Komunitarizmi si një filozofi sociale fillet e tij ka diku në vitet 90-ta atëherë kur filloj debati në mes të liberalëve dhe komunitarëve. Kjo rrymë për disa autorëështë edhe lëvizje politike, ka fokus tëveçantë komunitetin dhe të mirën e përbashkët. Gjithashtu, konsiderohet edhe si teori e cila është përqafuar goxha nga shumë shtete perëndimore.
Fokusi i saj është më shumë në dialogun dhe interdialogun social i cili zhvillohet brenda për brenda komunitetit me qëllim të transmetimit të vlerave dhe virtyteve morale, si dhe zbatimin e tyre në praktikë, nisur nga familja si agjens i parë i socializimit, pastaj shkollat i agjense të dytë të socializimit, njëherit institucione të veçanta e deri tek shoqatat e ndryshme vullnetare të cilat në pjesën më madhe të tyre veprojnë dhe promovojnë punën e bazuar në komunitet.
Sipas Amitai Etzioni, komunitarizmi është “një lëvizje shoqërore që synon shtrirjen e mjedisit moral, shoqëror dhe politik. Ndryshimi i zemrës, pjesa e rinovimit të lidhjeve sociale, pjesë e reformës së jetës publike…(Etzioni, Amitai: “The Spirit of Community – Rights, Responsibilities, and The Communitarian Agenda”, fq. 247). Kornizat e tij janë: Rinovimi moral i shoqërisë, pa puritanizëm;Kujdesi për të drejtën dhe rregulliminnë shoqëri, pa e bërë shtetin një shtet policor; Shpëtimi i familjes, pa i lënduar të drejtat e grave; Edukimi moral në shkolla, pa i indoktrinuar nxënësit; Mundësi të reja të jetës në bashkësi, pa u shikuar armiqësisht me njëri–tjetrin; T’i japësh njeriut sa më shumë përgjegjësi sociale, pa ia kufizuar të drejtat individuale; Mundësimi i pretendimeve në sukses individual në pajtim me qëllimin e përbashkët, pa i detyruar njerëzit të jetojnë në askezë, altruizëm dhe vetësakrifikim; Krijimi i një rregullimi të ri moral, social dhe publik, i cili të ndërtohet mbi bazën e bashkësive të rinovuara rrënjësisht, pa puritanizëm dhe shtypje (Kiçmari, Sabri: “Ideja, Qëllimi dhe Zbatimi Praktik i Teorisë Komunitariste, fq. 11).
Kjo lë të kuptohet se qëllimi i komunitarizmit është thjeshtë bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve të grupit shoqëror të njohur si komunitet mbi bazën e qëllimit, vlerave, virtyteve morale, reciprocitetit, fuqizimit të kapitalit social dhe ndjenjës së përkatësisë identitare. Një gjë e tillë krijon përgjegjësi sociale për individin dhe grupin social, ndikon në fuqizimin e raporteve ndër shoqërore, si dhe ndikon dukshëm që sjelljet devijante në komunitet të ulën.
Ku jemi dhe kah po shkojmë
Jemi dëshmitarë që shpërfaqjes së një individualizmi tejet të theksuar i cili ka reflektuar në një mori të problemeve të tjera. Dyrkemi qysh herët ka tërhequr vërejtjen se shoqëria moderne do të ndikohet nga një solidaritet më tepër organik i cili është i kundërt me atë mekanik dhe kjo do të thotë se lidhjet e vjetra do të zëvendësohen me ato të reja dhe si rezultat i kësaj do të ketë shpërfaqje të problemeve të theksuara.
Në kontekstin shqiptar, mund të shohim se kohës së fundit shoqëria ka pasur probleme me krizën e vlerave e cila ka prekur krizën e identitetit. Me siguri se për këtë sociologët kanë pohuar një mori faktorësh ndër to edhe një individualizëm të theksuar. Prandaj, shpëtimi i vetëm shihet kah komunitarizmi i cili përveç që fuqizon raportet ndër shoqërore gjithashtu ndikon edhe në uljen e dukurive negative dhe në integrimin shoqëror.
Në dioptrinë sociologjike mund të shohim se shoqëria është duke shkuar në një rrugë pa krye, në një rrugë ku po mbizotëron materialja në raport me natyroren, në një rrugë ku po determinon individualizmi karshi kolektivzimit, në një rrugë ku qëllimi është përfitimi individual dhe jo kolektiv. Kjo rrugë që për disa është një trend në modë, është afatshkurtër dhe mund të prodhon pasoja, të cilat do të reflektojnë në gjeneratat e reja.
Pse është i nevojshëm komunitarizmi apo shoqëria e mirë!
Duke marrë parasysh faktin që shoqëria shqiptare është duke u përballur me probleme dhe sfida sociale, komunitarizmi është ai çelësi i cili mund të ndikon në fuqizimin e kohezionit social, rregullimin e raporteve në familje, komunitet/bashkësi dhe në shoqëri. Sot është mese e nevojshme edukimi moral i cili ngritë edhe më shumë edukimin formal dhe atë jo formal, i jep kolorit përkatësisë sociale dhe identitetit.
Komunitarizmi është pikërisht filozofia sociale e cila mungon shoqërisë shqiptare, përmes promovimit dhe instalimit të tij, shoqëria do të përfitonte në shumë aspekte. Një prej aspekteve nga të cilat vuan shoqëria shqiptare është edhe promovimi i vullnetarizmit i cili nuk ka motiv. Madje, gjatë diskutimeve sociale me shumë të rinjtë, ata/ato ankohen se janë pak të motivuar për të bërë punë vullnetare. Ndoshta është problem edhe zbatimi i ligjeve, megjithatë si koncept vullnetarizmi nuk akceptohet edhe aq mirë.
Në këtë kontekst, komunitarizmi vetëm sa e fuqizon bashkëpunimin dhe punën vullnetare, integron edhe moshat e ndryshme, duke shmangur një stratifikim social, përkatësisht një ejxhizëm, si dhe ndikon që edhe komunitetet tjera jo shumicë të kenë pikësynim një qasje të tillë. Përmes punës vullnetare, krijimit të një rrjetëzimi social që aktualisht mungon, komuniteti përfiton në shumë aspekte dhe vetë shoqëria frymon në një tjetër mënyrë.
Prandaj, komunitarizmi ose në disa variante shoqëria e mirë është ajo për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare, njëshoqëri e mirë e cila integron individët në një komunitet të caktuar përmes qëllimit, vlerave, ndjenjës, përkatësisë sociale, punës së përbashkët, të mirës së përbashkët, si dhe atributeve tjera dhe që reflekton edhe në zhvillimin e shoqërisë. /tesheeshi.com/
*Sociolog