Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fitim ZEKTHI: Mendja totalitare në zyrën e kryeministrit

by te Sheshi
20/08/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fitim ZEKTHI: Mendja totalitare në zyrën e kryeministrit

Prej dekadash, historianë, filozofë, sociologë, psikologë dhe studiues të ndryshëm kanë prodhuar një literaturë mjaft të gjerë mbi totalitarizmat për të kuptuar burimin, shkaqet, shtratin që i ngjizi dhe mekanizmin që i shndërroi në makina të përbindshme. Shumë autorë kanë parë në karrierat e Leninit, Stalinit, Hitlerit, apo Maos e Pol Potit, disa të tjerë kanë parë në profilet e tyre psikologjike, në gjendjet psikiatrike, në teoritë që ndoqën, etj., për të gjetur thelbin e gjithë atyre mynxyrave të përgjakshme.

Shumica e autorëve bien dakord se një shkak madhor në historinë e tmerrshme të totalitarizmave (komunizmit dhe fashizmit) është grandioziteti i tyre si ide dhe vetëkonceptimi grandioz i komunistit apo fashistit si agjent i kësaj ideje. Ndryshimi i madh, transformimi rrënjësor, beteja epike, identifikimi i vetes me forca të historisë, etj. Sot, pa dyshim, ideja e totalitarizmit është e tejkaluar, por, duke qenë se gati i gjithë shekulli i kaluar u përkufizua në tërësinë e vet nga totalitarizmi, është e vështirë të mendohet se ai nuk sillet si hije në mjaft zyra dhe mendje.

Në shumë këndvështrime, Shqipëria ngjan e lidhur pazgjidhshmërisht me totalitarizmin, me ide grandioze, dhe me njerëz që mendojnë se janë bartës të këtyre ideve grandioze. Kjo do të ishte e pamundur të mos vihej re teksa dëgjon kryeministrin Edi Rama që vazhdimisht flet për një ndryshim rrënjësor, për transformim historik, për luftë të pandalshme dhe të pakompromis, etj. Pak kohë më parë, në takimin ku foli për qeverisjen e tij të 600 ditëve, ai u duk se e thelloi ligjërimin e tij totalitar, duke e bërë atë të përputhshëm thuajse plotësisht me një diskutim të rëndomtë totalitar, nga ato që bota ka parë me shumicë. Kështu, Rama njoftoi se do të niste një aksion në shkallë të gjerë kundër evazionit fiskal.

Ai tha: “ …do të fillojmë një tjetër operacion të madh, i cili për nga natyra dhe agresiviteti do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë, do të jetë i ngjashëm me atë të territorit…. Do të jetë një operacion ku do të përfshihen Doganat, Tatimet, Inspektorati i Punës, dhe, pa dyshim, Policia e Shtetit. Operacioni nuk do të tolerojë askënd. Masat do të jenë shumë të rënda. Lufta kundër informalitetit do të jetë kryefjala e gjithë 300-ditëshit tjetër, meqë po e ndajmë me 300 ditësh.” Më herët është folur për shëndetësi falas, për legalizime falas, për ulje tvsh-je për ushqimin, për ulje tvsh-je për energjinë, etj.

Vrulli revolucionar është një nga elementët më të parë të totalitarizmit. Operacione të tilla masive, me fushata që njoftohen nga lideri, janë ndërmarrë thuajse gjithmonë prej çdo udhëheqësi totalitar. Nuk ka nevojë për shembuj, por mjafton të kujtojmë mbledhjen e tatimit të jashtëzakonshëm, apo ndjekjet e armiqve nga Enver Hoxha në vitin 1945. Po ashtu mund të përmendim aksionin e Leninit kundër spekulantëve në tregje.

Çdo totalitarizëm mbështetet mbi një utopi. Në konferencën e 600 ditëve (por edhe herë të tjera) kryeministri Rama përsëriti se, “ëndrra e rilindjes do të bëhet realitet.” “Nuk ka ëndërr me sy hapur që nuk mund të realizohet,” vijoi ai. “Shkolla, ekonomia, punësimi, shëndetësia, gjithçka do të jetë ndryshe nga sa jemi mësuar. Ne do të ndërtojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër,” u  shpreh Rama. Kryeministri gati foli edhe për ndërtimin e “njeriut të ri” kur tha se do të transformohet kulturalisht e gjithë shoqëria.

Një tipar tjetër i totalitarizmit është ai që quhet antihumanizmi. Liderët flasin për shkatërrim të shoqërisë, të njeriut, të të ardhmes, në qoftë se nuk do të bëhen gjërat që ata duan. Kështu, Rama tha se, “nuk mund të ketë arsim, nuk mund të ketë të ardhme për fëmijët, në qoftë se nuk do të ndryshojmë rrënjësisht gjendjen.” Ai ka thënë gjithashtu se qeveria Berisha u kishte vënë qytetarëve taksë për sëmundjen. “Ne,” është shprehur ai, “hoqëm taksën e sëmundjes. Nuk mund të taksohet shëndeti i fëmijëve apo i pensionistëve.”

Intoleranca e karakterizon gjithmonë një totalitarizëm. E vërteta është ajo që thotë lideri. Gjithçka tjetër është gënjeshtër! Ndonëse të gjithë e dinë se ekonomia shqiptare po vuan, se papunësia është e lartë, se të ardhurat janë ulur, se investimet e huaja direkte kanë rënë, kryeministri paraqet shifra të tjera dhe sulmon çdo të dhënë tjetër.

Kështu, ai tha: “Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, treguesi i borxhit është nën 70%, saktësisht, 69.9%. Nëse do të përjashtojmë ndikimin e detyrimeve të prapambetura, të shlyera gjatë 2015-ës, dhe efektin e kursit të këmbimit, që është jashtë kontrollit të qeverisë, kemi një ulje të borxhit nën 69%, pra, 68.2%. Kjo për të gjithë ata që u bien xurnave të shifrave tërësisht të fryra, dhe thelbësisht të manipuluara, kur flasin për borxhin.” Në lidhje me të ardhurat që për gjashtë muajt e parë janë me mosrealizim në rreth 150 milionë dollarë, kryeministri bëri të ditur: “Të ardhurat tatimore për periudhën korrik 2014 – qershor 2015 janë 231 milionë më të larta sesa për të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 7.3%. Të ardhurat gjithsej për gjashtëmujorin e 2015-ës, janar – qershor, janë 77 milionë dollarë më të larta sesa gjashtëmujori i parë i 2014-ës. Këto janë të dhënat, dhe jo kukuvajkat që vijnë nga SHQUP-i.”

Një tjetër tipar i totalitarizmit, i shfaqur gjerësisht në sjelljen dhe në ligjërimin e kryeministrit, është indiferenca ndaj fakteve. Për kryeministrin, nuk ka rëndësi fakti që politikat fiskale nuk po japin rezultat. Ai as që do t’ia dijë se ligji Okun thotë që, për çdo rritje të ekonomisë me dy pikë përqindje, ka rritje të punësimit me një pikë përqindje. Për Ramën, në Shqipëri janë punësuar më shumë se 100 mijë vetë, dhe kemi rritje të punësimit me rreth 10%, ndonëse ekonomia rritet me rreth 2%. Për Ramën, Shqipëria nuk është vend origjine për drogën, ndonëse raportet ndërkombëtare thonë të kundërtën. Për Ramën, nuk ka deputetë të PS-së të dënuar, ndërkohë që ambasadori amerikan dhe shtypi thonë se ka, etj., etj.

Këto shenja të qarta totalitarizmi janë të rrezikshme, sepse ato kanë prirjen të përkeqësohen. Lideri totalitar vendos në qendër të gjithçkaje veten e tij, e cila është e pagabueshme. Për pasojë, ai rrit gjithnjë pushtetin, sepse pushteti shihet si mjeti i vetëm me të cilin arrihen qëllimet. Ai largohet pa ndalur nga realiteti (ai objektiv), sepse realiteti për të fillon dhe mbaron tek ai vetë (dhe tek selfiet)! Një lider i tillë thotë se nuk po grumbullon pushtet, përkundrazi, ai po sjell liri: pushteti u takon masave (ne kemi detyrën, pushtetin e ka populli)! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Kajro tronditet nga shpërthimet, të paktën gjashtë policë të plagosur

Kajro tronditet nga shpërthimet, të paktën gjashtë policë të plagosur

Mënyrat më të mira për të ndaluar menjëherë rrjedhjen e gjakut nga hunda

Vrasësi i heshtur: Ja çfarë do të thotë e shkruara në fund të shisheve plastike për shëndetin tuaj

Post-ndeshje/Mamiç: Jemi të kualifikuar – Josa: Asgjë ska përfunduar

Post-ndeshje/Mamiç: Jemi të kualifikuar – Josa: Asgjë ska përfunduar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni