Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Hadley FREEMAN*: Mizoria Trump ndaj fëmijëve na trondit, por nuk duhet të na habisë

by te Sheshi
21/06/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Hadley FREEMAN*: Mizoria Trump ndaj fëmijëve na trondit, por nuk duhet të na habisë

“Kjo është jo amerikane”, ka qenë një prej reagimeve më të zakonshme ndaj lajmeve për vendimin e administratës Trump të ndajë tërë entuziazëm familjet e emigrantëve dhe të hedhë në kafazë vogëlushët – ose, siç e përshkroi tërë delikatesë Steve Doocy i Fox News – jo kafaze, por “magazina me mure të ndërtuara nga gardhe prej hallkash zinxhiri”. “Kjo nuk është kush ne jemi”, reaguan liberalët amerikanë. Por, kur kjo ndodh tregon se çfarë vendi je bërë.

Historitë që dalin tashmë nga Shtetet e Bashkuara janë kaq dëshpëruese saqë mund të përshkruhen vetëm si një njollë morale kombëtare: pesëvjeçarë që merren tutje nga oficerët që thonë se do t’i lajnë, ndërsa prindërve të tyre u thuhet më pas se nuk do t’i shohin më; nënat që deportohen dhe detyrohen të lënë fëmijët pas me asnjë mënyrë kontaktimi me ta; qindra fëmijë të tmerruar brenda mureve të ngritura me rrjeta hekuri, përndryshe kafazë, ndërsa një zyrtar i përshkruan me humor britmat e tyre si “një orkestër”.

Ekipi i presidentit Trump aktualisht po reagon ndaj këtyre historive duke alternuar mohimin e vërtetësisë së tyre dhe mbrojtjen e efikasitetit të tyre dhe në rastin e sekretarit të Brendshëm, Kirstjen Nielsen, duke i bërë të dyja. Pjesa tjetër e jona dëshirojmë të vjellim mbi këpucët tona dhe të qajmë. Por po aq sa të tmerrshme janë këto histori, ato po ndodhin për shkak se racizmi ndaj emigrantëve ka qenë prej kohësh pjesë e identitetit të Amerikës.

Aktualisht, jam duke shkruar një libër për emigracionin në Amerikë në fillim të shekullit të 20-të dhe nuk duhet të kërkosh gjatë për të gjetur një traditë të sulmit ndaj të huajve. Akti i Emergjencës për Emigracionin i vitit 1921 u shkrua për të parandaluar që vendi të ndotej nga hebrenjtë “e shtrembër jo-normalë” të cilët konsideroheshin “të pistë, jo-amerikanë dhe të rrezikshëm nga zakonet e tyre”.

Akti kaloi me shumicë dërrmuese, por sipas atyre që e shkruan atë, nuk shkoi mjaftueshëm larg. Kështu që në vitin 1924, u propozua Akti Johnson-Reed Act, që ishte më efikas në ndalimin e hyrjes së të gjithë aziatikëve në vend. Ai kishte për synim, siç e përmblodhi kongresmeni Albert Johnson, “të mbante përbërjen amerikane në standardin më të lartë – që është, njerëz që kanë lindur këtu”. Edhe ky Akt kaloi në Senat dhe Kongres pa asnjë vërejtje.

Amerika është ndërtuar mbi racizmin, por po ashtu është ndërtuar mbi emigracionin dhe këto nuk janë dhe aq shumë anë të së njëjës monedhë, sesa një gjarpër që ha bishtin e vet. Imigrantët janë neveritur me kaq efikasitet nga politikanët saqë njerëzit që flasin me krenari për emrat e stër-gjyshërve të tyre në librat e ishullit Ellis, apo që mburren se janë në gjendje të gjurmojnë pemën e tyre familjare deri në kohën e Mayflower, do të ngurrojnë tërë ankth në lidhje me emigracionin e paligjshëm, a thua se udhëtarët e Mayflower ishin të gjithë të pajisur me viza. Pak nga ata që flasin për emigracionin, flasin edhe për arsyet që kanë këta njerëz të emigrojnë në radhë të parë. Nga se ikin ata? Kujt i intereson?

Gjyshja ime iku nga nazistët. Kjo është arsyeja e vetme përse unë linda në Amerikë – ose që arrita të më lindnin, nëse ka rëndësi. Ajo fitoi të drejtën për të hyrë duke u martuar me një burrë që nuk e njihte i cili jetonte në Long Island. Ajo nuk mund të merrte nënën e vet, motrat apo kushërinjtë, sidoqoftë, dhe si rezultat, shumë prej tyre u vranë.

Analogjitë me nazizmin mund të mos vijnë në ndihmë, por është e pamundur për ata prej nesh që janë pasardhës të të mbijetuarve të Holokaustit të dëgjojnë regjistrimet e atyre fëmijëve që qajnë për prindërit e tyre dhe të mos mendojnë për fëmijët hebrenj në familjet tona që u ndanë forcërisht nga prindërit e tyre. Kur u pyet për ndryshimin midis qendrave për fëmijë dhe kampeve të përqendrimit, kryeprokurori Jeff Sessions, i përshkroi krahasimet si “një ekzagjerim”- nazistët “nazistët nuk i lejonin hebrenjtë të largoheshin nga vendi”, shtoi ai. Kini kujdes të gjithë ju, politikanë: nëse kjo është më e mira që mund të thoni për politikën tuaj se ju nuk po vrisni njerëz, siç vrisnin nazistët, jeni në anën e gabuar.

Ne jemi të tronditur, po a duhet të jemi të habitur? Donald Trump foli vazhdimisht gjatë fushatës se do t’i jepte fund politikës së ashtuquajtur “kap dhe lësho” të Obamës, që bëntë përjashtim për emigrantët e paligjshëm me fëmijë në mënyrë që të mos ndante familjet.

Trump premtoi të deportojë “burrat e këqinj”. Shumë qeshën me këtë, duke këmbëngulur se ishte thjesht një figurë letrare, por ishte një person që i mori fjalët e tij seriozisht. Hillary Clinton tha në një debat: “Unë nuk dua të ndaj familjet. Unë nuk dia të shoh depërtimin me forcë për të cilin flet Donaldi”. Tani na thoni ju, Bernie dhe votuesit e palës së tretë, se nuk paska ndryshim domethënës midis Trump dhe Clinton.

Me përjashtim të pak pasardhësve të amerikanëve vendas të mbijetuar, çdo njeri në Amerikë ndodhet këtu për shkak se dikush në familjet e tyre emigroi. Dhe ndërsa pjesa më e madhe jona është mësuar me një sasi të caktuar hipokrizie nga ana e politikanëve për këtë temë, imazhet e vogëlushëve të vetmuar, që u vijnë tek gjuri policëve të emigracionit, që po u marrin prindërit, kanë ekspozuar mizorinë e pafund të së djathtës. Ata do të tërbohen në mbrojtje të së drejtës “së fëmijës së palindur”, por hedhja e fëmijëve në kafazë, duket se nuk i shqetëson. Kjo administratë ka demonizuar me shumë sukses emigrantët jo-të bardhë (“Ata sjellin drogë, krim, ata janë përdhunues,” sipas të thënave të Trump gjatë fushatës), deri në atë pikë që ata nuk shihen si familje por si kafshë nga “vende të pista” për të përdorur një tjetër term të presidentit.

Kështu, republikanë si Ivanka Trump dhe Paul Ryan mund të postojnë foto të gëzuara të tyre me fëmijët gjatë kësaj sage: ata mund të jenë, respektivisht, pasardhës të emigrantëve europiano-lindorë dhe irlandezë, por në asnjë mënyrë ata nuk i lidhin familjet e tyre me ato që po ndahen në kufi.

Amerika është si ideal ashtu edhe realitet, dhe ndonjëherë ato bashkohen e ndonjëherë jo. Trump zhvilloi një fushatë raciste, duke shfrytëzuar dekada demonizimi të emigrantëve dhe shumë njerëz e pëlqyen atë, dhe ky është rezultati. Politika, me mizori të shenjestruar kundër fëmijëve, e ka “Trump” të shkruar gjerë e gjatë mbi të. Por, rruga që na solli deri këtu, është përndryshe, shumë amerikane.

*Hadley Freeman është kolumniste në “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Qëndrimi i Thaçit për Asocacionin, Serbia qahet te BE: Kosova nuk do kompromis

Qëndrimi i Thaçit për Asocacionin, Serbia qahet te BE: Kosova nuk do kompromis

“The Guardian”: Afrohen zgjedhjet, Erdoğan e ka Turqinë në pëllëmbën e dorës

"The Guardian": Afrohen zgjedhjet, Erdoğan e ka Turqinë në pëllëmbën e dorës

Kapelet më të çuditshme në Royal Ascot (foto)

Kapelet më të çuditshme në Royal Ascot (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni