Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Kultura e komunikimit në diskurset mediale dhe realiteti ynë shoqëror (I)

by Te Sheshi
29/01/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Kultura e komunikimit në diskurset mediale dhe realiteti ynë shoqëror (I)

Kur flitet për komunikimin, menjëherë mendja na shkon tek dialogu, marrëveshja apo bashkëbisedimi. Realisht, sot edhe pse ka definicione të ndryshme për komunikimin, ai konsiderohet një resurs më vete, sepse pasqyron shumë dimensione që i ndërlidhin njerëzit në forma të ndryshme.

Nëse kthehemi në retrospektivën e historisë, do të shohim se komunikimi ka lindur me vetë njeriun si qenie sociale-biologjike, por jo në këtë formë të cilën e njohim sot. Komunikimi dikur është realizuar përmes simboleve, përmes shenjave të ndryshme, përmes komunikimit joverbal, si dhe përmes formave të tjera. Mirëpo, me evoluimin e shoqërisë, me ndryshimet sociale në kontekstin global, kemi zhvillimin e komunikimit përmes formave të ndryshme, mjaft të sofistikuara. Këtë e ka mundësuar me siguri edhe zhvillimi i teknologjisë, shkencës dhe informatikës.

Ndaj, për t’u zhvilluar komunikimi, të paktën duhet të jenë dy bashkëbisedues, të cilët i ndërlidh një ndërveprim shoqëror. Pra, kemi të bëjmë me dërguesin dhe pranuesin e mesazhit, si dhe anasjelltas. Paraprakisht, qëllimi i komunikimit është shkëmbimi i informacioneve të ndryshme në mes të dy personave ose më shumë personave, që në disa raste emërohet si komunikim me publikun, për shkak se i referohet këtij të fundit. Kjo lë të kuptohet se komunikimi sot mund të perceptohet si dialog (marrëveshje) që i ndërlidh njerëzit ndërmjet tyre. Megjithëse shpeshherë manifestimi i tij në publik mund të marrë edhe konotacione negative dhe të shpërfaqë konflikte si rezultat i keqkuptimeve. Mu për këtë shkak, në kuadër të sociologjisë së komunikimit masiv, por edhe komunikologjisë, e cila shihet si një shkencë më vete, ekzistojnë studime, hulumtime e analiza që flasin për një kulturë komunikimi e cila përfshin disa norma sociale dhe kulturore. Mirëpo kultura e komunikimit ka të bëjë më shumë me parimet kulturore gjatë komunikimit, të cilat mund të jenë në kuadër të institucioneve publike, private, në rrugë, diskurse, etj.

Sipas studiuesit Baumgratz (1998), në këtë drejtim, është e nevojshme një hartë kognitive kulturore me dimensionet e një situate të komunikimit social, e që në fakt përfshin individë apo grupe me prejardhje të ndryshme kombëtare ose kulturore, si dhe format e ndryshme të socializimit të cilët e plotësojnë një pikë të caktuar në jetën e tyre për të realizuar arritjet e caktuara, të përgjithshme shoqërore, institucionale, organizative, grupore dhe qëllimet personale!

Nga kjo del se kultura e komunikimit ka të bëjë me respektimin e normave kulturore dhe sociale gjatë komunikimit, sidomos në debate/diskurse që zhvillohen në media. Ndaj, për të ekzistuar një kulturë e tillë komunikimi, nevojitet që të respektohen disa elemente tepër të rëndësishme, si vijon:

  • Njohuri adekuate mbi diskursin e caktuar;
  • Respektim të kodit etik gjatë diskursit;
  • Respektim të kodit kulturor gjatë diskursit së zhvilluar;
  • Përvojë mbi diskurset/debatet e zhvilluara;
  • Mbajtja e një ekuilibri gjatë zhvillimit të debateve;
  • Respektim të mendimit të të tjerëve gjatë debateve ose mendimeve ndryshe, etj.

Këto elemente janë vetëm disa nga cilësitë të cilat e shquajnë kulturën e diskursit në përgjithësi, dhe respektimi i tyre ndikon dukshëm në pluralizmin e mendimeve dhe diskurseve të zhvilluara. Mirëpo, në realitet, shpeshherë gjatë zhvillimit të debateve/diskurseve të ndryshme, këto parime nuk respektohen dhe debatet marrin kthesa të tjera, të cilat tek publiku vlerësohen si irrituese dhe jo atraktive. Prandaj, për këtë shkak, edhe debatet e tilla nuk zgjojnë ndonjë interes të theksuar. Në suazat më të gjera, shohim se edhe mediat si agjense të socializimit janë ato që shpeshherë, për të mbuluar programet e tyre, mundohen që të pasqyrojnë emisione të ndryshme me të ftuar. Ndërsa në realitet imazhi i tyre vetëm sa shkon e zbehet si rezultat i mungesës së produktivitetit në emisionet në fjalë. Në përgjithësi, programet e tilla janë një mediokritet në vetvete dhe pasqyrojnë realitetin e shoqërisë tonë. Kjo për shkak të dy arsyeve kryesore:

a) Imponimit medial që publikut i servohet me një laramani të programeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe serialomaninë dhe debatet pa asnjë rezultat konkret,

b) Vetë publikut, i cili si duket është konformuar me programe të tilla.

Zhvillimi i debateve, i diskurseve të ndryshme, mbi problemet që e preokupojnë shoqërinë, jo vetëm ndikon në zhvillimin e shoqërisë në aspektin e informacionit apo edhe të zgjerimit të diturisë. Por ato gjithsesi i shërbejnë edhe zhvillimit të demokracisë. Në këtë drejtim, sot ka shumë teori që flasin për mënyrën e debatit/diskursit dhe të kulturës së komunikimit në debate të tilla. Ndër to është edhe teoria e Karl Poperit, e cila flet për zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik dhe tolerancës nga këndvështrime të ndryshme. Megjithëse ideja e këtyre teorive është promovimi dhe zhvillimi i debateve në formën sa më të mirë, sa më demokratike dhe racionale, në mënyrë që qytetarët të kenë një “hartë kognitive”. Debate të tilla vërejmë që zhvillohen edhe në mediat shqiptare, të cilat kanë anët pozitive dhe ato negative. E para, anët pozitive janë për shkak se vërehet një kulturë e re komunikimi, sidomos nga gjeneratat e reja, të cilat kanë kreativitet dhe diskurs, si dhe përdorin një gjuhë mjaft të artikuluar. Kurse, sa u përket anëve negative, ato ndoshta determinojnë anët pozitive, sepse shpeshherë debatet janë “anemike”, gjërat personalizohen, ka mungesë të dallimeve në mes të kritikës dhe ofendimit, si dhe shumë probleme të tjera, të cilat e zbehin nivelin e kulturës së komunikimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Ndihmësit e Erdoğan-it u japin përgjigje gënjeshtrave të gazetares së BBC-së: cilësi e ulët gazetarie

Ndihmësit e Erdoğan-it u japin përgjigje gënjeshtrave të gazetares së BBC-së: cilësi e ulët gazetarie

Shkëlqimi i Bandës së Lirisë, çmend grekomanët e Korçës (Pjesa e dytë)

Shkëlqimi i Bandës së Lirisë, çmend grekomanët e Korçës (Pjesa e dytë)

Acarimi PS-LSI, zv/kryeministri Peleshi: ja ç’presim nga aleati

Acarimi PS-LSI, zv/kryeministri Peleshi: ja ç’presim nga aleati

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni