këtë moment të rëndësishëm që ka gjeneruar fushata e Sanders.

Në formimin e këtij moment, unë besoj, muslimanët kanë një rol domethënës për të luajtur, jo vetëm si muslimanë, por ç’është më e rëndësishmja si një moment që mbledh frontet nga ai integral deri tek progresistët që bashkojnë radhët me segmente po aq të vendosura të shoqërisë për të ndryshuar peizashin e politikës amerikane me pasoja globale në shkallë të gjerë.

*Hamid Dabashi është profesor i qendrës Hagop Kevorkian për studime iraniane dhe letërsi të krahasuar në universitetin e Kolumbias së Nju Jorkut. Artikulli është botuar në Al Jazeera.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
“LEXO!”/ Kur humb Njeriu…

“LEXO!”/ Kur humb Njeriu…

Kujdes me bebet: ja pse nuk duhet t’i tundni fuqishëm

Kujdes me bebet: ja pse nuk duhet t’i tundni fuqishëm

Barcelona në krizë totale, humbet ndeshjen e tretë radhazi

Barcelona në krizë totale, humbet ndeshjen e tretë radhazi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni