Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Taksat dhe vdekja

by Te Sheshi
09/04/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Taksat dhe vdekja

Benjamin Franklin, një ndër etërit themelues të SHBA-ve, ka një thënie lapidare, që i lidh taksat me vdekjen. Në një letër të vitit 1987, ai shkruan: “Kushtetuta e re tashmë është miratuar, dhe në dukje ofron qëndrueshmëri, megjithëse në këtë botë nuk ka asgjë të sigurt, me përjashtim të vdekjes dhe taksave.” Sigurisht që Franklin e zhvilloi veprimtarinë e tij politike në një tjetër kohë, kur koncepti i parajsave fiskale nuk ekzistonte, dhe ato ishin të pamundura të shquheshin në horizont. Largpamësia e tij politike, sado e mprehtë, nuk e ndihmoi të parashikonte se thuajse dy shekuj më pas, taksat, ndryshe nga vdekja, do të ishin krejtësisht të pasigurta.

Edhe pse konteksti në të cilin Frenklin bashkëvendos vdekjen me taksat është krejtësisht i ndryshëm, duhet të pranojmë se mes vdekjes dhe taksave ka një lidhje, madje shumë më të fortë nga ç’mund të shpalosë një vramendje e shpejtë.

Përpara se të përpiqemi të hedhim dritë mbi korrelacionin pozitiv që ekziston mes vdekjeve dhe taksave, nevojitet një sqarim. Kur flasim për shmangie të taksave, duhet të pranojmë se kemi të bëjmë më një praktikë plotësisht të ligjshme dhe të pranuar nga sistemi politik dhe ekonomik që sundon sot botën. Vetëm evazioni fiskal përbën vepër të ndëshkueshme penalisht. Dallimi mes këtyre dy koncepteve të ndryshme, pra shmangies dhe evazionit (në anglisht avoid dhe evade), shpesh nuk është i lehtë. Sidoqoftë, pranohet se shmangia e taksave nënkupton shfrytëzimin e pandershëm të mangësive, boshllëqeve apo ceneve ligjore, për të minimizuar pagesën e taksave. Ndërkohë, evazioni fiskal përfshin manipulimin e qëllimshëm të llogarive dhe pasqyrave financiare, çka rezulton në mashtrim. Sot ekzistojnë shumë firma ligjore që ofrojnë konsulencë të specializuar dhe ekspertizë të lartë në shmangien e taksave. Një shërbim ky që shoqërohet me fatura të kripura.

Por shmangia e taksave (jo evazioni) do të ishte një sipërmarrje jo aq e lehtë nëse nuk do të ekzistonin juridiksionet e njohura si parajsa fiskale, që u ofrojnë korporatave norma tejet të ulëta të tatimit mbi fitimin dhe, në disa raste, zero. Sot në botë ekzistojnë rreth 72 parajsa fiskale, nga të cilat 30 janë vende që i përkasin Commonwealth-it dhe varen nga kurora mbretërore britanike.

Për të kuptuar peshën globale financiare të këtyre juridiksioneve, shumicës prej të cilave ndoshta nuk ua kemi dëgjuar as emrin, mjafton të përmendim se një e treta e parave të botës janë të depozituara në këto parajsa, dhe plot 50% e tregtisë botërore kryhet përmes kompanive të regjistruara në to.

Sipas një raporti të përgatitur nga Christian Aid dhe Tax Justice Network, një prej formave kryesore të shmangies së tatimit është “transfer mispricing”, ku pjesë të ndryshme të së njëjtës kompani i shesin shërbime ose produkte njëra-tjetrës me çmime fiktive. Shtrirja marramendëse e kësaj praktike mund të vërtetohet edhe nga fakti se rreth 60% e tregtisë botërore kryhet mes kompanive globale dhe degëve të tyre. Bazuar në përllogaritjet e kryera, vendet në zhvillim humbasin plot 160 miliardë dollarë në vit vetëm si rrjedhojë e kësaj praktike (raporti i referohet vitit 2008, prandaj sot kjo shifër duhet të jetë shumë më e lartë). Ndërkohë që, në të njëjtin vit, vlera e ndihmave të miratuara në buxhetet e vendeve të pasura nuk i kalonte 100 miliardë dollarë.

Po sipas të njëjtit raport, nëse këto para do të kanalizoheshin në fusha prioritare, si shëndetësia dhe edukimi, jeta e të varfërve në vendet e konsideruara në zhvillim do të transformohej rrënjësisht. Nëse këto të ardhura nga tatimet do të ishin shpenzuar nga vendet në zhvillim për përkujdesje shëndetësore, jeta e 350.000 fëmijëve të moshës nën 5 vjeç do të mund të shpëtohej çdo vit. I njëjti raport thekson se evazioni fiskal i lidhur me tregtinë do të jetë përgjegjës për për vdekjen e 5.6 milionë fëmijëve në vendet në zhvillim përgjatë viteve 2000-2015. Një shifër tronditëse, që zbulon dimensionet e vërteta kriminale të një sistemi që, edhe kur funksionon brenda kuadrit ligjor, mbetet çnjerëzor dhe ekstremisht i padrejtë.

Mungesa në realizimin e të ardhurave si pasojë e shmangies së taksave, dhe deficiti buxhetor që ato shkaktojnë, i detyrojnë shtetet të rrisin tatimet dhe taksat për atë pjesë të shoqërisë dhe të biznesit që paguan rregullisht. Korporatat ndërkombëtare i shterojnë burimet natyrore të vendeve të varfra, duke lënë pas pak, në mos hiçgjë, nga pasuria që akumulojnë.

Ky mekanizëm i sofistikuar, i ideuar nga korporatat shumëkombëshe, por edhe nga 1 përqindëshi i super të pasurve që zotërojnë 50% të pasurisë botërore, përbën një kërcënim serioz jo vetëm për demokracitë e brishta, por edhe për vende me traditë të konsoliduar demokratike.

Qeveritë e vendeve në zhvillim, nga njëra anë të detyruara të konkurrojnë për uljen e taksave me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja, dhe në anën tjetër të paafta të mbledhin detyrime tatimore, gjenden përballë vështirësive të mëdha për të financuar shërbimet publike dhe projektet e zhvillimit. Deficiti i vazhdueshëm i ka futur këto vende në një rreth vicioz, ku ndërprerja e ciklit të rrënimit dhe degradimit të mëtejshëm duket një sipërmarrje e pamundur. Ndërsa borxhi publik rritet vazhdimisht për të financuar deficitin buxhetor, barra për pagimin e tij u transferohet brezave të ardhshëm. Sot çdo foshnje lind si debitor. Një haraç ky i padrejtë mbi kryet e çdo të porsalinduri.

Globalizmi ka shërbyer për të theksuar tiparet më johumane të kapitalizmit. Falë tij, sot kemi një elitë globale korporatash dhe individësh të pasur që janë në gjendje t’i kundërpërgjigjen efektshëm çdo perpjekjeje reformuese të shteteve të caktuara, në mbrojtje të kapitalit dhe të interesave të tyre. Sipas ekonomistit Raymond Baker, një ndër studiuesit e angazhuar në përgatitjen e raportit të sipërpërmendur, “aktualisht gjendemi në kapitullin më të shëmtuar të marrëdhënieve ekonomike globale që nga koha kur skllavëria ishte rendi që sundonte botën”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Skuadra turke e Beshiktashit bëhet me një stadium të ri: një mrekulli arkitekturore

Skuadra turke e Beshiktashit bëhet me një stadium të ri: një mrekulli arkitekturore

Arsyeja pse fëmijët e kanë frymëmarrjen e zhurmshme

Arsyeja pse fëmijët e kanë frymëmarrjen e zhurmshme

Partizani “ekzekutohet” në Postobllok

Partizani "ekzekutohet" në Postobllok

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni