Nuk janë të pakët ata gazetarë, njerëz të medias, të cilët në një moment të caktuar shndërrohen dhe në misionarë humanitarë. Ndodh natyrshëm kjo, për atë kategori sosh që dhe e ndjen atë çka has e raporton, deri në pikën që nis e jeton me të. Dhe kështu duhet t’i ketë ndodhur dhe gazetarit kosovar, Liridon Llapashtica, që tashmë i shërben shoqërisë, sidomos asaj pjese të përvuajtur nga fati jo i mirë ekonomik, si një aktivist human.
Ai ka themeluar së fundi organizatën “Ndihmo edhe Ti”, me të cilën u vjen në ndihmë nevojtarëve, e që mbi të gjitha synon të ofrojë një model humaniteti e solidariteti për të cilën ka nevojë shoqëria jonë.
Për të gjithë këto, dhe padyshim përvojën e tij, Liridoni flet në një intervistë për tesheshi.com…
Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj
Nga gazetari tek humanizmi, çfarë ju shtyri që të merreni me këtë mision?
Ka shumë gjëra të cilat në jetë marrin rëndësi të jashtëzakonshme, po ashtu, ka momente në të cilat duhet të jesh trim për të vendosur, p.sh. të thuash të vërtetën, ose të qëndrosh dhe kur të tjerët ikin, apo edhe të sfidosh vetën në beteja të cilat nuk iu dihet epilogu. Por ka edhe gjërat tjera të cilat janë të domosdoshme që t’i mendojmë për familjen, për vetën, për të afërmit. Pastaj është shumë e rëndësishme mënyra se si krijojmë marrëdhëniet me punën, me kohën që u kushtojmë të dashurve tanë, janë tepër të rëndësishme dhe të patejkalueshme për jetën shoqërore.
Të gjitha këto lypin kohë dhe përkushtim dhe për këtë të them kushtimisht, duhet të studiohet koha e çmueshme që i kushtojmë duke filluar nga familja, fëmijët në rend të parë, prindërit, puna, miqtë, si dhe pa lënë anash angazhimin në jetën sociale të shoqërisë.
Gjatë periudhës 10-vjeçare prej gazetari, kam kuptuar se ka diçka që mund të jetë e mirë në të gjitha kohët, e kjo pa dyshim që është humanizmi, nevojtarit t’i ofrohet ndihma. Madje në shkollën e gazetarisë kemi marrë këshilla dhe mësime që ky profesion në thelb është human, e përkrah njerëzoren parasëgjithash. Gazetaria është mision, jo vetëm profesion, andaj ne si gazetar në të gjitha situatat jemi këshilluar që t’i qëndrojmë dikujt pranë kur është në situatë të vështirë, atëherë kur mendon se për të ka marr fund gjithçka, apo kur nuk mundet i vetëm, edhe atëherë i jemi afër kur thellë është i bindur se rruga që ka përpara i ka qëlluar e vështirë. Ne jemi ata që këtyre njerëzve që kanë nevojë për një dorë, iangjesim dhe i ngritim.
Andaj, unë nuk është se kam ndryshuar diçka në jetën time, por me profesionin prej gazetari kam arritur të qes në sipërfaqe edhe humanitetin që ky profesion e ka në vete.
Liridon, pas një pune të gjatë në rolin e gazetarit dhe tani në Kuvendin e Kosovës, ju keni themeluar njëorganizatë “Ndihmo dhe Ti”, a mund të na tregoni me shumë rreth këtij aktiviteti dhe ku shtriheni me shumë?
Roli prej një dekade prej gazetari më ka bërë të kuptoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe kuptimplotë për njeriun sesa të bëhesh shkak për të shpëtuar jetë.
Duke parë këtë nevojë në Kosovë, ku mbi 40 % e familjeve kosovare jetojnë në varfëri, dhe dora e shtetit mungon në shumicën e rasteve, nuk ka pse një rast i tillë të na prekë personalisht, të jetë afër familjeve tona, për të kuptuar se sa e rëndësishme është t’i dalësh në ndihmë dikujt që është në nevojë.
Në këtë mision, erdhi ideja për të themeluar Organizatën Humanitare “Ndihmo edhe Ti”, e cila në qershor të vitit të kaluar ka mbushur një vit që nga themelimi. Brenda mundësisë për të shpëtuar më shumë jetë fëmijësh, lehtësim personave me nevoja të veçanta, ndihmë pa rezervë personave në moshë të shtyrë, Organizata “Ndihmo edhe Ti” u themelua dhe po vepron mbi bazën e këtyre parimeve.
Numri i atyre që kërkojnë ndihmë nuk është edhe i vogël, si i gjeni dhe i përzgjidheni familjet që ndihmoni apo ju kontaktojnë ato vetë po kështu edhe dhuruesit?
Në Kosovë sipas statistikave zyrtare thuhet se për kulëm mbi kokë kanë nevojë diku rreth 800 familje, shifër kjo e cila nga institucionet vështirë se arrihet të përthekohet. Jo se nuk ka mjete financiare por në shumicën e rasteve mungon vullneti për të vepruar në këtë drejtim, andaj është e nevojshme edhe puna e Organizatave Humanitare. “Ndihmo edhe Ti” ka për qëllim që punën e Organizatave apo Shoqatave humanitare sido që i quajmë ta institucionalizoj, këtë edhe e kemi arritur duke punuar që një vit me institucionet shtetërore. Hapi i parë që kemi bërë ka qenë thellimi i bashkëpunimit me nivelin komunal, ku deri tani kemi arritur të kemi Memorandume Bashkëpunimi me shumicën e Kryetarëve të Komunave, Ministritë përkatëse, dhe institucionet tjera relevante që i përgjigjen këtij profili. Mos të harroj pa e përmendur se Memorandumi i Bashkëpunimit i arritur me Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ka pasur deri tash peshën më të madhe për Organizatën tonë. Ne në bazë të këtij memorandumi kemi hapësirëmediale në RTK 1 – prej 30 minuta në javë. Aty shfaqim reportazhet nga tereni të familjeve nënevojë, ku pastaj opinioni brenda dhe jashtë vendit e kanë mundësin të sensibilizohen me rastin, dhe falë kësaj ne deri sot kemi arritur të ndërtojmë 10 shtëpi për këto familje. Kjo punë e bërë brenda kësaj periudhe njëvjeçare me thënë të drejtën ka kaluar pritshmërit tona, por kjo është arritur edhe falë popullit tonë solidar, dhe bashkatdhetarëve tanë në Evropë e përtej Oqeanit. Sa i përket përzgjedhjes së familjeve që ndihmohen ato i bëjmëbashkarishtë me Qendrat për Punë Sociale në Komunat ku ne veprojmë. Por ka raste edhe kur ne vet arrijmë të identifikojmë familje të cilat pastaj edhe i ndihmojmë.
Pasi që jeni vazhdimisht në teren për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, si është gjendja e tyre ka numër të madh që kërkojnëndihmën e bamirësve?
Sipas të dhënave zyrtare Kosova është gjithnjë në krye të listës së vendeve më të varfra në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016, thuhet se 17.6 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të Kosovës. Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë. Kjo e tregon qartë se gjendja në terren është alarmante. Madje këto familje janë të theksuara më tepër në zonat rurale, të cilat janë lënë pas dore tash e 17 vite pasluftës.
Cila është mënyra për ata që duan të dhurojnë apo t’i bashkohen aktivitetit tuaj?
Është shumë e thjeshtë mënyra për të ndihmuar. Të gjithë ata që kanë vullnet për të zgjatur dorën për familjet në nevojë munden të derdhin mjetet e tyre në llogarinë bankare të organizatës “Ndihmo edhe Ti”, AcountNo (IBAN) XK051117009407000174. Ose mund edhe të paraqiten në numrin e telefonit +37745876883 ku mund të rekomandojnë ndonjë rast për ndihmë apo edhe tëthërrasin për t’u koordinuar për rastet që do të ndihmojnë.
Me çfarë ju ndihmoni me shumë, veshmbathje, ushqim, ndërtimin e shtëpive dhe a e keni të vështirë që të mblidhni mjete financiare për t’i ndihmuar këtyre familjeve që tashme kanë mbetur në mëshirën e njerëzve humanë?
Organizata “Ndihmo edhe Ti” deri tani siç e thashë ka arritur të bëjë me shtëpi 10 familje të cilat kanë pasur kushte të rënda jetese. Po ashtu, ne në baza mujore ndihmojmë disa familje me ushqime dhe veshmbathje. Mbledhja e mjeteve financiare gjithmonëështë më sfiduesja por Organizata jonë ka edhe donator mbrapa, ku kryesori dhe i pa kontestueshmi ështëHalim Hoti, i cili jeton në Suedi tash e 30 vite. Ai madje, para se të themelohej shoqata ka ndihmuar shumë familje edhe në baza individuale. Halimi është motori dhe shtytësi më i madh i organizatës “Ndihmo edhe Ti”, ai është edhe financuesi kryesor i shoqatës për mjetet të cilat ekipi prej 6 vetave i shoqatës shpenzon për logjistik dhe veprim.
Sot, të rinjtë i shohim tëdhënë pas luksit, si ta bëjmë një jetë më të mirë, ndërsa ju në moshë të e atyre mundohesh që gëzimin ta ndanë edhe me ata që kanë nevojë për një jetë si të tjerët. Cili është mesazhi juaj që synoni të përcillni për shoqërinë tonë?
Ne siç e dimë tani po jetojmë në kohë kapitalizmi. Gjithçka kalkulohet me euro, qoftë edhe një e mirë e vogël që i bëhet dikujt. Kjo ka bërë që ana shpirtërore te një pjesë e madhe e shoqërisë tonë mos i kushtohet vëmendje. Kënaqësi më të madhe se t’i trokasësh në derë një bonjaku i cili e ka barkun thatë, e t’ia mbushësh sofrën plot nuk ka. Andaj, mesazhi im është se bamirësia nuk të varfëron. Jep me dorën tënde sepse ajo në ditën e llogarisë para Zotit do të peshojë rëndë.
Gjatë vizitave që iu bëni dhe momentet kur edhe i gëzoni emocionet nuk mungojnë. A mund të na përmendni ndonjë rast që ju ka lënë mbresa të paharruara?
Tani rishtazi, natën e fundit të Ramazanit. Kur kemi shpërnda pako ushqimore për 450 familje, kam takuar një plakë e cila kurrë në jetë nuk do të largohet nga memoria ime. Ne kishim organizuar gjithçka nëkoordinim me Qendrën për Punë Sociale të Prishtinës, kishim njoftuar familjet për lokacionin dhe orën e saktë se ku do të mund tëmerrnin pakot ushqimore për festën e Fitër Bajramit. Gjithçka shkoi mirë dhe për një kohë të shpejt ne i shpërndamë pakot, edhe pse një pjesë e njerëzve në nevojë nuk ishin prezent, dhe si rëndom ato pako nuk i kthejmë mbrapa por i shpërndajmë tek ata persona të cilët paraqiten aty edhe pse nuk janë në listë. Pas gjysmë orë kur edhe aksioni kishte përfunduar trokiti dera e zyrës e cila gjendet në Prishtinë, dola ta hap dhe pashë një plakë dikur rreth të 80-tave e cila ishte ngjitur shkallëve në katin e 4-të të ndërtesës. U mbështet për muri, dhe u mudua të qes za, por nga agjërimi i ishte tharë fyti, mezi më pyeti se a është këtu shoqata që jep ndihma pako ushqimore. Mbeta i shtangur, se kuptova që plaka ishte në listë por pako ushqimore nuk kishte mbetur. I thash “loke i morën të gjitha, ku ke ti që nuk erdhe në kohë”, ma ktheu “kallabllak shumë në rrugë edhe nuk mujta me mbërri me kohë, po Zoti ju shpërbleftë juve që keni mundësi e po ndihmoni edhe me të shnosh e hangshin ata që kanë marrë, nuk e paska shkru Zoti, çka me bo”. Unë vendosa që assesi lokja të mos kthehej duarthatë, dhe futa dorën në gjep dhe i dhurova 20 euro, mjete monetare aq sa vlente pako. Më uroj me fjalët me të ëmbla nga zemra, tha loke si me ma jep krejt këtë ndërtesë po më duket. Këto fjalë më bënë që unë edhe për nipat e saj për të cilat tha se janë duke e pritur, i dhurova edhe një shumë të caktuar. Ka edhe raste tjera, por ato me emër të Zotit do t’i shpalosim në intervistat e radhës. Faleminderit! /tesheshi.com/