Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Halil IBRAHIMI: Komb i aksidentuar

by te Sheshi
30/08/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Halil IBRAHIMI: Komb i aksidentuar

Ditën e dielë, më 29 gusht në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë ndodhi një aksident i rëndë automobilistik në të cilin u lëndua rëndë vozitësi i makinës i cili edhe e shkaktoi aksidentin. Deri këtu asgjë e pazakontë. Pasiguria në komunikacion që shkakton shifër treshifrore viktimash çdo vit në Kosovë pothuajse është bërë një lajm i rëndomtë.

Fatkeqësisht, Kosova është një arenë e frytshme aksidentesh, dhe jo vetëm atyre rrugore. Një mënyrë e pazakontë e raportimit të aksidentit medoemos ta tërhiqte më shumë kërshërinë se sa vetë rasti fatkeq. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, i aksidentuari i përkiste nacionalitetit turk, por nuk dihej ende nëse ishte shtetas i Kosovës apo jo.

Pyetja që të vërdalliset vetvetiu ndër mendje është: çfarë lidhje, ose çfarë rëndësie ka xhanëm përkatësia etnike e dikujt në një aksident rrugor? Kujt i hyn në xhep feja, etnia, profesioni apo datëlindja e të aksidentuarit?

Në Kosovën e pasluftës folklorizmi patriotik dhe ikonografia kombëtare nga një strumbullar rreth së cilit është mbajtur së bashku kombi në periudhat e rënda të dekadave të kaluara, është kthyer në mitologjinë më të favorshme për të fituar kredibilitet dhe financa.

Për një popull dhe komb ku korrupsioni, vjedhja, krimbja e sistemit gjyqësor, vdekja e atij arsimor mund të jenë të krahasueshme vetëm me vende të largëta të Afrikës dhe Azisë është gjetur ilaçi i mashtrimit dhe ky është patriotizmi. Por jo një patriotizëm dhe atdhedashuri që të nxitë për t`i luftuar të gjithë krimbat e mësipërm, por një kombëtari boshe e cila vetëm sa i bën vend më të rehatshëm apatisë dhe gjendjes së rëndë të aksidentimit të kombit.

Çështja e kombit, dhe rrjedhimisht nga kjo e patriotizmit, kur del prej suazave të prakticitetit dhe dobisë së gjithëmbarshme shoqërore dhe vepron vetëm në terrenin e miteve dhe përrallave, atëherë bëhet faktor destruktiv, naiv e qesharak. Aq shumë jemi të bombarduar me përrallat mitologjike për kombin sa që edhe në një rast fatkeq siç është aksidenti rrugor i përmendur në fillim të këtij shkrimi ne shohim kombe përpara vetë aksidentit!

Çfarë rëndësie mund të ketë nëse i aksidentuar është shqiptar apo turk apo amerikan? Në ndonjë rast të krimit etnik do të mund të ishte me rëndësi të dihej nëse dikush ishte shqiptar, rom apo serb, por në një aksident kujt i hyn kjo në punë?!

Fatkeqësisht kjo është një rrjedhojë e pashmangshme e klimës ku jetojmë. Gjithandej jemi të rrethuar me flamuj, këngë patriotike, statuja, iliromani dhe mitologji të cilat identifikohen me patriotizëm dhe kombëtari për të ushqyer popullin me krenari boshe në mungesë të mirëqenies së vërtetë. Kudo nëpër Afrikë, Azi e bile edhe në Amerikë kërkojmë ilirët e humbur. Krenohemi me gjatësinë disametërshe të Skënderbeut dhe Edi Ramës!

Droni ‘patriotik’ i Beogradit është lajm i majave për disa muaj rresht, bile më i rëndësishëm edhe se negociatat me Serbinë në Bruksel. Thirrja për të ndihmuar financiarisht dronistin e Beogradit merr më shumë jehonë se cilado thirrje për t`i ndihmuar ndonjë të vobekti. Shtoja kësaj edhe ndonjë këngë ku krejt koti përmendet ndonjë ilir, shqiptar apo dëshmor dhe kaq, u bë kombi, u bë Kosova, u bë Shqipëria.

Në rastet e tilla nuk ka si të mos kujtohet Ernest Koliqi. Në kryeveprën  e tij ‘Tregtarët e Flamujve’, shumë kohë më parë ai e vëren se krejt kjo maskaradë me flamuj, komb dhe patriotizëm është në fakt tregti hesapi për interes të një grushti njerëzish e në kurriz të popullit. “Posi. U bë Shqipnia – thotë ai nëpërmjet karakterit të veprës së vet – Dalin të marrët e vikasin “Rrnoftë Shqipnia. Ti i meçëm, përgjigjesh tue bërtitë në kupë të qiellës ‘Rroftë po, e shpejt me porositë flamuj’. Na shkyeju ‘rrnoftë’ e ti shit, ban pare tue tregtue me ndjesitë tona. Lojë e bukur, por s’të ka dalë”.

Gjithçka e saktë përveç fjalëve të fundit. Sipas Koliqit kjo tregti me flamuj e me komb nuk ka për të pasur sukses, kurse ne sot shohim se suksesi i kësaj shitjeje të kombit për ikonografinë dhe përrallat mitologjike kinse patriotike është marramendës. Nga kjo tregti flamujsh e kombesh bëhen këngë që shiten për mijëra euro, bëhen pallate milionëshe me ashensor, bëhen pushime, sigurohet ardhmëria e stërnipave, kurse të tjerëve e tëra që u ngelet nga tregtia është një dyfjalësh i marrë “Rrnoftë Shqipnija” ose “Kosova Republikë”!

Politikani shqiptar i pasluftës e ka përdorur më së miri folklorin e kësaj tregtie me flamuj në raport me shtetin dhe popullin. Për shkak të mungesës së kredibilitetit politik apo edhe korrupsionit deri në fyt, ky soj politikani e ka të domosdoshme që të kërkojë mbështetje ose tek bëmat e tij të luftës, ose tek përrallisja për të atin, gjyshin apo bile edhe stërgjyshin që ka luftuar dhëmbë për dhëmbë me turkun, serbin apo komunistët, ose tek loja me flamuj, ose tek rugovizmi, Skënderbeu apo Gonxhe Bojaxhiu.

Koncepti i politikanit të tillë për shtetin është tribalist. Në një vend normal në rastet kur kërcënohet kryeministri i vendit, bie fjala, thirret në funksionim të organeve të rendit, kurse kryeministri i Kosovës së aksidentuar mëton t`i luftojë kërcënimet ndaj tij me kanun, shqiptari, luftë mahallash dhe dërdëllisje për të atin e tij patriot.

Kallëpi i tillë i politikanit, e që në fakt është soji mbizotërues në Kosovë, nuk është i interesuar për funksionim përsëmbari të shtetit, por e kupton pushtetin si mundësi të shtrirjes së interesave familjare e fisnore në një territor më të gjerë. Politikani i tillë, përndryshe i vogël në pikëpamjet e tij ndaj botës, e ka të vështirë që të dalë mbi konceptin e ikonografisë dhe patriotizmit sipërfaqësor për shkak të babëzisë së papërmirësueshme dhe prandaj synim karriere e ka që popullin ta bindë jo me punë, por me përralla flamujsh e kombesh duke e luftuar edhe varfërinë me flamur; edhe papunësinë me Ilir Shaqirin; edhe korrupsionin me Zahir Pajazitin; edhe krimin e organizuar me Skënderbeun!

Ky është kombi shqiptar i ditëve të sotme, i aksidentuar rëndë në një rreth vicioz gërshetimi feudesh, principatash dhe skllavopronarësh modernë që vetë bëjnë mitet për flamujt dhe kombin, vetë i shesin dhe vetë përfitojnë kurse popullin e thërrasin në sakrificë për to.

Prandaj e ripërsërisim, Kosova është një arenë e frytshme aksidentesh, dhe jo vetëm atyre rrugore! Kosova dhe shqiptarët janë të aksidentuar rëndë me vjedhjet, varfërinë, politikanët e pangopur, arsimin e pështirë, gjyqësinë e korruptuar. U ardhtë fundi! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Sekrete të vogla të shëndetit: ja çfarë nuk dini për manaferrën (gjethet, lulen, rrënjën dhe frutin)

Sekrete të vogla të shëndetit: ja çfarë nuk dini për manaferrën (gjethet, lulen, rrënjën dhe frutin)

“LEXO”/ Nga Agim Baçi: Atë Sergi, mëkati i krenarisë

Gashi shënon dhe fiton derbin e shqiptarëve në Zvicër

Gashi shënon dhe fiton derbin e shqiptarëve në Zvicër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni