Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI*: Fenomeni i vetëvrasjes në Kosovë, shkaqet dhe pasojat

by Te Sheshi
02/11/2016
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI*: Fenomeni i vetëvrasjes në Kosovë, shkaqet dhe pasojat
7
SHARES

Vetëvrasja është një ndër fenomenet shoqërore që së fundi e ka kapluar shoqërinë kosovare. Ky fenomen nënkupton marrjen e jetës së vetvetes pa të drejtë për shkaqe dhe rrethana të ndryshme. Historikisht, ky fenomen ka ekzistuar në të gjitha shoqëritë dhe civilizimet dhe është bartur brez pas brezi deri më sot, e akoma vazhdon të jetë problem madhor i shoqërisë (post) moderne. Sot, kur flasim për vetëvrasjen, ka shumë përkufizime, të cilat pa dyshim që nuk mjaftojnë të shtjellohen me pak fjalë. Mirëpo pjesa më e madhe e studiuesve, sidomos në kuadër të shkencave shoqërore, i adresohen sociologut frëng Emile Dyrkem, i cili i ka kushtuar rëndësi të madhe këtij fenomeni. Sipas Dyrkemit, “vetëvrasja si fenomen nënkupton të gjitha rastet e vdekjes që rezultojnë në mënyrë direkte a indirekte prej aktit pozitiv a negativ të vetë viktimës, i cili e kupton se çka do të prodhojë rezultati i aktit të tillë”. Në këndvështrimin e tij, ekzistojnë këto forma të vetëvrasjes: a) altruiste, b) anomike c) egoiste dhe d) fataliste.

1. Vetëvrasja anomike karakterizohet nga çrregullime të rënda, dhe shpërthen nga prishja e marrëdhënieve të një individi me shoqërinë e tij; humbja e vendit të punës, depresioni ekonomik, pasurimi i papritur, ndërrimi i sistemit shoqëror, etj.

2. Vetëvrasja egoiste ndodh atëherë kur personi ka shumë pak lidhje me shoqërinë e tij. Kërkesat shoqërore, ndër to kryesisht kërkesa për të jetuar, nuk e arrijnë individin egoist.

3. Vetëvrasja altruiste është ajo që kërkohet nga shoqëria, nga grupi social ku individi është i integruar. Individi e jep jetën e vet në mënyrë që shoqëria e tij të përfitojë. Harakiri është një prej vetëvrasjeve altruiste. Murgjit budistë që e dogjën veten deri në vdekje si shenjë proteste ndaj padrejtësive të luftës së Vietnamit janë përkujtues të atyre individëve që bëjnë vetëvrasje altruiste. Ka edhe kulte të ndryshme (disa sekte sataniste, “Tempulli i Davidit”, etj.) që si pjesë të ritualeve të tyre kanë vetëvrasjet.

4. Në fund të këtij klasifikimi kemi edhe vetëvrasjen fataliste. Ky lloj i vetëvrasjes, të cilin Dyrkemi e kishte përshkruar në një fusnotë, karakterizohet nga një mënyrë rregullacioni, apo e të të rregulluarit të shtuar a të tepërt. Këto janë shumë të rralla, dhe ndodhin atëherë kur individi e vlerëson se rrethanat në të cilat ai jeton janë bërë thjesht të papërballueshme: kështu, p.sh., shërbëtorët dhe skllevërit të cilët nuk mund t’i përballojnë rregullat e imponuara mbi ta, ushtari që nuk i përballon urdhrat, etj., mund të vetëvriten (shih: Kamberi. F. http://www.yllpress.com/pdf/85178.pdf).

Duke analizuar këtë fenomen, shohim se pothuajse të gjitha format e vetëvrasjes për të cilat ka folur Dyrkemi janë të pranishme edhe në Kosovë. Studimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se çdo 40 sekonda një njeri bën vetëvrasje në botë. Madje ky fenomen konsiderohet si problemi i tetë më i madh në botë. Mirëpo, në anën tjetër, ka disa kultura që një akt të tillë e konsiderojnë si metodë të glorifikimit, apo si metodë të aktit moral, që ndikon në dhënien moral grupit shoqëror, siç është rasti me japonezët. Të dhënat e ndryshme tregojnë se për nga niveli botëror prin Groenlanda, ku çdo i katërti banor pothuajse përfundon me një ngjarje të tillë. Ndërsa, në anën tjetër, shumë shtete të zhvilluara kanë një dozë të lartë të këtij fenomeni, siç është rasti me SHBA-në, me shtetet skandinave, etj. Edhe shteti i Kosovës, sikurse shtetet e tjera, me këtë fenomen njihet qysh herët, mirëpo në një masë më të vogël sesa sot. Është për t’u habitur fakti, që njëherësh ka ngritur shqetësim tek komuniteti i sociologëve, se si vallë është shpërfaqur ky problem pas vitit 1999. Të dhënat e përgjithshme, sidomos nga Policia e Kosovës, nënvizojnë se ky fenomen po vazhdon të rritet. Andaj, sipas të dhënave, janë të “evidentuara 786 raste të vetëvrasjeve dhe 2.494 raste të tentim vetëvrasjes” (shih: http://illyriapress.com/pas-luftes-rreth-3-300-vetevrasje-dhe-tentimvetevrasje-ne-kosove/), që i bie se mesatarja në Kosovë në vit është 60 vetëvrasje dhe 191 tentim vetëvrasje (për këto 13 vite), e nëse e krahasojmë me numrin e banorëve të Kosovës, atëherë kjo dukuri na del tepër e lartë (shih, po ashtu: Kamberi. F. http://www.yllpress.com/pdf/85178.pdf). Ndërsa disa burime të tjera pohojnë se, “nga viti 2001 e deri në vitin 2016 janë shënuar 935 raste të vetëvrasjes” (shih: http://periskopi.com/statistika-shqetesuese-te-vetevrasjeve-ne-kosove/), të dhëna këto të cilat mendohet se janë të raportuara. Ky numër mund të jetë edhe më i madh nëse i marrim edhe rastet jo të raportuara, të cilat si rezultat i linçimeve publike mund të mos raportohen, e që në realitet mund të jenë të mëdha. Sido që të jetë, sociologët ngrejnë shqetësimin për këtë dukuri, që, sipas tyre, po vazhdon të jetë një ndër problemet madhore të shoqërisë në Kosovë.

Metodat pasive karshi metodave aktive

Shpeshherë është diskutuar për motivet, shkaqet, apo edhe metodat e aktit të tillë. Analiza sociologjike tregon se para vitit 1999 vetëvrasja është manifestuar kryesisht përmes metodës pasive, çka nënkupton se viktima ka mundur që edhe të shpëtojë, për shkak se ka përdorur kryesisht helme të ndryshme ose medikamente. Pas vitit 1999 shohim se metodat kanë ndryshuar dukshëm, duke bërë kështu që nga metodat pasive të kalohet në metoda aktive, që nënkupton faktin se viktimat kanë shumë pak gjasa të shpëtojnë! Ky fakt ka bërë që të shtohet dukshëm numri i vetëvrasjeve dhe numri i tentim vetëvrasjeve.

Gjinia dhe mosha

 Shoqëria shqiptare në përgjithësi ka një strukturë të re të popullsisë, dhe ajo strukturë konsiderohet si e ardhmja e vendit. Në këtë drejtim, të dhënat vazhdimisht flasin se kjo strukturë është ajo që më së shumti ka vetëvrasje. Rasti i fundit i vetëvrasjes së një vajze 18-vjeçare në qendër të Prishtinës është një prej rasteve të shumta që kanë ndodhur së fundi si rezultat i shkaqeve dhe rrethanave të ndryshme. Kryesisht shihet se mosha e vetëvrasjes është 18 deri 40 vjeç në Kosovë, kurse gjinia pothuajse është e përafërt.

Shkaqet dhe pasojat e vetëvrasjes

Kur flasim për shkaqet e këtij fenomeni, duhet nënvizuar se secila shoqëri ka karakteristikat e saj, dhe ndërsa disa shkaqe mund të jenë të ndryshme, disa janë edhe globale. Në këtë drejtim, Kosova ende ballafaqohet me periudhën e tranzicionit, një problem që po e bart edhe 17 vite pas përfundimit të luftës. Faktor tjetër është edhe presioni shoqëror në një pjesë të rasteve; kjo madje na ndërlidhet me teorinë e Dyrkemit, me gjendjen “anomike”, apo që njihet si mungesë e normave në shoqëri. Madje, ky fakt ndërlidhet edhe me teorinë e Mertonit, sipas së cilës, “shoqëria është e ndërtuar në një mënyrë të atillë që inkurajon shumë devijime nga sjellja normale dhe e supozuar”. Për më tepër, Mertoni besoi se normat sociale, ose qëllimet e pranuara shoqërore, ushtrojnë presion mbi individin të konformojë sipas rregullave të shoqërisë, që ose të punojë brenda strukturës që shoqëria ka prodhuar, ose të bëhet anëtar i një nënkulture jo të pranueshme, si një përpjekje për t’i arritur ato qëllime (shih https://educatealbania.wordpress.com/tag/filozofi-ne-shqip/). Në kuadër të shkaqeve të tjera hyn edhe mungesa e profesionalizmit adekuat, por edhe mungesa e qendrave për trajtim shpirtëror. Faktor tjetër me rëndësi është edhe stresi posttraumatik, i cili zakonisht ndodh tek ato vende që kanë pasur periudhë konflikti. Andaj, nëse merret parasysh analiza e gjendjes faktike, do të shohim se pjesa më e madhe e personave që kanë përfunduar në vetëvrasje në kohën e konfliktit në Kosovë kanë qenë kryesisht në moshën madhore, gjë që jep një sinjal të qartë. Faktorë të tjerë janë edhe mungesa e përkrahjes sociale, kriza në sistemin e vlerave, faktorët socio-ekonomikë, mungesa e integrimit shoqëror. Për të vijuar me ndikimin e faktorëve të tillë si depresioni, stresi, mungesa e një afiliacioni. Sa u përket pasojave, ato normalisht që ndërlidhen me vetë shoqërinë, për shkak se familja si bërthamë e shoqërisë vuan më shumë. Pastaj, duke marrë parasysh elementin e homogjenitetit tek shoqëria shqiptare, ka raste të shumta kur familja e personave të tillë stigmatizohet, ose personat që kanë tentuar të përfundojnë me vetëvrasje kanë mungesë të integrimit shoqëror dhe stigmatizohen. Pasojat e tjera janë në përgjithësi shoqërore, dhe si të tilla bartin me vete shumë rrjedhoja, sidomos kur kihet parasysh fakti që pjesa më e madhe e shoqërisë u takon strukturave të moshave të reja.

Përfundime

Në një shoqëri e cila karakterizohet ose të paktën është karakterizuar nga aspekti i familjes së shëndoshë, është absurditet që në gjirin e saj të ketë një numër të madh të vetëvrasjeve me moshë të re. Prandaj, në mënyrë që ky numër të ulet ose problemi të minimizohet, duhet të japë kontribut e gjithë shoqëria. Së pari është e nevojshme që institucionet e nivelit qendror, së bashku me ato lokale, të krijojnë politika për parandalimin e vetëlëndimit, që personat e tillë të integrohen në shoqëri. Së dyti, faqet e ndryshme në rrjetet sociale, që luajnë rolin e një “miku ndihmues” për shumë persona të cilët kanë probleme, duhen përkrahur më shumë, në mënyrë që roli i tyre të jetë edhe më i madh. Së treti, mediat, si agjense të socializimit, duhet bërë përpjekje që të krijojnë programe të ndryshme me ekspertë për këtë fenomen, në mënyrë që të kemi një vetëdijesim gjithëshoqëror. Së katërti, shoqëria shqiptare është në momentin që tani duhet të çlirohet prej komplekseve të inferioritetit dhe tabuve, e të debatojë për probleme shoqërore që mund të ndikojnë që të rinjtë t’i përballojnë problemet dhe sfidat. Së pesti, institucionet fetare duhet t’i trajtojnë problemet e tilla edhe në kuadër të leksioneve fetare në faltore, në mënyrë që të rinjtë të cilët i vizitojnë faltoret t’i kenë informatat e tilla edhe në aspektin e trajtimit të religjionit, çka do të ishte e dobishme për ta. Prandaj, në përgjithësi ky problem ka nevojë që të shtjellohet edhe më shumë nga studiuesit e shkencave sociale, dhe të krijohet një vetëdijesim gjithëshoqëror, për shkak se ky problem mund të ketë pasoja afatgjate për tërë shoqërinë! /tesheshi.com/

* Autori është sociolog, PhD. Candidate

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Raporti i Auditit: edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës me shkelje të shumta

Raporti i Auditit: edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës me shkelje të shumta

Lëvizja Besa në Maqedoni bëhet “ekip me emër”: nis të mbledhë më të mirët

Lëvizja Besa në Maqedoni bëhet “ekip me emër”: nis të mbledhë më të mirët

Miroslav Klose i jep fund karrierës si futbollist

Miroslav Klose i jep fund karrierës si futbollist

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni