Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga FITIM ZEKTHI/ Frika nga humbja e pushtetit, ku të shpie?!

by te Sheshi
08/03/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fitim Zekthi/ NARCIZMI, SËMUNDJA JONË E MADHE!

Gjithë historia e njerëzimit ka treguar se pushteti ka prirjen të korruptojë. Sa më i madh pushteti, aq më e madhe kjo prirje. Studiues të shumtë të filozofisë politike por edhe të lëmive të tjera të shkencave sociale, i kanë dhënë njeriut një literaturë jashtëzakonisht të pasur mbi natyrën e pushtetit dhe mënyrat si ai korrupton. Nën këtë këndvështrim, në botën perëndimore është ndërtuar një traditë e admirueshme e kufizmit të pushtetit, si mjet i domosdoshëm në mpakjen e flakëve shkrumbuese të korrupsionit.

Vende si Shqipëria, duket se e kanë të pamundur ta bëjnë pjesë të ndërgjegjes së tyre politike kufizimin e pushtetit. Në të kundërt, etja për të rritet paprerë.  Edhe sot, zjarri bubulak i një lufte ekstreme për pushtet, për marrje komptencash, për rritje të pasurisë, për dominim, djeg që nga mesi i parlamentit dhe qeverisë, deri në çdo kthinë ku mbërrin nxehtësia e tij. Në të vërtetë nuk është pushteti ai që korrupton.

Fituesja e çmimit Nobel, liderja e burgosur për vite me radhë e  opozitës  në Mianmar, Aung San Suu Kyi, në një fjalim monumental që dërgoi të shkruar në Stokholm (nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel pasi ishte në arrest shtëpie) thotë se nuk korrupton pushteti, por frika e humbjes së tij nga ata që e kanë atë dhe frika e ndëshkimit nga pushteti e atyre që janë subjekt i tij. Aung San Suu Kyi shpjegon se janë katër nuancat e korrupsionit:

-Korrupsioni i mëkuar nga dëshira për të jetuar më mirë vetë me njerëzit e afërt dhe si pasojë, njeriu vihet në ndjekje të rryshfetit.

-Korrupsioni që të fut në veprime të poshtra për shkak se kërkon t`i bësh keq dikujt.

-Korrupsioni për shkak të injorancës dhe më kryesori,  korrupsioni që vjen nga humbja e plotë e sensit të së mirës dhe të keqes, ai që shkatërron çdo kuptim mbi të mirën dhe të keqen.

-Lloji i katërt është arsye edhe për të tre të tjerët.

Pra, frika e humbjes së pushtetit është një forcë e jashtëzakonshme korruptuese, një forcë që vendos në qendër mbajtjen e pushtetit dhe gjithçka tjetër e sheh si funksion  ose zgjatim të saj. Është kjo arsyeja pse dy deputetë të opozitës u morën dhe u bënë pjesë e shumicës. Është kjo arsyeja pse u ruajt një marrëveshje nga shumica në pushtet me partinë e z Idrizi, PDIU, në mënyrë që në çdo kohë të vështirë qeveria të mbijetojë.

Po kështu, kjo frikë e humbjes së pushtetit ndërton gjithë veprimin politik të qeverisë i cili orientohet nga denigrimi i opozitës dhe zgjerimi i vetë pushtetit. Kjo forcë madhore e detyron shumicën të hartojë ligje që zbehin pushtetin e presidentit, që ndryshojnë ligje me akte normative dhe zhbëjnë konsensusin politik. Është frika nga humbja e pushtetit ajo që bën shkarkimin e të gjithë oficerëve të lartë të policisë dhe zëvendësimin e tyre menjëherë me oficerë të tjerë. Është frika e humbjes së pushtetit që e bën qeverinë dhe kryeministrin të flasë me orë të tëra përditë në përpjekje të përkufizojë realitetin. Ishte frika e humbjes së pushtetit që çoi shumicën e djeshme në zgjedhjen e një presidenti të njëanshëm, në sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme, apo në betejën pa fund për moshapjen e kutive.

Edhe sot, është po frika e humbjes së pushtetit (brenda vetë opozitës) që korrupton sjelljen e opozitës, ndikon zgjedhjet e reja në parti dhe që ideon gjithë veprimin opozitar. Të njëjtën gjë ka bërë edhe opozita dje në çdo zgjedhje  brenda vetes, duke përzënë apo bërë të heshtin të gjithë kritikët.  Edhe frika e ndëshkimit nga pushteti është po ashtu një forcë madhore korruptuese. Duke qenë se pushteti mbahet me korrupsion, atëherë edhe frika nga ndëshkimi është shumë e madhe, për shkak të sulmeve personale.

Kuptimi mbi të mirën dhe të keqen është i paqenë, në gjithë sa ndodh në aulën e madhe të politikës së vendit. Tradita jonë që vjen nga komunizmi, ngjizi përdhunshëm pushtetin si vlerë të epërme, (partinë) shtetin si burim të dijes dhe të fuqisë. Kufizmi i pushtetit nuk ishte një mundësi. Lufta për pushtetin qëndronte mbi eshtra dhe gjak, intriga dhe vrasje, pandershmëri e plotë. Kësaj tradite vjen dhe i mbivendoset përpjekja për të ndërtuar një vend ku, pushteti dhe shteti nuk shihen si e vertetë absolute dhe as si fuqi të pakufizueshme. Jemi përballë një alkimie shumë të çuditshme kulturoreku, ku disa elementë mjaft të fortë vijnë nga tradita politike diktatoriale  dhe disa të tjerë nga morali relativist i sotëm. Kjo alkimi rrezikon të zhbëjë indet e shoqërisë sonë.

Alber Kamy përshkruan në mënyrë të jashtëzakonshme tek personazhi i Meursault-së (I Huaji) mungesën e sensit të të mirës dhe të keqes. Sipas Harry Jaffa, një filozof i njohur amerikan, ky libër së bashku me “Krim dhe Ndëshkim” të Dostojevskit dhe “Makbethin” e Shekspirit, janë veprat më domethënëse letrare që trajtojnë moralin dhe marrëdhënien me  politikën.  Ndërgjegja e Meursault është plotësisht e korruptuar megjithatë njerëzit e pëlqejnë atë si personazh. Me anë të këtij libri, njerëzit shtyhen të admirojnë Meursault-in, thotë Jaffa. Çfarë është Meursault? Ai është krejt indiferent ndaj moralit dhe nuk i kupton fare të tjerët që i kërkojnë t`i dojë njerëzit. Ai vret një njeri dhe dënohet me vdekje, pjesërisht edhe pse nuk qan në varrimin e nënës së tij. Meursault mendon se askush nuk ka të drejtë të presë që ai të qajë në varrimin e nënës. Sipas Meursault-së, nuk ka asgjë në univers që mund ta duash. Indiferenca e universit është e vetmja formë e mirë, e vetmja formë mirësie dhe njerëzit duhet të sillen në këtë mënyrë si edhe universi. Duke imituar universin, pra duke qenë indiferentë ndaj të mirës dhe keqes, atëherë njerëzit jetojnë në nivelin më të lartë. Në një farë mënyre, lufta politike në Shqipëri dhe shkalla e korrupsionit janë dëshmi se kjo indiferencë Meursault-iane ka zënë vend. Shoqëria po ashtu, në mjaft kuptime është kapluar nga kjo indiferencë morale. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Mustafa viziton Tiranën, përgatitet mbledhja e dy qeverive

Mustafa viziton Tiranën, përgatitet mbledhja e dy qeverive

Izraelitët në shesh kundër Netanyahu-t

Izraelitët në shesh kundër Netanyahu-t

Ngurrim për sanksione të tjera ndaj Rusisë

Ngurrim për sanksione të tjera ndaj Rusisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni