Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Gurakuç KUÇI: Kosova, Rusia, BE-ja dhe rikthimi i SHBA-së

by te Sheshi
24/10/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga  Gurakuç KUÇI: Kosova, Rusia, BE-ja dhe rikthimi i SHBA-së

Përfundimi i Luftës së Ftohtë, shpërbërja e BRSS-së, shkatërrimi i Jugosllavisë, vetëm sa përfundoi luftën ideologjike duke lënë vend për përplasje të reja gjeostrategjike dhe identitare. Luftërat që pasuan në vitet e ’90, sidomos nga Serbia ndaj shteteve dhe krahinave ish-jugosllave, ishte luftë identitare e stilit nazist nga regjimi serb, e një ndihmë e plogësht nga e trullosura atëbotë Rusia për çështje gjeostrategjike.

Hyrja në shekullin e ri, ishte edhe këndellja e një Rusie të re, e cila luftoi kundër Gjeorgjisë duke ndarë dy provinca, kundër Ukrainës duke marrëKrimenë dhe duke luftuar në Donbas, komplot për rrëzimin e pushtetit të Malit të Zi, hapjen e pikave ushtarake në Kosovën Lindore dhe furnizimi i Beogradit me artileri, forcimi i propagandës mediatike, forcimi i propagandës religjioze ortodokse, zbatimi i planeve të kaosit bazuar në idenë e gjeneralit Gerasimov, e shumë veprime të tjera.

Realisht, Rusia nuk po rikthehet, ajo vetëm po riaktivizohet, sepse ajo gjithmonë ka qenë në Ballkan, në Evropën Lindore e më gjerë, por që më shumë si humbëse se sa si fituese ndaj aleatëve dhe vendeve anëtare në NATO. Duke e kuptuar qartazi që me luftëra klasike, Rusia nuk mund të fitojë askund, me diplomaci megjithatë mbetet shumë më prapa karshi vendeve të perëndimit, me investime ekonomike prapë mbetet e dobët, dhe me sulmin ndaj Ukrainës ka dështuar South Stream-in, atëherë i është rikthyer një “diplomacie ushtarake të reprezaljes”.

Para disa vitesh, kur NATO-ja fitonte terren me anëtarësime të reja, dukej se Rusia nuk kishte gjë kundër, por kur terreni filloi t’i ngushtohej, atëherë ajo u rikthye së pari me Gjeorgjinë për të ardhur deri në ditët e sotme me Krimenë dhe për pak Malin e Zi. Tani, Rusia konsideron dhe i përgjigjet çdo përfitimi të NATO-së dhe Perëndimit duke e llogaritur si humbje të Rusisë. Dhe kundërpërgjigjja nëse nuk është reciproke, atëherë është edhe më fatale, pra reprezalje apo retorzion, apo siç thonë ata vetë: “Për çdo Moldavi, ka një Mal të Zi. Për çdo Ukrainë, ekziston një Serbi”. Që mund ta vazhdojmë ne vetë, se “për çdo Bosnjë ka një Republika Serpska. Për çdo Kosovë, ka një Mitrovicë të Veriut”, apo edhe më keq: “Për çdo Kosovë, ka një Estoni.”…

Dhe sot ne gjendemi në mesin e ballafaqimit mes BE-së dhe Rusisë, ku përballja e këtyre të dyjave i shton kriteret Kosovës për liberalizim të vizave, për anëtarësim në BE, për anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare.Vendet e BE-së, kanë një diplomaci shumë më ndryshe se SHBA-ja, kjo e fundit është një motor që nuk zmbrapset lehtë, detajet çdo herë punojnë në të mirë të saj, dhe përmban më shumë trimëri brenda diplomacisë së saj. Përderisa BE-ja pak ngjason me këtë dhe është një zonjë e vjetër në diplomaci, aq e vjetër dhe me përvojë diplomatike, sa diplomacia ia fut frikën vetë vendeve perëndimore dhe qendrore të BE-së, sepse vet diplomacia e tyre shpesh-herë ka qenë fatkeqësi për ta, për më keq BE-ja tani brenda vetes mban edhe “kuajt e Trojës” të Rusisë.

Këtë diplomaci erdhi koha që ta vuajë edhe Kosova, por jo e gjitha për fajin e BE-së, është faji ynë që për hir të interesave personale të disa politikanëve, për hir të amnistimit personal të disa politikanëve, për shkak të qyqarllakut dhe injorancës të shumicës së politikanëve, dhe për shkak të komplet dështimit të diplomacisë dhe gjithë MPJ-së si strukturë, që nga shpallja e pavarësisë, dhe e tillë vazhdon të mbetet edhe sot. Diplomacia nuk është shaka, e për më keq nuk fal dhe nuk ka amnisti, sepse shtetet nuk njohin Zot, mëshirë, libra të shenjtë dhe miq, por vetëm interesa.

SHBA-ja çdo herë ka qenë me ne, por kohëve të fundit më shumë ia la punët në duar BE-së, dhe kur kjo e fundit përdori plotësisht injorancën e të ashtuquajturve diplomatë dhe politikanë nga Kosova, jo rastësisht edhe mori vendimin që të bëhet pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Andaj, edhe propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Shqipëria të japë pasaporta për popullin e Kosovës, është një tendencë nga ai që të kërcënoj apo shpëtojë diçka nga gjithë këto veprime të gabuara që i ka bërë në kurriz të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Llalla i përgjigjet ashpër Xhafajt: Nuk je i qartë, puna jote

Kryeprokurori pranon se trafiku bëhej me mbrojtje nga lart

Si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta, produkti natyral që ju ndihmon

Si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta, produkti natyral që ju ndihmon

Buxheti i Kosovës, këto janë kushtet e opozitës për ta votuar

Buxheti i Kosovës, këto janë kushtet e opozitës për ta votuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni