Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fron NAHZI: Shqipëria dhe profetët perëndimorë (viti 1997)

by te Sheshi
05/01/2016
in Retro
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fron NAHZI: Shqipëria dhe profetët perëndimorë (viti 1997)

“Filantropët e humbasin ndjenjën e humanizmit” – Oscar Wilde

Në dhjetor 1990 regjimi komunist ra dhe në Shqipëri, sa hap e mbyll sytë, Tirana u shndërrua në fushëlojë të madhe demokratike. Qeveri perëndimore dhe organizata joqeveritare u dyndën në Tiranë me premtimet për ta transformuar Shqipërinë në një vend të lulëzuar demokratik. Pamflete vezulluese që nënvizonin (me ngjyra blu) qëllimet e organizatës dhe vinin në dukje (me të verdhë) arritjet e tyre në vendet e tjera lindore, d.m.th. në Rumani, Bullgari dhe Poloni, u shprëndaheshin kalimtarëve. Organizata ekonomike premtuan ta bëjnë Shqipërinë një Zvicër të Ballkanit. Organizata politike premtuan ta kthejnë atë në demokracinë më modern pluraliste që do të thithte nga perëndimi vetëm anët më të mira. Organizata social-kulturore dhe arsimore premtuan gjithçka, që nga shoqëria e hapur e deri tek një elitë kulturore dhe sociale e tipit bavarez. Nëpërmjet këtyre profetëve perëndimorë shqiptarët u njohën me principin bazë të ekonomisë: konkurenca është shërbyesi më i mirë i konsumatorit.

Në vitin 1967 Enver Hoxha e deklaroi Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë. Pas 24 vjetësh, Shqipëria u invadua nga dyzina sektesh të krishtera dhe myslimane. Përveç të krishterëve ortodoksë e katolikë dhe myslimanëve suni dhe bektashinjve, që u ringjallën nga goditja e 1967-ës, në vend erdhën dhe shiitë, marmonë, anglikanë, dëshmitarë të Jehovait, bahait, shentologë etj., etj..

Pesëdhjetë vjet totalitarizëm shkatërroi çdo institucion të pavarur dhe çrrënjosi çdo lloj koncepti të shoqërisë civile në Shqipëri. Detyra për të rigjallëruar dhe për të zhvilluar struktura të reja u morr nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (Sorros), PNUD-I, USAID-I, British Council – seksioni i gjuhës angleze. USIS, Aleanca Franceze, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Instituti Kombëtar Demokratik, Fondacioni Westminister, Federata Ndërkombëtare e Helsinkit, Artikulli 19, Fondacioni Hans Seidel, EU PHARE, EC dhe një dyzinë organizatash të tjera joqeveritare. Seminare trajnimi mbi median e pavarur, konferenca mbi atë së çfarë është demokracia, filma dokumentarë mbi atë se si funksionon Boni, Uashingtoni apo Parisi, libra, udhëtime jashtë shtetit dhe kurse gjuhësore ofroheshin pa numër. Ashtu si sektet fetare edhe këto organizata gjenin mënyrat për të shpërblyer me ndonjë lloj honorari ata që merrnin pjesë në aktivitetet e tyre. Programet më të përhapura ishin kurset e gjuhë. Qeveritë amerikane, britanike, franceze, gjermane dhe italiane ngritën menjëherë qendra leximi dhe hapën kurse për mësues, studentë, ish-të persekutuar politikë dhe zyrtarë qeveritarë.

Gjuha e preferuar ishte pa dyshim anglishtja. Kjo hapi një garë midis USIS dhe British Council, d.m.th midis Mbretëreshës së Anglisë dhe jankive buzëtrashë. USIS hapi një biblotekë tek Muzeumi Enver Hoxha, kurse British Council u përgjigj duke hapur një bibliotekë në gjuhën angleze në Universitet dhe duke u vënë në krye të Shoqatës së Mësuesve të Anglishtes, anëtarët e së cilës e perfeksiononin anglishten duke dëgjuar BBC. Që të dy palët shpërndanin libra anglisht, bënin seminare gjuhe, këshillonin që anglishtja të ishte gjuhë e dytë dhe ndihmonin për udhëtime jashtë shtetit. Tek e fundit, kur në lojë u fut Fondacioni Sorros dhe programet Fullbright, anglishtja amerikane e fitoi davanë. Britanikët e mundur ndërruan kurs dhe nëpërmjet “Know How Fund” filluan të implementojnë programe mbi zhdukjen e krimit.

Pasi erdhi në pushtet qeveria e re demokratike në Shqipëri, filloi një dyndje këshilltarësh nga Perëndimi. Në krye qenë SHBA (në 1992 Presidenti Bush ishte personi më popullor në vend), që morën nën sqetulla MInistrinë e Mbrojtjes, atë të Financave, të Drejtësisë, si dhe zyrën e presidentit. Gjermanët morën Ministrinë e Mbrojtjes. Pala italiane i shoqëronte në vallëzim të gjithë këta duke u bërë kumbar i kryeministrit, madje i të gjithë ministrave. Përbri minstrave shqiptarë shihje gjithnjë të rinj me kostume të hollë ngjyrë blu dhe kollaro si pupla të kuqe.

Për të transformuar Shqipërinë nga një vend me ekonomi të komanduar në një vend të tregut të lirë, duhet t’i dërgoje ministrat për vizita jashtë shtetit. Një këshilltar anglez i Komunitetit Europian me flokë kaçurela të dendura, që merrte një rrogë 1000 dollarë në ditë, rekomandoi që e gjithë qeveria të shkonte në Londër për të bërë një seminar njëjavor. Ideja nuk u pranua, sepse edhe vetë shqiptarët e kuptuan se kjo ishte një idiotësi. I njëjti këshilltar doli me vonë me idenë “bindëse” se si mund të shfrytëzoheshin të 500 000 bunkerët që kishte ndërtuar paranoja e Enver Hoxhës. Sipas tij, bunkerët do të hidheshin në erë dhe shufrat e hekurit do t’i shiteshin Perëndimit, kurse betoni do përdorej për të ndërtuar shtëpi. Pas një analize financiare që përfshiu koston e tritolit, fuqinë punëtore dhe transportin, ideja u braktis. Pas një viti këshilltari kaçurel u kthye në Londër.

Këshilltarët qeveritarë e morrën Shqipërinë përdore drejt asaj që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e quajtën “një reformë e mrekullueshme tregu”. Këshilltarët perëndimorë i fërkonin shpatullat njëri-tjetrit dhe qeveritarëve shqiptarë për sukseset që do arrinin. Po të shihje kafebarët e lumtura të Tiranës  mund dhe t’u jepje të drejtë.

Autori i këtyrë rradhëve, sikurse të gjithë ndihmëtarët perëndimorë, ravgoi dhe ai për ca kohë në rrugët e Tiranës duke shpërndarë një pamflet bardh e zi mbi filozofinë e Karl Poperit, filozofi që Fondacioni Shoqëria e Hapur rrekej ta propagandonte në vendin më të mbyllur të Europës. Shpjegoja se si mendonte vetë Xhorxh Sorrosi për ta implementuar këtë ideologji në vendet e Lindjes. Fondacioni do të luante rolin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj demokratike nëpërmjet programeve arsimore dhe kulturore. Kur televizioni dhe disa gazeta dhanë njoftimin mbi këto programe, zyra ime u rrëmbush me aplikantë që donin të shijonin shoqërinë e hapur. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e aplikantëve ishte e etur për ta shijuar shoqërinë e hapur vetëm në Perëndim. Shumë shpejt filluam të hartojmë programe në të gjitha fushat që përfshijnë shoqërinë civile. Ashtu si të gjitha organizatat e tjera joqeveritare, edhe ne gjenim njëherë zgjidhjen e gatshme e pastaj u kërkonim shqiptarëve ta shtronin problemin në mënyrë të atillë që t’i shkonte përshtat kësaj zgjidheje. Në rastet kur punonim krah për krah me vendasit, si p.sh. në problemet që lidheshin më pavarësinë e medias, debatet ndërpartiake apo universitetet e pavarura, ndërhynte menjëherë qeveria shqiptare dhe, si pasojë, në pjesën më të madhe të rasteve, organizatat joqeveritare perëndimore dilnin jashtë loje. Gjatë këtij procesi përkufizimi i të pavarurit ndryshoi dhe mori kuptimin: i pavarur nga çdo konflikt.

Ndonëse ekonomia shqiptare nuk po jepte shenja prodhimi dhe Shqipëria, në fakt, nuk ishte gjë tjetër veçse një vend kafenesh, Perëndimi vazhdonte të ekzaltonte fort dhe me krenari sukseset e tij në këtë vend. Përfshirja e hapur e qeverisë shqiptare në thyerjen e embargos ndaj Jugosllavisë, trafiku illegal i emigrantëve dhe i drogave nëpërmjet portit të Vlorës dhe krijimi i skemave piramidale, kaloi si pa u vënë re në raportet perëndimore dhe ato të qeverisë shqiptare.

Sot, Shqipëria dhe Perëndimi, e shohin veten atje ku ishin më 1991-shin, përsëri me nevojë për ndihma ekonomike, politike, kulturore dhe sociale. Veçse tani, ai shqiptarët ashtu edhe perëndimorët thonë se kanë qenë viktima të një sistemi demokratik të korruptuar.

Duhet thënë se gjatë këtyre viteve që kaluan, përsa u përket profetëve demokratikë perëndimorë, d.m.th. organizatave joqeveritare, organizatave humanitare, kishave të ndryshme, ekspertëve perëndimorë, dhe çfarëdo organizate tjetër që erdhi në Shqipëri, një gjë mbeti e pandryshuar: Çfarëdo filozofie demokratike që dëshironin ata të gatuanin, shqiptarët ishin të gatshëm ta hanin. Në një farë mënyre ato kanë qenë në Shqipëri si biçim restorantesh, ku, çfarëdo menyje të servirej, klientët vazhdonin të vinin, pasi ushqimi servirej falas.

Përgatiti për publikim: Alba Skëndaj – /tesheshi.com/                       

Related Posts

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Next Post
Ulje çmimesh: çantat që nuk duhet t’i lini t’ju shpëtojnë (foto)

Ulje çmimesh: çantat që nuk duhet t’i lini t’ju shpëtojnë (foto)

Propozimi i çuditshëm i një britaniku në vitet 90-të: ja ç’duhet bërë me 500 mijë bunkerët e Shqipërisë

Propozimi i çuditshëm i një britaniku në vitet 90-të: ja ç’duhet bërë me 500 mijë bunkerët e Shqipërisë

Shqipëria: 54 vrasje në 2015-ën. Ministri Tahiri: ja pse është tregues pozitiv

Shqipëria: 54 vrasje në 2015-ën. Ministri Tahiri: ja pse është tregues pozitiv

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni