Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Një verë e nxehtë propagande mbi vendin ku jetojmë

by te Sheshi
15/09/2023
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Një autobuz Albturist* në fundvitet 80-të po ecte ngadalë në sheshin Skënderbej, dhe në një prej dritareve të tij një dorë e panjohur (ose disa) hodhi disa karamele dhe çamçakëza, ku më tej një grup i vogël fëmijësh të gjendur aty pranë, të surprizuar rendën me nxitim për të marrë secili diçka nga ai grusht gjërash të rralla me të cilat u përballën  papritur.

Si një dëshmitar i kësaj ngjarjeje dhe si një pjesëtar i atij grupi të vogël e të surprizuar fëmijësh, kjo ngjarje më kujtohet hera herës në rastet kur shoh turistë që enden rrugëve të Tiranës, dhe këtë stinë vere më është kujtuar ndoshta më shpesh për arsye se ishte e vështirë të ecje rrugëve të qendrës së qytetit apo të kaloje pranë zgarave të llojit Tymi dhe mos të shihje grupe të shumtë sosh.

Ishte e pamundur që në një shëtitje rutinë rrugëve të kryeqytetit mos t’u ndeshje me këto çeta të vogla e të shpeshta, dhe me kakofoninë e shumë gjuhëve të përziera zhurmshëm.

Të gjendur përballë kësaj të papriture me një numër të konsiderueshëm turistësh, pamë sa hap e mbyll sytë reagimin e pushtetit duke e parë dhe prezantuar këtë zgjedhje prej këtyre udhëtarëve të huaj dhe si një arritje të qeverisjes, e cila me politikat e saj është bërë shkak që numri i turistëve të jetë në rritje progresive nga viti në vit.

Po ashtu në mediat e vendit ishin pothuaj të përditshme përzgjedhjet nga portale, revista apo gazeta periferike të huaja, të reklamimit që i bënin ata Shqipërisë turistike.

Reklamimet për këtë fenomen nga qeveria dhe mediat që i bënë fresk asaj këtë stinë të nxehtë vere (si në çdo stinë tjetër pavarësisht temperaturës), ishin të shumëllojshme dhe nga më të ndryshmet, ku dominoi mbi të gjitha titujt “Maldivet e Evropës”. Iu shtuan atyre dhe lajme me policë të një ndërgjegjeje tejet të lartë, profesionale e njerëzore, që gjenin portofole plot apo ID të humbura, për t’jua dorëzuar në dorë poseduesve nën dëshpërim, të cilëve kësisoj u kthehej buzëqeshja, të destinuar ta kenë në vendin ku kishin ardhur, sipas fabulës së qeverisë.

Do kishim shumë dëshirë që përveç ID-ve, policia të gjente dhe ndonjë ditar të humbur të ndonjë turisti, dhë më tej me kërshëri duke e lexuar atë ta shihnim Shqipërinë moderne me sytë e një të huaji.

Por me sa duket në rradhët e turistëve nuk ka patur në miniaturë asnjë Evlija Çelebi, asnjë Eduard Liar apo dhe asnjë Edit Durham për të na treguar si duket ky vend në sytë dhe shënimet e tyre.

Dhe në pastë ndonjë ditar të humbur, gjithsesi jemi të sigurtë dhe pa e lexuar, se në të nuk do të gjejmë pëshkrimet estetike të qyteveve të bukura të vizituara nga Evlija Çelebi, as ndonjë skicë të bukur të pikturave me pamje të  paqtë të kryera nga Eduard Lear përgjatë udhëtimit të tij në këto vise ekzotike, apo dhe as përshkrimet e dokeve te Shqipërisë të veriut nga Edith Durham.

Në mos një ditar i tillë me përshtypje si të udhëtarëve të kohëve të largëta, do ishim kurioz dhe për ndonjë turist inteligjent i cili më lehtë do kish pat zgjedhur të shënonte në ditar gjërat për t’u harruar prej tij në këtë udhëtim, si p.sh: qendrën e Tiranës të kthyer në kantier, kaosin urbanistik po të Tiranës, burrat me bark jashtë, uzurpimin barbar të ç’do hapësire publike në bregdet apo në qytet, po në bregdet komplekset e vilave luksoze dhe kolonët e rinj në to, si dhe shumë gjëra të tjera.

Turisti, si një udhëtar pa busull, normalisht që nuk ka çfarë i duhet realiteti social-ekonomik apo dhe politik i një vendi, se përndryshe vendet ku do të duhej të udhëtonte do të ishin të numëruara me gishtat e dorës, dhe sigurisht që në to ka shumë mundësi që nuk do të bënte pjesë Shqipëria e reklamuar në Singapor, Meksikë, Suedi, apo ndoshta dhe në  Zimbabve.

Duke ju kthyer sërish ngjarjes të këtij fillimshkrimi, do isha kurioz  të dija çfarë përshtypjesh do kenë lindur tek ai turist (apo ata turistë) pas atij minieksperimenti me atë grup fëmijësh, por as ato përshtypje të atyre turistëve të hershëm dhe as të këtyre të rinjve është e pamundur t’i mësojmë, pasi për këto udhëtarë të pabusull, çdo cep apo skutë në glob është vetëm një pikë në hartë, ku pasi i heqin vizën një vendi të vizituar tashmë, po aty në atë hartë dhe po atë çast, rrethojnë vendin të cilit do i heqin vizën vitin e ardhshëm. /tesheshi.com/

*Ndërmarrja shtetërore për administrimin e veprimtarive turistike.

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Një gjobë e rëndë nga BE për TikTok

Një gjobë e rëndë nga BE për TikTok

“Puthja e gabuar” shkon në gjykatë

“Puthja e gabuar” shkon në gjykatë

“Gjenerali Armagedon”, në Algjeri në një detyrë të re

“Gjenerali Armagedon”, në Algjeri në një detyrë të re

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni