Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fintan O’TOOLE*: Vetëm kur është në rrezik, ideja e Europës frymëzon

by te Sheshi
21/02/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Fintan O’TOOLE*: Vetëm kur është në rrezik, ideja e Europës frymëzon

Pjesa më e madhe e ideve e provojnë veten duke funksionuar. Ideja e Europës nga ana tjetër, duket se është më e fuqishme kur shkon keq në mënyrë katastrofike. Përgjatë historisë moderne, duket se Europa bëhet një çështje urgjente vetëm kur kërcënohet me shpërbërje. Kur gjërat janë ok, Europa na mërzit për vdekje. Janë 28 hijet e grisë. Por, zhyte Europën në krizë ekzistenciale dhe papritur ajo ka rëndësi. Ky është paradoksi i madh i idesë: ajo kap imagjinatën kur është në një gjendje për faqe të zezë. Mënyra e çuditshme me të cilën kërcënimi i një Brexit e bën nocionin e Europës interesante sërish, është pothuajse familjar.

Europa ka tërhequr energji nga mbërritja e katastrofës. Konceptimi i parë modern i Europës – ai i një komonuelthi të krishterë të mbretërive të shenjta – nisi si ide për shkak se turqit ishin në dyert e Vjenës dhe triumfi i Islamit në Europë dukej një mundësi reale. Luftërat fetare me të cilat katolikët dhe protestantët vranë e prenë njëri-tjetrin përfunduan nga apeli për të njëjtën ide të krishtërimit europian.

Më pas, konceptet e Iluminizmit për një kulturë europiane bazuar në shkencën, arsyen dhe të drejtat e njeriut, u bënë më të gjalla kur Europa ra me fytyrë në baltën e Flandersit, gjatë luftës së parë. Dhe Bashkimi Europian u ngrit nga degradimi final i idealit të Iluminizmit në Aushvic. Kërcënoje apo shkatërroje idenë e Europës dhe papritur ajo bëhet e fuqishme sërish. Merre për të mirëqënë dhe ajo atrofizohet.

Në 58 vjetët e tij, Bashkimi Europian ka funksionuar më së miri kur ka qenë, në kuptimin më të gjerë të fjalës, negativ. Ai i ndali gjërat së ndodhuri. Ndaloi Gjermaninë nga shkatërrimi i vetes dhe Europës për herë të dytë. Ndaloi Europën Lindore e Qendrore nga kalimi në kaos pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Nuk ndali luftërat e tmerrshme në Jugosllavi, por ofroi një rrugëzgjidhje për Slloveninën dhe Kroacinë dhe të paktën një udhërrëfyes për Serbinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Gjithashtu, BE – dhe kjo njihet pak- lejoi Europën të shpëtonte nga disa prej hipokrizive të veta. Në zemër të idesë së Europës ishin nocionet e superioritetit të krishtërimit mbi Islamin dhe të racionalitetit shkencor mbi supersticiozitetin e njerëzve të rëndomtë. Ky superioritet e manifestoi veten në barbarinë e perandorive. “Europian”, për pjesën më të madhe të botës donte të thoshte një njeri i bardhë me pushkë në krah.

Ajo që mund të thuhet për Bashkimin Europian është se mundësoi shtetet e veta të fuqishme të imagjinojnë veten si vende post-perandoriake në botë. Me përjashtim të Luksemburgut të vogël, shtetet e tjera themeluese ishin ish-fuqi koloniale. Atyre iu bashkuan më pas edhe të tjera si Spanja, Portugalia e Britania e Madhe, sigurisht. BE i ndihmoi ato të mblidhnin mendjen, edhe pse jo plotësisht, nga të qënit fuqi koloniale; dhe Europën që të tejkalonte ndjesinë e të qënit në qendër të universit.

Të gjitha këto arritje nuk u nxitën aq shumë nga idealizmi sesa nga frika….

Me këtë logjikë, gjërat duhet të jenë në përmirësim për Europën. Optimizmi madhështor është i pakët dhe kërcënimet ekzistenciale janë kudo: mundësia për Brexit dhe pasojat dërrmuese, kërcënimi i lëvizjes së lirë të njerëzve për shkak të reagimit ndaj krizës së refugjatëve, ndarja jug-veri në lidhje me borxhet e eurozonës dhe rritja e nacionalizmit në Poloni dhe Hungari, për të mos harruar dështimin e parashikueshëm të masave të kursimit në rritjen ekonomike të eurozonës.

Nëse Europa prosperon nga kujtesa e katastrofave të mundshme, në fakt tashmë është në barazpeshë. Asnjë nga kërcënimet aktuale nuk mund të krahasohet me sfidat e rindërtimit të pasluftës apo me rënien e Bashkimit Sovjetik. Por, përzierja e të gjithave ngre pikëpyetje të mprehta për qëllimin dhe të ardhmen e unionit.

Ndoshta referendum britanik do të jetë momenti në të cilin BE të nisë të bëjë lidhjen mes rrënjëve të veta dhe anës pozitive të frikës. Jo një “Projekti Frika” duke paralajmëruar britanikët sesa të vështirë do ta kenë jetën jashtë këtij kopshti imagjinar të Edenit, por me anë të frikës energjetike që bota mund të jetë një vend goxha i keq nëse nuk punojmë së bashku për ta bërë më të barabartë, më demokratike dhe më të qëndrueshme. Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

*Fintan O’Toole punon për Irish Times dhe është autor i një sërë librash mbi historinë dhe politikën. Artikulli është botuar nga e përditshmja  britanike “The Guardian”.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Shqipëria kap standartet europiane në lindshmëri: popullsia drejt plakjes me ritme të frikshme

Shqipëria kap standartet europiane në lindshmëri: popullsia drejt plakjes me ritme të frikshme

Disa fotografi që tregojnë se fëmijët dinë si të na bëjnë për të qeshur

Disa fotografi që tregojnë se fëmijët dinë si të na bëjnë për të qeshur

“LEXO!”/ Udhëtimi i domosdoshëm drejt vetvetes

“LEXO!”/ Udhëtimi i domosdoshëm drejt vetvetes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni