Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: A ka ndryshuar humanizmi i njeriut në (post)modernitet? (II)

by Te Sheshi
27/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: A ka ndryshuar humanizmi i njeriut në (post)modernitet? (II)
5
SHARES

Konformizmi prej automati

Erich Fromm, në librin e tij “Arratisja nga liria”, në mënyrë brilante shpjegon se njeriu në mesjetë nuk e kishte lirinë të cilën e gëzon sot, por në fakt ishte vetja, ama tani më nuk është vetja. Fromm-i, ndër të tjera, po ashtu theksonte se, “Individi pushon së qenuri vetvetja, përshtat për vete krejt tipin e personalitetit që i ofrohet nga modelet kulturore dhe bëhet njëlloj si të gjithë të tjerët. Hendeku në mes meje dhe botës zhduket, dhe me këtë edhe frika e ndërgjegjshme e vetmisë dhe pafuqisë…” Ky shembull për të cilin flet Fromm-i na lë të kuptojmë se njeriu në botën bashkëkohore ka dalë nga vetja e tij dhe është shndërruar në një kopje, që nuk e di as vetë se kush është apo çfarë bën. Lirinë për të cilën ka luftuar shumë, sot e ka përbuzur dhe nuk i duket ndonjë mrekulli, ndërsa dikur ka pasur sfida të shumta në mënyrë që ta gëzojë sot. Kjo liri bëri që në emër të saj të cenohej privatësia e njeriut, të degradohet morali dhe ai të shndërrohet në amoral, si dhe mbi të gjitha t’i jepet epitet antivlerës në raport me vlerën.

Zhvillimi i teknologjisë dhe pasivizimi i humanizmit

Zhvillimi i shkencës, informatikës dhe teknologjisë, si produkt i postmodernizmit, pa dyshim se ka shfaqur një pasqyrë me dy anë: e para ka bërë që njeriu të ketë komunikim me skajin tjetër të botës dhe t’i shkurtojë distancat hapësinore/gjeografike, dhe e dyta ka bërë që njeriu të pasivizohet. Ky fakt vërehet shumë qartë nga raporti ndërmjet njerëzve, raport ky i cili është shumë i zbehur, jo social, apatik, i hermetizuar në vetvete; raport që ka ndikuar dukshëm që ky trend të zhvendoset tek të rinjtë, të cilët njëherësh janë e ardhmja e një shoqërie. Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar dukshëm që të rriten edhe dukuritë e shumta negative, siç janë droga, alkooli, pedofilia, pornografia, e shumë dukuri të tjera, të cilat nuk do të mjaftonin që t’i prekim me pak fjalë. Ideja qëndron në atë se humanizmi ka rënë dukshëm edhe nga teknologjia. Raste të tilla kemi të shumta, kur festat, urimet, apo komunikimet zhvillohen përmes teknologjisë, por që emocioni apo ai momenti i ndjenjave introspeksionale nuk është ekuivalent sikurse këto elemente të bëhen në formë fizike. Kjo vërehet edhe tek humanizmi. Ndoshta teknologjia mund të jetë mjet i mirë për informimin e njerëzve për grupet shoqërore në nevojë, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë, por, në anën tjetër, pikërisht kjo teknologji shpeshherë këto grupe ndoshta të margjinalizuara po i shndërron në objekt talljeje. Hedonizmi dhe tiparet narcizoide çdo herë e më shumë po afirmohen në raport me tiparet humane dhe filantrope. Sot, në kuadër të shumë instituteve të ndryshme bashkëkohore, zhvillohen studime në këtë fushë, në mënyrë që të analizohen dhe vërehen raportet ndërmjet humanizmit dhe zhvillimit të teknologjisë. Të gjeturat tregojnë se si rezultat i teknologjisë informative, ndikimi i saj negativ në shoqëri është se “mediat sociale janë të varura, ato na bëjnë që ne ta krahasojmë jetën tonë me të tjerët, ato na bëjnë të shqetësuar, ato shkaktojnë ngacmim virtual, ato janë glorimuese të drogës dhe alkoolit, ato mund të na bëjnë jo të lumtur, ato rrisin frikën…” (N. Vijaya Kumar1, S. Hema: Social Media Destroying Youth Lives, 2015), gjë që më së miri e pasqyron këtë fakt.

Humanizmi dhe shqiptarët

Humanizmi, si projekt i vlerave njerëzore, solidarizimit, por edhe altruizmit, duket se nuk ka përfshirë vetëm shtetet perëndimore, por ka zënë vend edhe tek shqiptarët. Kjo më së miri pasqyrohet me ndryshimet drastike prej lidhjeve ndërfamiljare e deri tek ndihma apo solidarizimi me të tjerët. Gjatë studimeve të rastit në shumë treva shqiptare (case study), janë realizuar biseda të ndryshme me qytetarët të atyre trevave, nga të cilët janë marrë përgjigje interesante.

Në pyetjen, “Cili është mendimi/opinioni juaj lidhur me humanizmin në të kaluarën dhe në të tashmen?”, ka pasur një sërë përgjigjesh, sidomos nga moshat më të vjetra, të cilët janë shprehur se, “Në të kaluarën, edhe pse njerëzit kanë pasur vështirësitë ekonomike, skamje, papunësi, varfëri, probleme të mëdha, prapëseprapë kanë qenë të lidhur ndërmjet veti, kanë ndihmuar njëri-tjetrin me aq sa kanë pasur mundësi…” (Shënim: Studimet e rastit janë realizuar më herët në disa treva të Kosovës, në kuadër të disa studimeve sociologjike, 2014, F.K). Narracionet e tilla pasqyrojnë një sfond se humanizmi edhe tek shqiptarët ka rënë në një masë të caktuar, megjithëse ende ekziston në raportet me shtetet perëndimore. Ajo që shpeshherë ka zgjuar kureshtje tek komuniteti i sociologëve është edhe ndikimi i pllakosjes së konceptit të demokracisë, i cili ka bërë që të ketë një sistem të degraduar të vlerave, të cilat nuk përkojnë me realitetin e shqiptarëve.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt, se humanizmi edhe tek shqiptarët ka nisur të zbehet, e kjo vërehet që nga kontaktet dhe raportet ndërmjet njerëzve, e deri tek solidariteti me të tjerët në kohët më të vështira. Me fjalë të tjera, humanizmi nuk ka të bëjë vetëm me religjionet, me materialen, me pasionet e postmodernizmit; ai ka të bëjë me njerëzoren dhe vlerat njerëzore, por, si duket, pikërisht kjo postmodernja e ka zbehur shumë. Prandaj, natyrshmëria e njeriut në humanizëm, solidaritet, altruizëm dhe filantropizëm me pjesën tjetër të shoqërisë është prej cilësive të tij si qenie sociale biologjike, dhe ndikon dukshëm jo vetëm në konstruktin social të shoqërisë dhe uljen e pabarazive shoqërore, por edhe në fuqizimin e kohezionit social dhe të integrimit shoqëror. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Rama lançon peticion online për Vettingun…por faqja nuk hapet

Rama lançon peticion online për Vettingun...por faqja nuk hapet

6 përdorime fantastike të majonezës, nuk i keni ditur deri më tani

6 përdorime fantastike të majonezës, nuk i keni ditur deri më tani

Për t’u kujtuar: Selimi, hoxha i Marrëveshjes së Mukjes që u dënua nga komunistët për një çarçaf

Për t’u kujtuar: Selimi, hoxha i Marrëveshjes së Mukjes që u dënua nga komunistët për një çarçaf

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni