Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI*: Ndryshimet sociale dhe diversiteti fetar në Kosovë

by te Sheshi
10/07/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI*: Ndryshimet sociale dhe diversiteti fetar në Kosovë

Diversiteti fetar, etnik dhe kulturor, konsiderohet pa dyshim si ndër vlerat më karakteristike të një shoqërie. Sidomos diversiteti ka një rëndësi të veçantë për faktin se pasqyron në vetvete një mozaik, art dhe komunikim, por, mbi të gjitha, një bashkëjetesë ndërmjet konfesioneve fetare të cilat janë të pranishme në atë shoqëri. Në përgjithësi, tek shqiptarët, dallimet fetare janë normale të kenë ekzistuar edhe më parë, kjo falë ndryshimeve sociale dhe rrethanave shoqërore, politike, ekonomike e të tjera që kanë mbretëruar. Megjithatë, vlen të përmendet se dallimet fetare kanë qenë më shumë latente sesa të ekspozuara, edhe pse ato herë pas herë kanë pasur një kryeqenësi nga zona në zonë. Mirëpo, me ndryshimet dhe zhvillimet sociale që ndodhën së pari në Shqipëri pas rënies së komunizmit, me shpërfaqjen më pas të luftërave në Ballkan, me theks të veçantë në Kosovë (sidomos me përfundimin e saj), me shndërrimin e një fryme nga ajo socialiste në atë demokratike, pati edhe disa ndryshime të vërejtura më tej. Ndryshimet sociale, të cilat apriori nënkuptohen si ndryshime të përgjithshme në çdo sferë, dhanë një produkt se diversiteti fetar është në lëkundje. Kjo më së miri u vërejt me ardhjen e një sërë organizatash si nga Lindja, po ashtu edhe nga Perëndimi, ku qëllimi i tyre ishte që të instalohej një “virus” i cili do të ndikonte që ky diversitet të prishej. Gjendja e Kosovës pas vitit 1999, dëmet e luftës në njerëz dhe infrastrukturë, mungesa e ligjshmërisë, mungesa e kontrollit të mjaftueshëm mbi hyrjet dhe daljet e organizatave, të individëve të ndryshëm, pastaj faktorët socio-ekonomikë, mungesa e vetëdijes shoqërore mbi mikro dhe makrokulturat e ndryshme, pasiguria sociale, por edhe faktorë të tjerë, bënë që organizatat në fjalë ta shfrytëzojnë fare mirë rastin për të mbjellë ndoshta një farë e cila do të lulëzonte më vonë. Kjo u pa më tutje, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku kishim disa tendenca mbi një fundamentalizëm fetar. Pasuria e madhe që kishte mbretëruar qysh herët kishte rrezik tani të fundosej sikurse thesaret e anijeve në oqean. Ndaj, në përgjithësi mund të themi se ndryshimet sociale, që sot nga sociologët iu referohen ndryshimeve të rëndësishme shoqërore me forma të modeleve të sjelljes, vlerave kulturore dhe normave sociale, kanë pasur një ndikim edhe në gjendjen anomike, thënë kështu në gjuhën e Dyrkemit, tek diversiteti fetar. Sot gjendja aktuale tregon se ky diversitet, kjo pasuri e madhe e trashëguar, ka divergjenca të mëdha si për nga bashkëpunimi ndërkonfesional, po ashtu edhe për nga qasja dhe studimi i problemeve që i preokupojnë qytetarët (besimtarët e tyre), e kështu me radhë. Në fakt, këto ndryshime kanë bërë që sjellja e njerëzve të ndryshojë karshi diversitetit fetar, të ketë paradokse të mëdha kulturore, antivlera, mungesë të komunikimit dhe të bashkëpunimeve ndërmjet organizatave fetare, duke i etiketuar njerëzit në bazë të profilit, dukjes, imazhit, zhargonit, e të tjera, ndërsa dikur këto nuk kanë qenë të pranishme. Madje, kjo ndarje ka shkuar deri në atë masë sa njerëzit të paragjykohen apo të krijohen stereotipa të ndryshëm për ta vetëm pse i takojnë një religjioni të caktuar, në këtë rast, Islamit. Nga kjo del se shoqëria kosovare po shkon drejt një ndarje të tri grupeve: a) religjiozët, ku bëjnë pjesë besimtarët e konfesioneve fetare që janë në Kosovë, në veçanti mazhoranca islame, b) religjiozofobët, ku futen ata njerëz që në një mënyrë a në një tjetër janë fobikë ndaj religjionit, sidomos ndaj Islamit, dhe c) fanatikët, ku përfshihen personat që për qëllime të ndryshme mundohen ta shkatërrojnë ikonën e galerisë shqiptare, e që është diversiteti fetar.

Toleranca apo bashkëjetesa fetare

Shpeshherë në diskurset publike flitet për tolerancën fetare tek shqiptarët, sidomos në Kosovë. Sipas Habermasit, toleranca fetare shihet si një stimulues (paqësormbajtës), në kuptimin adekuat të multikulturalizmit dhe të bashkëjetesës së komuniteteve drejt formave të ndryshme kulturore të jetës brenda një bashkësie demokratike. Hulumtimet dhe studimet e shumta që janë bërë nga ana e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës vënë në pah se kjo tolerancë, për të cilën flasim, nuk është më si dikur. Madje, tek shqiptarët më shumë ka pasur bashkëjetesë fetare sesa tolerancë fetare, sepse, në kuptimin primar, tolerancë jep kryesisht grupi (shoqëror) i cili ka një mazhorancë më të madhe. Prandaj, shihet se, si rezultat i shumë ndryshimeve sociale, kjo bashkëjetesë ka filluar të zbehet. Kjo vërehet më së miri në gjuhën e përdorur shpesh nga klerikët fetarë, e po ashtu në mediat dhe në rrjetet sociale, e në grupet që debatojnë aty; jo vetëm që kanë mungesë të kulturës së debatit, por kanë edhe urrejtje ndërfetare, duke e zbehur kështu këtë pasuri shekullore. Këto kanë pasur edhe efekte të tjera, teksa shpeshherë kanë prodhuar edhe elemente të çbashkëjetesës apo të intolerancës, kryesisht verbale, sidomos në rastet kur ideologjia dhe religjioni janë bërë bashkë. Të tilla kanë qenë rastet mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftërat e huaja, si në Irak, Siri, e së fundi edhe në Ukrainë; është vënë re sidomos një qasje jokonstruktive në debatet dhe në ligjërimet, që shpesh kanë qenë të irrituara, emocionale dhe joracionale, duke ua atribuar fajin më shumë faktorëve të brendshëm sesa atyre të jashtëm. Pastaj janë rastet lidhur me politizimin e faltoreve fetare, si me ndërtimin e xhamive dhe kishave (bashkësive fetare), e kështu me radhë.

Faktorët që çuan në krizën e diversitetit fetar

Në këtë analizë të shkurtër do t’i përmbledhim disa faktorë që kanë ndikuar që ky diversitet fetar, mozaik, dhe kjo bashkëjetesë fetare shekullore të ndryshojnë. Mbase jo në atë masë sa të ketë ndonjë konflikt fetar, por zbehja, ndryshimet, sjelljet e qëndrimet vërehen shumë tek konfesionet fetare në raport me njëri-tjetrin. Andaj, në këtë drejtim pa dyshim se bëjnë pjesë faktorët që kanë rrjedhur si pasojë e ndryshimeve sociale, të cekur edhe më lart, të cilët kanë ndikuar që ithtarët e besimeve fetare të kenë jo vetëm qëndrime të kundërta, (gjë që është normale në një shoqëri demokratike), por edhe nxitje për urrejtje ndërfetare, për t’u reflektuar më pas në nivel mbarëkombëtar. Një faktor tjetër që duhet përmendur është edhe mungesa e zgjidhjes me kohë të statusit të bashkësive fetare, mosorganizimi adekuat i bashkësive fetare në Kosovë, kriza e vlerave, e cila ka pasur ndikim tek krizat e tjera, si te ajo morale dhe e identitetit. Për të vijuar me faktorët socio-ekonomikë (papunësia e lartë dhe varfëria), me kalimin nga kolektivizmi në individualizëm, e me të tjerë.

Pasojat

Kur flasim për pasojat, vetë fjala “pasojë” nënkupton që nëse nuk ndërmerren hapat e nevojshëm për një fenomen të caktuar, atëherë efektet do të jenë kronike. Në këtë kontekst, pasojat kryesore do të reflektojnë në pasiguri sociale, gjë që mund të ketë edhe ndikime të tjera, ndër to edhe mundësia e shpërfaqjes së ndonjë konflikti fetar, të cilin nuk e dëshiron askush.

Përfundime dhe rekomandime

Diversiteti fetar është një mozaik dhe një dhuratë që na e ka dhënë Perëndia, andaj në promovimin e tij dhe në përmirësimin e zbehjes së bashkëjetesës fetare duhet që të gjithë aktorët të japin kontributin e tyre. Fillimisht të bëhet ligji për bashkësitë fetare, të kenë ligjërime publike mbi religjionin, mbi bashkëjetesën fetare, të organizohen konferenca e seminare të ndryshme për këto tema, klerikët fetarë të jenë më të vëmendshëm në ligjëratat e tyre, mediat po ashtu t’u japin një rëndësi pozitive raporteve ndërfetare që mbretërojnë në Kosovë, dhe elita akademike, intelektuale, të ketë zërin e saj në dhënien e mesazheve të ndryshme për fuqizimin dhe krijimin e një kohezioni social sa më të frytshëm për riparimin e zbehjes së bashkëjetesës fetare tek shqiptarët. /tesheshi.com/

 *MSc. Sociolog

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Thaçit nuk i lejohet të hyjë në Bosnje, ndërhyn Republika Srpska

Thaçit nuk i lejohet të hyjë në Bosnje, ndërhyn Republika Srpska

Si ndodhi që telegrami që nxiti Hitlerin të vriste veten gati u harrua në një kasafortë në Karolina

Si ndodhi që telegrami që nxiti Hitlerin të vriste veten gati u harrua në një kasafortë në Karolina

Dokumenti: dogana e maqedonase kërkon pajisje për përgjim

Dokumenti: dogana e maqedonase kërkon pajisje për përgjim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni