Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes në Kosovë

by Te Sheshi
25/05/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes në Kosovë

Pushteti sot mund të shihet si një autoritet legjitim i zgjedhur nga ana e qytetarëve me qëllim të rregullimit më të mirë të jetës së tyre, duke përfshirë këtu mirëqenien sociale, sigurinë, ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe integrimin e tyre gjithëshoqëror. Për Foucault-in, pushteti i vërtetë gjithmonë mbështetet në injorancën e agjentëve të tij, me zbulimin e shfaqjes së biopushtetit dhe biopolitikës në një teknologji biologjike dhe politike të popullsisë. Asnjë aktor i vetëm njerëzor, e as grup, nuk e përdor pajisjen (makinën apo aparatin), por pushteti (fuqia e pushtetit) shpërndahet përmes aparatit në mënyrë efikase dhe në heshtje, duke siguruar agjentët e saj që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme. Për shkak të këtij veprimi, pushteti nuk ka gjasa që të zbulohet, kështu që mbetet i pakapshëm për hetimin “racional”. Ndërsa Giddens-i i kushton një rëndësi të madhe aspektit të pushtetit në jetën shoqërore. Ai pajtohet që pushteti nuk ka një lokus, nuk është i lidhur me normat dhe vlerat, apo me interesat e klasave. Megjithatë, ai kundërshton përfaqësimin e pushtetit si gjithëpërfshirës dhe mënyrën se si zotëron disa elemente. Pushteti, sipas tij, është i integruar në një praktikë komplekse shoqërore, në të cilën agjencia njerëzore ka cilësi strukturale, dhe se struktura shoqërore është pjesë e aktivitetit njerëzor që e krijon dhe siguron vazhdimësinë e tij.

Në këtë drejtim, ka pasur një relacion në mes të pushtetit dhe gruas, për shkak se gruaja çdo herë pothuajse ka qenë e shtypur, dhe janë të rralla rastet kur ajo ka qenë vendimmarrëse; të paktën këto janë disa nga leksionet e sociologjisë së historisë. Sido që të jetë, ky fakt ka bërë që sociologët t’i kushtojnë rëndësi raportit mes grave, pushtetit dhe aspektit të vendimmarrjes. Kjo për shkak se gruaja është e barabartë me burrat në të gjitha poret e jetës, dhe asaj padrejtësisht i është mohuar kjo e drejtë, dhe për fat të keq akoma vazhdon të jetë prezentë ende një gjë e tillë në shumë shtete të globit. Kështu që bota bashkëkohore, edhe pse sot pothuajse ka arritur në piedestalet më të larta të zhvillimit njerëzor, madje konsiderohet si shoqëria më e përparuar deri më tani që nga historia e njerëzimit, mund të themi se ende ballafaqohet me shumë sfida të natyrave të ndryshme. Në veçanti me natyrën e stratifikimit social, me theks të veçantë në pabarazitë gjinore.

Krahas sfidave dhe problemeve të këtyre natyrave, edhe shteti i Kosovës, si krijesë e re, nuk përjashtohet nga këto sfida. Mu për këtë shkak, qysh menjëherë pas vitit 1999, pra, pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, doli rekomandim nga OKB-ja që Kosova në parlamentin e saj të kishte një kuotë gjinore prej 30% të ulëseve të përbërë nga gjinia femërore, kundrejt 70% të gjinisë mashkullore; kjo kuotë akoma vazhdon të jetë në fuqi. Në një ose në tjetrën mënyrë, kjo kuotë bëri që të hapeshin shumë dyer për trajtimin e grave në sferën publike dhe private më mirë sesa dikur. Kjo për shkak të rrethanave që kishin mbretëruar para vitit 1999 dhe mungesës së integrimit gjithëshoqëror. Ndërsa, pas periudhës së konfliktit, me krijimin e institucioneve të Kosovës, emancipimin e femrës, ndryshimin e pozitës dhe promovimin e saj, erdhi deri tek krijimi i një sërë mekanizmash institucionalë që janë të rëndësishëm për krijimin e hapësirës që gruaja të jetë në proceset vendimmarrëse në Kosovë.

Baza ligjore dhe gruaja në vendimmarrje

Kur flitet për bazën ligjore në raporton me barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje, duhet cekur se aktualisht Kosova ka një bazë të mirë ligjore, e cila garanton dhe promovon barazinë ligjore, megjithëse problematike mbetet ende zbatimi i kësaj baze ligjore si në sektorin publik, po ashtu edhe atë privat. Fillimisht, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridiko-politik, “përveçse në gjuhën dhe strukturën e saj ka një balancë gjinore, ajo respekton dhe promovon parimet e barazisë gjinore, që janë të pranuara edhe ndërkombëtarisht (Neni 71). Për më tepër, Kushtetuta ndalon çdo formë të diskriminimi,t përfshirë edhe diskriminimin në baza gjinore. Një parim i tillë është më tej i sanksionuar me Ligjin Kundër Diskriminimit, i cili promovon parimin e barazisë gjinore dhe kundër diskriminimit në baza gjinore (Neni 2), duke paraparë edhe sanksione për personat fizikë dhe juridikë që shkelin dispozitat e këtij ligji (Neni 9.2). Fusha e  zbatimit të këtij ligji mbulon jo vetëm institucionet publike, por edhe ato private, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet edhe të personave fizikë (Neni 4).

Ligji për Barazi Gjinore, i cili në veçanti synon të mbrohet, të trajtohet dhe vendoset barazia ndërmjet gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve, dhe për kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor, e në të gjitha fushat e jetës shoqërore (Neni1.1). Ligji përcakton një sërë masash  ligjore për arritjen e barazisë së plotë të femrave dhe meshkujve në shoqëri, të cilat japin përparësi specifike në mënyrë që pjesëtarëve të gjinisë së caktuar t’u mundësohet qasje e  barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore, të mënjanohet pabarazia gjinore ekzistuese ose t’u sigurohen të drejta të cilat më herët nuk u kanë takuar (Neni 2.9) [Raporti nga ZBGJ, 2011].

Vërehet se legjislacioni ka dispozita të mira ligjore, të cilat kanë precizuar edhe përqindjen e femrave, por që shpeshherë në praktikë nuk implementohen. Ligji për barazi gjinore kërkon nga institucionet publike që të ndërmarrin masa ligjore për krijimin e një barazie gjinore nëpër institucione, sepse, tekefundit, kjo nuk është vetëm e drejtë e njeriut, por edhe nevojë e domosdoshme për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe demokratike. Përveç këtyre ligjeve, ka edhe ligje të tjera të cilat promovojnë barazinë gjinore dhe inkurajojnë gruan të ecë më tutje.

Ndër to është edhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili është një ndër ligjet që nxit dhe siguron përfaqësimin gjinor në institucionet publike në Kosovë, duke përcaktuar kuotën prej 30 për qind për përfaqësim gjinor në organet legjislative, si në nivel qendror dhe në atë lokal (Neni 111.6) [Raporti nga ZBGJ, 2011]. Po ashtu, ligje të tjera janë edhe Ligji i punës, Ligji për Shërbimin Civil, Ligji për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Madje, në mënyrë që jetë prioritet barazia gjinore, qysh herët në kuadër të institucioneve të Kosovë janë krijuar zyra të ndryshme që promovojnë dhe inkurajojnë barazinë gjinore në çdo segment të jetës (vijon). /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Vizita në kontinentin e vjetër: përse Trump e sheh Europën me kontraste të thella

Vizita në kontinentin e vjetër: përse Trump e sheh Europën me kontraste të thella

Trupat ushtarake marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare në kryeqytetin brazilian

Trupat ushtarake marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare në kryeqytetin brazilian

Pse nuk duhet të pini ujin me limon në restorant

Pse nuk duhet të pini ujin me limon në restorant

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni