Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Feti MEHDIU: Loja me shtetësinë e Kosovës

by te Sheshi
13/10/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Feti MEHDIU: Loja me shtetësinë e Kosovës

Shpresova se me Lojërat me Universitetin, me xhaminë, me Bajramin… do t`i jap fund këtij cikli, por zhvillimet e fundit në Kosovë, për Kosovën, fatkeqësinë e Kosovës, nëpërkëmbjen e një ministabiliteti që e ka brenda disa vijave që i njeh bota, sepse për ato vija është derdh gjak…nga njerëz të Kosovës, në momente shumë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës….ma bënë mendjen ujë!  Andaj do t`i kthehem ciklit: Loja me …me…!(*), sepse u bënë shumë dhe ma thotë mendja se  e kam borxh ta them mendimin tim, me qëllim që të mos bëhet:

Lojë me shtetësinë e Kosovës

Situata aktuale e krijuar në Kosovë dhe rreth saj, s`ka si të emërtohet ndryshe,  vetëm si lojë me shtetësinë e Kosovës. Ta zgjerosh Kosovën pa lëviz “potkat”! T`i shtysh kufijtë e shtetit “lehtë”! … të mos zgjohet nga gjumi shteti i Kosovës dhe i Serbisë?!

Edhe më banal është motivi, se e tërë kjo bëhet për të arrit një Marrëveshje historike dhe një pajtim definitiv me Serbinë, një rezultat historik – krejtësisht fiktiv, superimagjinativ dhe superdestruktiv – sigurisht sipas mendimit tim, sepse mua nuk ma rrok rradakja! Bota ka çka s`ka; ç`ka s`ka në botë e gjen në Kosovë – me “një nëse…” ! “Nëse pajtohemi…”!?

Të merresh me politikë me kaq opcione të hapura, me “nëse…” çfarë i thonë kësaj, në mos Lojë me shtetësinë e Kosovës?

Dhe është lojë bukur rëndë! Nuk është komponuar e dizajnuar për një ditë, as për një vjet. Ani të mendosh se është origjinale e Kosovës, kjo do të ishte supermarrëzi! Jo vetëm e një individi, sepse Halil Xhubrani, në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar u shpreh: “Kombi mban përgjegjësi për sjelljen e çdo individi”.

Kësaj lojës i kanë kontribuar shumë argat duke filluar qysh nga Marrëveshja e Kumanovës midis Natos me forcat Serbe dhe gueriles së Kosovës që doli ngadhënjimtare. Ngadhënjimtarët – luftëtarët e UÇK-ës – nuk arritën ta mbrojnë Luftën për Lirinë e Kosovës nga pseudo-luftëtarë, të cilët me uniforma të UÇK-ës të blera nga 10-15 marka, u ngjitën në struktura të larta e të respektuara të UÇK-ës dhe të mbajnë poste me kredibilitet.

Si pasojë e këtyre hapave që vazhduan edhe më pastaj të kamuflohen nën iluzionet që i gjen vetëm këtu “superdemokratike” e iluzioniste, duke afruar privilegje për dikënd, pa e vrar pak mendjen se privilegj i dikujt është shkelje e të drejtës së dikujt tjetër.

Parullat “MOS E PREK UÇK, nëpër shtëpitë e zbrazura, zbrazja e shitoreve nëpër, thjeshtë me grabitje,  ishte sinjali më i keq dhe njollë e zezë që u ngjitej luftëtarëve të vërtetë të UÇK-ës dhe porosia më destruktive që i jepej opinionit të gjerë të Kosovës.

Zaptimi i banesave, lokaleve, podrumeve etj., u reflektuan  në zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë, por më kot. Në vend se të eliminohen, këto veprime u legjitimuan dhe Kosova arriti këtu ku është sot. Përplot me agjencione! Edhe me Agjencioni për ta privatizuar Kosovën tërësisht, tani me ligje e me rrugë “demokratike” – vetëm me gishta…pa e vënë në përdorim kokën…

Prandaj sot dikush nga  luftëtarët e vërtetë fyhet, sepse  nuk dihet më kush është: Veteran, Heroi, Martir, Luftëtar, Ushtarë, është Invalid i UÇK-ës, apo invalid i rastit etj. Cili nga këto kualifikime çfarë kuptimi ka, çfarë statusi duhet të ketë në shoqëri sot.

Me këtë “logjikë” kemi arrit te LOJA ME SHTETËSINË  E KOSOVËS.  Kanë dalë në sipërfaqe: përmirësim i kufijve, korrigjim – madje edhe një korrigjim  “i lehtë”! zgjerim i Kosovës por pa cenuar kufirin!!! etj. Për këtë u dashka edhe një rund i ri bisedimesh midis Serbisë dhe Kosovës, pa nomenklatur të qartë shtetërore? Ç`janë këto: Serbi – Kosovë?

Për dikë, edhe kjo është politikë!

Po! por çfarë politike se?

Strukturat politike edhe intelektuale të Kosovës – ngase klasë politike e klasë intelektuale nuk ka – le të përgjigjen vetëm në disa pyetje:

– a dinë të numërojnë, 1,2,3,…sa “Marrëveshje evropiane! Historike…” kanë bërë me Serbinë…prej fillimit të “Bisedave teknike… historiko-evropiane?!”

– sa prej atyre marrëveshjeve i ka zbatuar Serbia?

– edhe sa “Marrëveshje histerike duhet të bëhen për të mbledh mend ithtarët e `lojrave pa kufi` në bisedime? Bisedat për shtetësinë e Kosovës janë zhvilluar nga viti 1968, dhe janë mbyllë në vitin 1997, kur Kosova dhe Serbia hynë në fazën e “vazhdimit të diplomacisë me mjete tjera”! Kjo përfundoi në qershor të vitit 1999.

– Në vitin 2008, e tërë bota e mori vesh dhe e uroi Kosovën për shtetësi e pavarësi, me kufi, me flamur, e me himn enkas për “Shpalljen e Kosovës shtet i pavarur Demokratik”

– a dinë të shkruajnë, t`i informojnë dhe alarmojnë miqtë e Kosovës me obstruksionet që i bën politika Serbe kundër Kosovës?

Liberalizimi i vizave nuk e mbulon plaçkitjen e Kosovës me anë të privatizimit.  Nuk mund të mbulojë ata 2000 jetëra të Kosovarëve që mbahen as me varr as pa varr, as në qiell as në tokë!  Për  çka u bë lufta? Për çlirim dhe pavarësi të Kosovës apo për për të vazhduar mbajtjen në robëri të 2 milion qytetarëve të Kosovës nën maskën e  bisedave për : “Marrëveshje historike evropiane… ” duke i vënë kapak humnerës së krimeve që i kreu politika serbe në këtë Kosovë  – kaq sa është-pa Lugina e kodrina.!?

Kosova nuk e ka kohën të futet në luftë të përjetshme me Serbinë. Ata që e kanë harruar përse u bë luftë me Serbinë – jo konflikt! – por luftë, do të turpërohen para të vrarëve e të zhdukurve në atë luftë.

A u bë luftë për liri e pavarësi të kësaj Kosove, apo për bisedime “teknike” evropiane dhe për ta zgjeruar Kosovën  me “korrigjime të lehta”  të struktura në imagjinatat e individëve të përsosur për marifetllëqe, pa e përfillë fare faktin se Feja, Kombi dhe Shteti nuk durojnë lojëra e shaka!

Janë asete serioze.

Nuk durojnë lojë imagjinare ku nuk shihet as porta, as portieri, as ekipi! Jehon vetëm zëri i referit: “prite andej, ktheje djathtas – në mundsh… shuto drejt nëse e sheh portën, merrja topin nëse ta jep se…”Uuurraaa…”

Katundi që shihet kallauz nuk do! Kush kërkon kallauz dëshmon se nuk e ka mendjen të shkojë n`atë katund! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Tirana, kërkesë Prishtinës: na e ktheni Babalen

Tirana, kërkesë Prishtinës: na e ktheni Babalen

Komunistët në vitin 1947: të hiqen Kur’ani dhe Bibla nga sallat e gjyqeve

Komunistët në vitin 1947: të hiqen Kur’ani dhe Bibla nga sallat e gjyqeve

Pastori Brunson mbërrin në SHBA, Trump falenderon Erdogan: na presin marrëdhënie të shkëlqyera

Pastori Brunson mbërrin në SHBA, Trump falenderon Erdogan: na presin marrëdhënie të shkëlqyera

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni