Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: 1 prilli dhe hedonizmi ynë shoqëror

by Te Sheshi
06/04/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: 1 prilli dhe hedonizmi ynë shoqëror

Çdo vit, me ardhjen e pranverës, vjen dhe data 1 e muajit prill, që ndryshe në popull njihet si “dita e rrenave/gënjeshtrave”. Por çka është kjo ditë, dhe pse sot ka marrë këtë kuptim? Një pjesë e madhe e historianëve janë të mendimit se dita e 1 prillit lidhet ngushtë me festat e lashta romake, si ajo “Hilaria”, e cila kremtohej çdo herë në fund të muajit mars. Por ka mendime të tjera se kjo ditë i ka rrënjët tek ekuinoksi pranveror, atëherë kur nëna natyrë mund të mashtronte me ndryshimet klimatike të kohëpaskohshme. Sido që të jetë, kjo ditë, si ditë e shakasë apo gënjeshtrës, gjen popullaritet më shumë në shekullin XVIII e këtej, duke u zgjeruar dhe u bërë pjesë e shakave edhe në Ballkan, sidomos tek shqiptarët. Ndaj ideja e këtij refleksioni nuk është të flasim mbi ditën e 1 prillit, por për hedonizmin (ndjekjen e kënaqësisë që është në vetvete një qëllim i vërtetë dhe synimi i të gjitha aktiviteteve) dhe kompleksitetet, të cilat zënë hapësirë tek shoqëria jonë. Përderisa në shoqëritë e tjera, në shtetet e tjera, data e 1 prillit është një formë festivali i argëtimit, shakasë, metaforës, simbolikës, për t’i bashkuar kulturat e ndryshme, për të shmangur stresin nga puna dhe për të kaluar një kohë me familje dhe miq, tek shoqëria kosovare vërejmë se çdo herë është 1 prilli. Kjo për shkak të rrethanave të krijuara dhe të pamundësisë për një integrim dhe perspektivë më të mirë gjithëshoqërore, e që shpeshherë rutinat e tillë janë shndërruar në një iluzion. Këtë më së miri e dëshmojnë disa veçori që janë pjesë integrale e realitetit në të cilin jetojmë.

Së pari, nga një popull optimist në atë optimist relativ. Raporti nga GALLUP Internacional thekson se Kosova ka një relativitet sa i përket optimizmit. Ndaj, në pyetjen, “A mendoni se viti 2017 do të jetë më i mirë, më i keq, apo njësoj, se viti 2016?”, rreth 46% e kosovarëve përgjigjen se mendojnë që po (më i mirë), 13% mendojnë se jo (më i keq), 36% mendojnë se viti 2017 do të jetë njësoj, dhe 6% akoma nuk e dinë (shih: http://www.wingia.com/web/files/richeditor/filemanager/Global_Tabs_23.02.2017_Q1-Q3.pdf, fq. 4). Kjo tregon se, edhe përkundër faktit që ka një rënie sa i përket optimizmit, megjithatë ende vazhdohet me këtë optimizëm, që njëherësh mund të konsiderohet si iluzion.

Së dyti, egocentrizmi dhe vetëvlerësimi; të dy këto veçori/karakteristika janë të pranishme tek shoqëria jonë dhe manifestohen përmes formave të ndryshme. E para, egocentrizmi, shpeshherë është parë si metodë për të qenë në qendër të vëmendjes në raport me të tjerët, ku njerëzit për të qenë në këtë pikë shfrytëzojnë si instrument ngjarjet e kaluara ku ata kanë qenë triumfues apo shfrytëzojnë mediat si prore të globalizmit për të ushtruar ndikimin e tyre. Kurse, e dyta, shpeshherë krijojnë një superlativitet në raport me të tjerët, duke bërë kështu që vetes t’ia vendosin meritat për realizimin e aktiviteteve ose punëve të ndryshme. Andaj, mu për këtë shkak, tipat e tillë jetojnë me 1 prillin çdo herë.

Së treti, imitimi i të tjerëve pa seleksionim. Ky tipar ka të bëjë ose ndërlidhet ngushtë me teorinë e modelit të Albert Bandurës, sipas së cilës është e mundur që njerëzit të mësojnë dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre duke vëzhguar të tjerët dhe pastaj duke imituar veprimet e tyre. Pikërisht joseleksionimi i vlerave me të cilat çdo ditë ekspozohet shoqëria kosovare shpeshherë krijon një lloj hedonizmi, përmes së cilit njerëzit krijojnë një dozë vetëkënaqësie se janë në trend me vlerat globale (post)moderne. Kurse në realitet kjo ka të bëjë më shumë me një tipar të çrregullimit të personalitetit, i cili reflekton edhe tek shoqëria. Shembull të tillë kemi pasqyrimin e skenave erotike në mes të ditës nga mediat, nga të cilët fëmijët mund të mësojnë skena të tilla, ku pasojat pastaj janë tepër të mëdha për shoqërinë. Ky imitim madje krijon një lloj identiteti të spostuar dhe nuk përkon me identitetin natyral të njeriut, i cili në vete ngërthen dhe posedon elemente të cilat shërbejnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë së përgjithshme dhe në kompletimin e strukturës së diversitetit në shoqëri.

Me fjalë të tjera, në kohën kur njerëzit shpërfaqin individualizëm të tepruar në ndjekje të sukseseve apo avancimeve vetëm për të arritur qëllimet, pa marrë parasysh vlerat dhe normat shoqërore, atëherë ka një tendosje të shoqërisë, për të cilën dikur ka folur sociologu i njohur Merton. Madje, sipas tij, janë pesë lloj kategori njerëzish. Konformistët, që janë njerëz të cilët besojnë në qëllime kulturore të themeluara dhe gjithashtu në mënyra normative të pranueshme për t’i arritur ato qëllime. Kjo lloj kategori njerëzish janë të atillë që ndjekin rregullat e shoqërisë, dhe një shembull i kësaj kategorie është një biznesmen i cili është i suksesshëm për shkak të punës së fortë dhe të shumtë. Ritualistët janë individët që besojnë në qëllime kulturore të themeluara, por që gjithashtu besojnë në mënyra të ndryshme për t’i arritur ato qëllime. Për shembull, një punëtor në shtresën e mesme të menaxhimit që nuk do t’ia dijë shumë për pasuri, por që vazhdon të ngjisë shkallët socio-ekonomike përmes mënyrave tradicionale dhe punës së fortë. Shpikësit janë individët që pranojnë qëllimet kulturore të shoqërisë por refuzojnë metodat tradicionale të arritjes së qëllimeve. Këta njerëz ndjekin një udhë mosrespektimi të metodave tradicionale që janë themeluar nga shoqëria, dhe zakonisht janë ata që ne i quajmë kriminelë. Si shembull konkret mund të merret një ndërrues stoqesh që përfshihet ilegalisht në ndërrim stoqesh nga informacioni i brendshëm. Qëllimi kulturor për këta njerëz është pasuria dhe metodat jotradicionale përdoren për t’i arritur këto qëllime. Retreatistët janë njerëz që refuzojnë qëllimet tradicionale kulturore dhe mënyrat sociale të arritjes së tyre. Këta lloj njerëzish thjesht anashkalojnë qëllimet sociale dhe mënyrat sociale për të arritur synimet pa i zëvendësuar ato me ndonjë mënyrë tjetër. Pijanecët, të pastrehët dhe vetmitarët janë shembuj retreatistësh. Rebelët jo vetëm i refuzojnë qëllimet kulturore themelore dhe ato mënyra arritjeje qëllimi, por edhe i zëvendësojnë qëllimet e reja me mënyra të reja arritjeje. (https://educatealbania.wordpress.com/tag/filozofi-ne-shqip/)

Prandaj, dita e 1 prillit, edhe pse sot në mbarë botën asocion me gënjeshtrën apo shakatë e ndryshme nga kultura të ndryshme, shoqërinë kosovare e gjen në një kaos të vlerave, krizës së identitetit dhe të personalitetit, si dhe të dominimit total të mediokritetit dhe vetëkënaqësisë. Shoqëria kosovare duhet që sa më parë të krijojë një sistem të mirëfilltë të vlerave me të cilat operon, dhe të krijojë një identitet unik dhe jo imitues, sepse, tekefundit, imitimi i imitimit nuk është asgjë tjetër pos imitim! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Hapet xhamia më unike në trojet shqiptare, njeriu i Edi Ramës: Allahu është i madh! Arkitekti: pse ky stil

Hapet xhamia më unike në trojet shqiptare, njeriu i Edi Ramës: Allahu është i madh! Arkitekti: pse ky stil

Si të trajtoni urinimin e pavullnetshëm tek fëmijët

Si të trajtoni urinimin e pavullnetshëm tek fëmijët

Çfarë mund të përfitojë Kosova nga qeveria e re e Marokut

Çfarë mund të përfitojë Kosova nga qeveria e re e Marokut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni