Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: A ka ndryshuar humanizmi i njeriut në (post)modernitet?

by Te Sheshi
17/02/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: A ka ndryshuar humanizmi i njeriut në (post)modernitet?

Para së gjithash, kur flitet mbi (post)modernitetin, ka teori të shumta të cilat e shpjegojnë atë, dhe kjo varet edhe nga konteksti shoqëror e kulturor. Postmodernizmi është diçka që e sheh si të kaluar modernen dhe, tekstualisht besohet se fillet e modernizmit janë diku në shekullin XVIII, atëherë kur edhe fillon revolucioni industrial, e deri në shekullin XX. Postmodernizmi shpeshherë është parë edhe si refuzues i modernizmit, që si një fëmijë i iluminizmit e pa botën si të një hovshëm, universale, objektive, dhe në shumë raste si të vërtetë absolute, kur racio ishte aplikuar. Në një punim eseistik nga Micheal Warne, me titull “Postmodernizmi dhe e ardhmja e humanizmit”, bëhen disa dallime sa i përket modernizmit dhe postmodernizmit, si vijon:

a) Modernizmi: universal, kognitiv, individual, progresiv, të bërit, elitarizmi, e vërteta, uniformiteti, ekstraverte, transcendentale, etj;

b) Postmondermizmi: partikular, përjetues, kolektiv, regresiv, të qenurit, egalitarizmi, jo e vërteta, diversiteti, introverte, imanente, etj. (Për më shumë, shih: http://www.humanistsëestofchicago.org/Members/FredY/postmodernism-humanism, 2017)

Krahasimet e tilla pa dyshim se në analet e historisë pasqyrojnë dimensione të gjera, ndër to edhe anët pozitive dhe negative të modernitetit e postmodernitetit. Ndërsa humanizmi në aspektin shkencor ka të bëjë më shumë me filozofinë etike apo botëkuptimin që kryesisht drejtohet nga interesat, vlerat dhe dinjiteti i njerëzve. Mirëpo ideja në këtë refleksion nuk është që të flasim mbi humanizmin si drejtim filozofik, por më shumë të flasim për humanizmin e njeriut në aspektin e vlerave, idealeve, kulturës dhe normave kulturore, si dhe dinjitetit të tij në raport me njerëzit e tjerë. Shekulli XXI karakterizohet nga individualizmi i tepruar, dhe pjesa dërmuese e studiuesve të shkencave shoqërore janë të mendimit se jemi në një kohë që ndryshe njihet si postmodernizëm. Në njërën anë, njeriu ka arritur dukshëm drejt zhvillimit të shkencës, informatikës dhe teknologjisë, në anën tjetër, si duket i tërë ky zhvillim e ka alienuar (tjetërsuar) njeriun. Pra, ky njeri më nuk është vetja, por më shumë është një njeri i cili ka humbur identitetin dhe është në kërkim të tij. Të kesh identitet do të thotë të jesh vetja, dhe ka të bëjë më shumë me përshkrimin e UNI-t të njeriut. Pikërisht postmodernizmi ka bërë që ky identitet të jetë i humbur, ose në disa raste edhe latent. Tani më vërehet tej mase që ai humanizmi i dikurshëm është zbehur dukshëm apo është zëvendësuar me një lloj egoizmi i cili si duket nuk po mund ta ngopë njeriun. Studimet tregojnë se për çdo vit afërsisht një e treta e ushqimit të prodhuar në botë për konsum njerëzor, ose rreth 1.3 miliardë ton, humbet ose tretet. Ndërsa vetëm ushqimi i cili hidhet në Amerikën Latine mund të ushqejë rreth 300 milionë njerëz, ushqimi që hidhet në Evropë mund të ushqejë 200 milionë njerëz, e ai që hidhet në Afrikë mund të ushqejë 300 milionë njerëz. Edhe në qoftë se vetëm një e katërta e ushqimit e hedhur ose e tretur në nivel global mund të shpëtohej, do të ishte e mjaftueshme për të ushqyer 870 milionë njerëz të uritur në botë. (http://www.fao.org/save-food/resources/keyfindings/en/, 2017)

Këto fakte tregojnë për një determinizëm të egoizmit karshi atij të humanizmit. Disa nga shkaqet e zbehjes apo humbjes së këtij humanizmi janë: krizat e shumta globale, të cilat e kanë kapluar botën e bashkëkohore, pasiguria sociale, terrorizmi ndërkombëtar, emigrimi, imigrimi, varfëria, mungesa e ujit të pijshëm, konfliktet/luftërat e ndryshme. Këto e shumë probleme të tjera bënë që ky postmodernitet ta çojë njeriun në një tjetërsim krejtësisht tjetër. Materializmi dhe kapitalizmi i egër, si segmente të këtyre faktorëve, janë po ashtu ato që e kanë kapluar pjesën më të madhe të globit, dhe të rralla janë rastet kur ekziston solidarizimi me të tjerët, përkatësisht me ata që kanë statuse shoqërore më të ulëta.

Pabarazitë shoqërore kanë bërë diferencime të mëdha sociale, të cilat sot vërehen dukshëm tek të gjitha kulturat dhe shoqëritë, përfshirë shoqërinë shqiptare. Faktorë të tjerë po aq të rëndësishëm janë edhe ngërçi në mes të solidaritetit mekanik dhe atij organik që potencon Dyrkemi. Këtu kemi të bëjmë me një ngërç i cili si duket njeriut i është ofruar në formën e zgjidhjes, dhe ai jeton më shumë duke fantazuar sesa duke akceptuar realitetin. (Post)modernizmi ka ndikuar dukshëm që individualiteti të determinojë mbi kolektivizmin; ai ka ndikuar që t’i pasivizojë njerëzit, të mos ndiejnë raporte ndërshoqërore ndërmjet veti, t’i bëjë ata më egoistë, të humbë ndjenja e solidaritetit dhe humanitetit, të humbë ndjenja e qetësimit shpirtëror, dhe, mbi të gjitha, njeriu të mos jetë vetja. Të gjitha këto të cilat i cekëm vërehen në art, shkencë, religjion, në raportet ndërshoqërore, në familje, edukim, arsim, kulturë, e kështu me radhë. Prandaj pasojat janë të paparashikuara si në aspektin moral, shëndetësor, psikologjik, kulturor dhe shoqëror.

Rasti i Sirisë dhe humanizmi

Ideja e Pranverës Arabe, si një lëvizje që kishte për qëllim çlirimin e shteteve arabe nga totalitarizmat socialiste në këto vende dhe mundësinë e përqafimit të një demokracie, si duket u ndal tek Siria. Rasti i Sirisë lë shumë për të dëshiruar, sepse ky rast tregoi se njeriu ndonjëherë është më i ulët se kafsha, ku me të drejtë Aristoteli e ka quajtur njeriun “kafshë”. Por pse kafshë? Sepse në disa raste, kur humb racion, ai është në pozitë të bëjë edhe shumë veprime të ulëta, të cilat edhe kafsha nuk i bën, gjë për të cilin flet edhe Le Bon. Ndaj rasti i tillë, përveç shpërfaqjes së grupeve ekstremiste në emër të Islamit, bëri që të kishte viktima të shumta të pafajshme të të gjitha feve dhe etnive që jetonin dhe vepronin në këtë shtet. Por ajo që më së shumti bie në sy është edhe mbytja e fëmijëve, të cilët nuk janë fajtorë për asgjë. Kjo të kujtonte Bosnjën, Kroacinë dhe Kosovën, kur paramilitarët ushtronin dhunë, masakra, dhunime, gjenocid, si dhe shumë forma të tjera jonjerëzore.

Në këtë kontekst, pamjet me rastin e emigrimit të refugjatëve të Sirisë në shtetet e ndryshme të Evropës, rasti i Ajlanit i cili ishte mbytur në det, e pastaj thëniet e tre fëmijëve, a) fëmijës që ishte në prag të vdekjes dhe tha: “Do t’i tregoj Allahut për çdo gjë,” b) vajzës së vogël që ishte nën muret e shkatërruara dhe tha: “Axhë, për hir të Allahut mos më fotografo se jam e pambuluar,” dhe c) fëmijës i cili ishte shumë i uritur e duke qarë tha: “Dua të vdes se atje në xhennet do të kem bukë deri sa të ngopem,” tregojnë se ky njerëzim është duke shkuar drejt një vetapokalipsi. Pamjet e tilla mund të kenë prekur çdo person që ka ndjenja dhe emocione, pavarësisht diferencimeve sociale. Prandaj, në këto raste vërehet se njerëzimi ka humbur arsyen si rezultat i shumë faktorëve që i cekëm më sipër. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
E quan barbar kolonializmin francez, Macron mbron pikëpamjen e tij

E quan barbar kolonializmin francez, Macron mbron pikëpamjen e tij

Bisedimet për firmat e Zaevit: si i shohin tek BESA lojrat e BDI-së

Bisedimet për firmat e Zaevit: si i shohin tek BESA lojrat e BDI-së

Kërkimet: kompozohet muzika që qetëson bebet

Kërkimet: kompozohet muzika që qetëson bebet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni