Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Refleksion mbi të kuptuarit e politikës dhe pushtetit

by te Sheshi
23/06/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Refleksion mbi të kuptuarit e politikës dhe pushtetit

Politika si proces është e lashtë pothuajse sa vetë njerëzimi dhe atë e hasim qysh në civilizimet e lashta si ato greke, romake, egjiptase, e kështu me radhë. Në kuptimin terminologjik politika është pjesë e filozofisë praktike që studion lumturinë njerëzore në bashkësi ose shtet, që merret me të gjitha veprimtaritë që synimin e gjejnë tek shoqëria si bashkësi e njerëzve të lirë. Sipas fjalorit politik të Oxford-it “politika ka të bëjë me praktikën e mjeshtërisë ose të shkencës së drejtimit dhe të administrimit të shteteve ose të njësive të tjera politike.

Sfera e politikës mund të shtrihet edhe jashtë vetë institucioneve shtetërore, sepse ka shumë mënyra nëpërmjet të cilave ato që nuk bëjnë pjesë në aparatin qeveritar kërkojnë të ndikojnë mbi të. Ky proces ka të bëjë po ashtu me alokimin, vlerat dhe pamjaftueshmërinë të cilat i determinojnë pasurinë, statusin dhe pushtetit. Me të drejtë Robert A Dahl thekson se një sistem politik është çdo model i vazhdueshëm i njeriut Marrëdhënie që përfshijnë…pushtet, rregull apo autoritet”. Nga këto elaborime mund të arrijmë në përfundim se politika sot mund të akceptohet si: ushtrim i pushtetit, shpërndarje publike e vlerave, zgjidhje e konflikteve, konkurrencë midis individëve dhe grupeve, art i qeverisjes, si kompromis dhe konsensus, etj. Qëllimi fundamental i politikës është kompromisi dhe dialogu, gjë që është kundërta e konfliktit, madje ka studime të cilat theksojnë se në momentin kur përfundon konsensusi politik (pra nuk ka dakordime) atëherë kemi shpërfaqje të konflikteve të ndryshme.

Në anën tjetër, pushteti është parë si një dukuri përhershme e jetës sociale, kjo për shkak të natyrës së një stratifikimi social dhe për atë që disa njerëz gjatë historisë së njerëzimit kanë më shumë autoritet ose ndikim social se sa të tjerët. Kurse, grupet shoqërore janë ata që pastaj orientojnë pushtetin, kjo ndodhë në shoqërinë moderne me votim të drejtpërdrejtë dhe të lirë që njëheritë janë shtylla të demokracisë. Për Foucultin pushteti “Pushteti është gjithkund, jo sepse përfshin gjithçka, por sepse vjen prej gjithkund. Pushteti është i “pakufizuar”, i gjithpranishëm; ai çdoherë është tashmë aty”. Kurse Weberi bënë dallimin në mes të fuqisë dhe pushtetit. Sipas tij, përderisa fuqia ka të bëjë me posibilitetin që persona të caktuar do ta respektojnë një urdhër me një përmbajtje të caktuar. Pushteti është kategori sociale ngushtë e lidhur me shtetin, me kontrollimin e jetës së brendshëm dhe të jashtme të qytetarëve. Madje, ai dallon edhe tri tipe të pushtetit: pushtetin tradicional, karizmatik dhe pushtetin ligjor (racional). Prandaj, mund të themi se pushteti sot si kategori shoqërore dhe juridike ka përgjegjësinë për përcaktimin e normave apo rregullave të cilat përbëjnë rendin shoqëror, duke bërë kështu që t’i organizojë edhe raportet ndërmjet grupeve shoqërore dhe të ketë legjitimitetin e mbrojtjes së tyre.

Si kuptohet politika dhe pushteti tek shqiptarët

Pasi që bëmë një shkoqitje të definicioneve mbi politikën si art i të qeverisurit dhe pushtetin si një kategori shoqërore e cila ka përgjegjësinë për organizimin e rregullave shoqërore, medoemos duhet ta prekim edhe çështjen se si kuptohet politika dhe pushteti sot tek shqiptarët. Me kalimin nga komunizmi në demokraci në Shqipëri dhe nga socializmi në demokraci në Kosovë, por edhe në Maqedoni, jemi dëshmitarë të asaj që politika sot tek shqiptarët më shumë kuptohet si një lloj makiavelizmi, që do të thotë se politika përdoret si një mjet ose strategji për të arritur në pushtet me qëllim të përvetësimit, prestigjit shoqëror, statusit më të lartë dhe udhëheqjes. Ndërsa, pushteti kryesisht akceptohet si një strukturë shoqërore e cila do të zgjas përgjithmonë dhe nuk analizohet çështja se pushteti mund të ndërrohet çdo herë pasi që një gjë të tillë e mundëson vetë sistemi demokratik. Nuk është për habi se në SHBA presidentët qëndrojnë në pushtet vetëm dy mandate edhe pse një gjë e tillë nuk është e shkruar, por më shumë është fiktive. Kjo për shkak të asaj që studiues të shkencave të ndryshme, sidomos asaj të sociologjisë së krimit dhe devijimit potencojnë faktin se sa më gjatë në pushtet të jetë një grup i njerëzve aq më afër krimit mund të jenë. Me fjalë të tjera, sot si politika po ashtu edhe pushteti shihen si mjete për të arritur ato, për të udhëhequr ato, si dhe nuk merren parasysh kërkesat e qytetarëve. Në një shtet demokratik dhe ligjor, primare do të ishin kërkesat e qytetarëve, për shkak se tek e fundit qytetarët janë ata që me votën e tyre të drejtpërdrejtë kanë zgjedhur strukturat (elitat) udhëheqëse dhe kjo në njëfarë mënyre do të ishte një kontratë shoqërore thënë kështu në gjuhën e Rusos.

A ka moral politika

Në diskurset mediale, shpeshherë kemi parë që promovohet një lloj morali politik para audiencës e në realitet ndryshe mendohet dhe ndryshe veprohet. Një gjë e tillë në kuadër të psikologjisë sociale njihet si disonancë njohëse, sepse ka të bëjë atëherë kur mendimet dhe veprimet tona nuk përputhen. Politika dhe morali pothuajse janë dy pole të kundërta, sepse përderisa politika mund të shihet si proces apo veprimtari, morali ka të bëjë më shumë me normat apo parimet e sjelljes së shoqërisë apo bashkësisë, norma këto të pranuara nga të gjithë. Mirëpo, ato edhe mund të bashke dyzohen për qëllim të të mirave të përbashkëta shoqërore. Shpeshherë morali instrumentalizohet nga grupet e interesit apo partitë politike me qëllim të arritjes së pushtetit, pastaj morali i tillë pothuajse gradualisht zbehet dhe për një kohë të shkurtër harrohet fare. Prandaj, praktika e deritanishme ka treguar se edhe po që se do të kishte moral në politik në kuptimin e një norme shoqërore sikurse në vendet e zhvilluara demokratike, ku ka një mirëqenie më të mirë për qytetarin, tek ne vërehet se një gjë e tillë mungon, kjo për shkak të ndikimit të një sërë faktorëve ndër to edhe: mungesës së korrektësisë me votuesit, mungesës së diskursit filozofik mbi politikën, mungesës së programeve konkrete të partive politike, mungesës së kredibilitetit, si dhe faktorëve të tjerë.

Thënë në përgjithësi, aktualiteti i sotshëm pasqyron një dimension mbi politikën si formë e instrumentalizimit për të ardhur në pushtet me qëllim të prestigjeve shoqërore dhe jo për të mirën dhe interesin e qytetarëve, gjë që ishte dashur të jetë. Kjo vërehet sidomos me rastet e fushatave zgjedhore dhe premtimet megalomane, të cilat shpeshherë i tejkalojnë ndoshta edhe nocionet e kohës dhe hapësirës, sepse duke parë realitetin premtimet e tilla nuk do të mund të arriheshin ndoshta edhe një shekull. Prandaj, elitat politike shqiptare në pjesën më të madhe të kohës ndryshe premtojnë dhe ndryshe veprojnë, gjë që pasqyron qartë edhe produktet (politikat) dhe shpërndarjen e të të mirave të përgjithshme në praktikë në një nivel shumë të ulët në raport me shtetet tjera të BE-së. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Real i Madridit “fiton” edhe historinë

Real i Madridit “fiton” edhe historinë

6-vjeçari autik rradhit 196 shtetet sipas rendit alfabetik

6-vjeçari autik rradhit 196 shtetet sipas rendit alfabetik

Prodhuesit nga Kosova protestojnë kundër importimit të vezëve nga Shqipëria, po dëmtohemi rëndë

Prodhuesit nga Kosova protestojnë kundër importimit të vezëve nga Shqipëria, po dëmtohemi rëndë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni