Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga George MONBIOT*: A është ky fundi i civilizimit?

by te Sheshi
27/01/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga George MONBIOT: Neoliberalizmi, historia e thellë nën triumfin e Donald Trump

Kjo është një pyetje e mirë, por duket mjaft e cekët.  “A është qytetërimi perëndimor në cak të rënies?”, pyeste kryeartikulli i kësaj jave në “New Scientist”. Përgjigja është: ka gjasa.  Por përse vetëm ai perëndimor? Në një epokë të fenomeneve komplekse dhe krizave të ndërlidhura, Administrata Trump ka ndërmarrë fushatën e paaftësimit dhe thjeshtëzimit të shtetit. Donald Trump mund të ketë dëbuar strategjistin e tij, Steve Bannon, por qëllimi i paralajmëruar i Bannon për “çmontimin e shtetit administrativ” mbetet politika qendrore, në mos e vetme.

Heqja e financimeve për departamentet, shpërbërja e ekipeve dhe largimi i ekspertëve ku ato mbështeten, mbyllja e programeve kërkimore, përkeqësimi i nëpunësve civilë që mbeten në detyrë, shteti që urren veten po rrjep nga lart-poshtë aparatin e qeverisjes. Në të njëjtën kohë, po shkatërron mbrojtjen publike që përbën mburojën nga katastrofat.

Një seri studimesh të publikuara në muajt e fundit kanë nisur të eksplorojnë ndikimin më të gjerë të faktorëve ndotës. Një prej tyre sugjeron se ekspozimi i fëmijëve ende në bark me ajrin e ndotur të qyteteve i përafrohet një katastrofe të shëndetit publik.

Ndotja tashmë lidhet me peshën e vogël të foshnjeve, ndërprerjen e zhvillimit të mushkërive dhe trurit të tyre dhe me një seri problemesh e sëmundjesh fatale në jetën e mëpasshme.

Ndërsa një tjetër raport publikuar në “Lancet” sugjeron se tre herë më shumë raste vdekjesh shkaktohen nga ndotja sesa nga SIDA, malarja apo turbekulozi së bashku. Ndotja, nënvizojnë autorët, tashmë kërcënon mbijetesën e shoqërive njerëzore.

Si për karshillëk ndaj këtyre gjetjeve, qeveria “Trump” ka shkatërruar sistematikisht integritetin e agjencisë së mbrojtjes mjedisore, ktheu pas planin për energjinë e pastër, uli standardet mjedisore për makinat dhe shumë të tjera në një listë të gjatë të shpërbërjes së masave mbrojtëse për publikun.

Në Britani, disa qeveri radhazi kanë kufizuar aftësinë e tyre për t’iu kundërpërgjigjur krizave. Një nga veprimet e para të David Cameron ishte të mbyllte sistemet e paralajmërimit të hershëm: komisionet mbretërore për ndotjen mjedisore dhe atë të zhvillimit të qëndrueshëm. Ai nuk donte të dëgjonte atë që kishin për të thënë. Hiq këshilltarët dhe zëvendësoji me fillestarë: kjo ka paraprirë rënien e perandorive shumë herë në të kaluarën. Tani, ndërsa ne e largojmë veten nga Bashkimi Europian, ne degradojmë kapacitetin tonë për të zgjidhur problemet që i tejkalojnë kufijtë tanë.

Por, këto patologji nuk kufizohen vetëm për Perëndimin. Rritja e demagogjisë është e dukshme kudo. Ulja e kujdesit për mjedisin po shpejtohet në të gjithë botën.

Forcat që kërcënojnë të shkatërrojnë mirëqënien tonë janë të njëjta kudo: së pari, pushteti lobues i biznesit të madh dhe parasë së madhe, që e perceptojnë administratën shtetërore si një pengesë ndaj interesave të tyre të ditës. Shumëfishuar nga fuqia bindëse e fushatave financiare, kompanive të sondazheve të financuara në mënyrë sekrete, gazetarëve të blerë dhe akademikëve të zbutur, këto forca rrezikojnë të mbivendosen ndaj Demokracisë.

Shoqëritë komplekse janë rrëzuar shumë herë më përpara. Nuk ka qenë gjithnjë një gjë e keqe. Kur pushteti qendror nis të bjerë, përmes epidemive, dështimit të të korrave, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës apo përmes pervesiteteve vetë-shkatërruese të qeverisë, subjektet e saj do të kapin mundësinë për t’u arratisur. Në shumë raste ata bashkohen me “barbarët”. Ky i ashtuquajtur primitivizëm sekondar, sipas autorit Scott,  “mund të përjetohet si një përmirësim i dalluar për sigurinë, ushqyerjen dhe rendin social. Të bëhesh barbar ishte shpesh një përmirësim”. Epokat e errëta që shpesh pasonin lavdinë dhe madhështinë e një shteti, në ato kohë, mund të kenë qenë periudhat më të mira për të jetuar.

Por, sot, nuk ka askund ku të shkosh. Tokat e egra dhe ekosistemet e pasura që dikur furnizonin të egrit, nomadët dhe refugjatët nga shtetet e hershme, nuk ekzistojnë më. Vetëm një fraksion shumë i vogël i popullsisë mund të mbijetojë duke u kthyer në jetën barbare.

Në epokën e quajtur demokratike, shteti kompleks është tani, me gjithë të metat e veta, gjithçka që qëndron midis nesh dhe katastrofës.

Kështu, çfarë duhet bërë?. Ndoshta më vonë, mund të propozoj një rrugë përpara. Por, rruga që ndjekim tani nuk është ajo e duhura.

*George Monbiot është kolumnist për të përditshmen londineze, “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Presidencialet në Çeki: pro-rusi dhe anti-emigranti Milos Zeman fiton tjetër mandat

Presidencialet në Çeki: pro-rusi dhe anti-emigranti Milos Zeman fiton tjetër mandat

Basha: me fuqinë që na jep Zoti, ja strategjia jonë anti-Rama

Basha: me fuqinë që na jep Zoti, ja strategjia jonë anti-Rama

PSG fiton, Cavani hyn në histori

PSG fiton, Cavani hyn në histori

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni