Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Giles FRASER*: Frikërat e emigracionit e bëjnë BE-në të gatshme për biznes me vrasësit

by te Sheshi
16/10/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Giles FRASER*: Frikërat e emigracionit e bëjnë BE-në të gatshme për biznes me vrasësit

Në vitin 2009, gjykata penale ndërkombëtare lëshoi një mandate arresti për presidentin sudanez, Omar al-Bashir për shtatë akuza nga krime kundër njerëzimit tek krimet e luftës. Ai është i vetmi kryetar shteti i ngarkuar me akuza se ka kryer genocide kundër popullit të vet. Në një vend me shumicë arabe, grupet etnike afrikane, sidomos ato që jetojnë rreth zonës së Darfurit, prej kohësh kanë qenë të margjinalizuara. Por që prej vitit 2003, Bashir ishte përpjekur sistematikisht t’i eleminonte ato, e jo vetëm përmes armiqve të tyre, milicitë e urryera Janjaëeed (fjalë për fjalë “djajtë mbi kuaj”), famkeq për mizorinë e tyre. për të marrë një shembull nga shumë të tillë: në shkurt 2004, xhanauitët sulmuan një shkollë me konvikt në Darfur, duke detyruar 110 vajza të zhvishen nën grykën e armëve përpara se të përdhunon shumë prej tyre dhe t’i vinin zjarrin shkollës. Jo më kot, me dhjetëra mijë persona janë arratisur nga vendi për të shpëtuar jetën.

Dhe situata bëhet edhe më keq. Muajin e kaluar, Amnesty International publikoi një raport me prova se më herët gjatë vitit, forca ajrore e Bashirit kishte hedhur  armë kimike mbi disa nga fshatrat më të largët. Është e vështirë të marrësh kampionë nga toka që do të ishin prova të plota për një pretendim të tillë – të huajt, madje edhe paqeruajtësi e misionit të OKB dhe Unionit Afrikan nuk lejohen të shkojnë në vende të tilla. Por fotografitë e tmerrshme të fëmijëve me lëkurë të përcëlluar dhe me sytë e gjakosur duken shumë të ngjashme me efektet e disa versioneve të gazit mustard. Jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë konkurs, por ndërsa bota është me të drejtë e shqetësuar për masakrimin e banorëve të Alepos, ka të tjerë – ndoshta në vende që nuk bien shumë në sy –që marrin shumë pak vëmendje.

Por, përse qeveria britanike nuk lëshoi asnjë deklaratë zyrtare për provat e përdorimit të armëve kimike? A dëshiron që të ulë rëndësinë apo domethënien e këtyre sulmeve për shkak se regjimi i Bashirit është bërë tashmë partner i Bashkimit Europian në menaxhimin e emigracionit afrikan drejt Europës?

Nëntorin e kaluar, gjatë një takimi në Maltë, BE doli me procesin Kartum. E dëshpëruar të përgjigjej ndaj krizës së emigrantëve, Europa nënshkroi një marrëveshje për “bashkëpunim të shtuar për emigracionin dhe zhvendosjen”, duke i dhënë Sudanit 100 milionë euro për tre vjet, e 46 milionë euro të tjerë specifikisht për kontrollin e kufijve, trajnimin e policisë kufitare dhe ngritjen e qendrave të ndalimit. Dhe shpesh janë milicitë xhanauite që bëjnë detyrën e mbikqyrjes së kufijve.

Indinjata as nuk nis ta përshkruajë këtë. Zyrtarët e qeverisë sudaneze janë në Londër sërish këtë javë për më shumë “dialog strategjik” për emigracionin. Duket se, për shkak të elektoratet europiane po bëhen gjithnjë e më shumë të paduruar për emigracionin, ne tashmë jemi të përgatitur të bëjmë marrëveshje me djallin, duke financuar me karshillëk të shumë milione njerëzve, një person që do të arrestohej për genocid nëse shkel në brigjet tona. Dhe përse? Sepse Bashir ka premtuar të ndihmojë BE-në duke ndaluar njerëzit të arratisen në Europë. Fakti që kaq shumë njerëz largohen nga skuadrat e tij të vdekjes sulmet me armë kimike, nuk përmendet. Ne ulim rëndësinë e genocidit kundër popullit të tij për shkak se ai tani është një “partner” i vlefshëm për emigracionin dhe në qendër të një prej rrugëve më të përdorura të emigracionit nga Briri i Afrikës.

Jo të gjithë largohen nga bombat e Bashirit. Në Sudanin Jugor, për shembull, lufta civile ka lënë me dhjetëra mijë në pragun e vërtetë të vdekjes nga uria, duke jetuar me kockat e dhive dhe me zambakët e ujit. Në kryeqytetin Juba, tregtarët tashmë i presin domatet përgjysmë për shkak se njerëzit nuk e përballojnë dot të blejnë një të tërë. Të hedhësh poshtë ata që largohen nga tmerre të tilla si “emigrantë të rëndomtë ekonomikë”, sikur gjithçka ata duan është stili konsumist i jetesës së televizioneve dhe PlayStation-it, është verbëri e vullnesthme dhe mizori.

Dhe, meqënëse ra fjala, të mos ia lëmë fajin edhe për këtë Brexit. Marrëveshja e shëmtuar e Kartumit ishte një marrëveshje e BE-së. dhe ndodhi gjashtë muaj përpara se të votohej për anëtarësinë në BE. “Der Spiegel” raportoi se 28 vendet e BE-së kishin rënë dakord në mënyrë të fshehtë për marrëveshjen. “Në asnjë rrethanë”, duhej që publiku të zbulonte se çfarë po ndodhte, kishte paralajmëruar Komisioni Europian. Ndoshta kjo është arsyeja përse ne sot nuk dëgjojmë shumë për armët kimike që hedh Bashiri mbi popullin e vet. Në panik nga emigracioni, BE tashmë është e përgatitur të bëjë biznes me vrasësit.

Giles Fraser* është prift i kishës së Anglisë, gazetar dhe publicist. Ai shkruan një kolonë të përjavshme për gazetën londineze, “The Guardian” sikundër flet shpesh në Radio 4 të BBC-së.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Basha prezanton kandidatin e Kolonjës: vjen nga e majta, por do përballet me të keqen

Basha prezanton kandidatin e Kolonjës: vjen nga e majta, por do përballet me të keqen

Zhvendosja në një qytet të vjetër ju bën mirë për shëndetin

Zhvendosja në një qytet të vjetër ju bën mirë për shëndetin

Histori spuinazhi: kabllogramat, bankierët dhe koha kur Hillary Clinton e bëri të qajë Berluskonin

Histori spuinazhi: kabllogramat, bankierët dhe koha kur Hillary Clinton e bëri të qajë Berluskonin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni