Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Reforma mbeti jetime

by Te Sheshi
17/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: “Edukatorja”

Konferenca e fundit për shtyp e ambasadorit amerikan Donald Lu, me të drejtë e konsideruar si bombastike, edhe pse e keqkuptuar për sa u përket arsyeve pse duhet konsideruar si e tillë, pati efektin e një tërmeti. Një tërmet që rrafshoi gjithçka ishte ndërtuar në këto dy vite peripeci tulatëse mbi draftin e reformës. Që rrëzoi më së pari përqasjen e trumbetuar aq fuqishëm nga kryeministri Rama, dhe të sponsorizuar nga SHBA-të, për një reformë në trazimin e së cilës duart e politikës duhet të qëndronin larg. I rrëzoi gjithashtu të ashtuquajturit ekspertë të nivelit të lartë, kombëtarë e ndërkombëtarë. Por, mbi të gjitha, pluhuri i ngrehinës së shembur fshiu vijat e kuqe, të emërtuara si të tilla nga kryeministri, dhe të vizatuara nga SHBA-të e BE-ja.

Partia Demokratike, përmes një loje të ethshme nervash, të konsumuar nga një kryetar de jure dhe një tjetër de facto, një kombinim perfekt në një situatë ku kokolepsja sa më madhe e lëmshit ishte pikërisht ajo që i shërbente,  arriti më në fund të shkaktojë tension dhe padurim mes atyre që e hartuan, e propozuan dhe e promovuan intensivisht reformën gjatë këtyre dy viteve. Tension që u shfaq në shkëmbimin pingpongesk dje dhe sot mes kryeministrit dhe ambasadorit Lu.

Loja e policit të mirë dhe të buzëqeshur Basha, që mjeshtërisht arriti ta mbajë të ndezur pishtarin e shpresës së ndërkombëtarëve se PD-ja e donte vërtet reformën, shoqëruar me impulsivitetin e policit të keq dhe të ashpër Berisha, i cili ngrinte flamurin e mbrojtjes së gjyqësorit nga kapja dhe, së fundmi, të mbrojtjes së sovranitetit, rezultoi e efektshme.

I dorëzuar, thelbësisht për shkak të kundërvënies së hapur të aleatit të tij kryesor, pas një ambiguiteti të gjatë në pozicionimin ndaj reformës, por edhe i lodhur nga seritë e pafundme të telenovelës dhe pafuqia e SHBA-ve dhe BE-së për t’iu imponuar PD-së, me siguri ndryshe nga ç’besohej fillimisht, kryeministri dje vendosi ta nxjerrë topin jashtë fushës së tij. Ai ua hodhi pataten e nxehtë atyre që e iniciuan reformën, BE-së dhe SHBA-ve, si dhe atyre që e kundërshtuan, që shpenzuan çdo grimë për ta shndërruar atë në një fiasko, në një pseudoreformë. Aq më tepër që refuzimet e njëpasnjëshme të PD-së, të shoqëruara me lëshime gjithmonë e më të mëdha, e zhvendosën fokusin nga reforma tek konsensusi, duke e shndërruar atë në një produkt mirëfilltazi politik. Pikërisht çfarë reforma nuk duhet të ishte që të mund të konsiderohej e suksesshme, sipas kritereve të vetë atyre që e propozuan! Me pak fjalë, përmes kufizimit të rolit të grupit parlamentar socialist në funksionin e thjeshtë mekanik të ngritjes së kartonit pro pasi ndërkombëtarët dhe PD-ja të kenë rënë dakord për tekstin e reformës, kryeministri Rama po përpiqet të shmangë autorësinë nga një reformë që pësoi mutacion rrugës, duke u shndërruar në të kundërtën e asaj që duhet të ishte.

Mirëpo kjo tërheqje e kryeministrit u konsiderua nga ambasadori Lu si një bishtnim ndaj përgjegjësive qeverisëse. Arsyet janë të qarta. Në prag të dështimit të reformës, që tashmë është e sigurt si vdekja, pasi, edhe nëse miratohet, kriteret fillestare të suksesit të saj janë zhvleftësuar të gjitha tani, askush nuk dëshiron t’i dalë zot dështimit, të marrë përsipër autorësinë dhe avokatinë e tij.

Prandaj sfida e Lu-së ndaj Bashës dhe Ramës për t’u izoluar dhe për të thyer kryet derisa të gjejnë konsensusin për reformën është, në fakt, “braktisje e betejës” nga sponsorët kryesorë të saj pikërisht në momentin që pamundësia e miratimit sipas kushteve që do t’ia garantonin suksesin është më se e dukshme. Deklarata e Lu-së është gjithashtu një sinjal i qartë se për SHBA-të nuk ka më vija të kuqe, çka do të thotë se tashmë Edi Rama ka dorë të lirë të bëjë çdo lëshim të mundshëm. Thjesht, do t’i duhet të llogarisë mirë peshën e vendimmarrjes së tij, përderisa përgjegjësia kryesore bie mbi të.

Zhvillimet e dy ditëve të fundit vulosën fatin prej “jetimi” të reformës në drejtësi, pasi “dalëzotësit” kryesorë të saj, ndërkombëtarët, me SHBA-të dhe BE-në në krye, vendosën ta lëshojnë fushën, duke na thënë atë që të gjithë e dimë: që reformimi i sistemit të drejtësisë është përgjegjësi e liderëve tanë politikë. Një e vërtetë që fatkeqësisht nuk na ka ndihmuar të ndryshojmë diçka në këto vite.

Por, po aq e vërtetë është se tërheqja e beftë e ndërkombëtarëve nga një reformë e destinuar të dështojë nuk është dhe nuk mund të konsiderohet si dështim i ndërkombëtarëve. Eshtë dështimi ynë si shoqëri! Ambasadorët, të pafuqishëm për të na ndihmuar, thjesht mund të na i kursenin shpresat e rreme se kësaj here do të shkonin përtej përsëritjes së refrenit nga i cili shqiptarët janë velitur me kohë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Disa arsye humoristike pse nuk duhet t’i lini fëmijët vetëm me babain (foto)

Disa arsye humoristike pse nuk duhet t’i lini fëmijët vetëm me babain (foto)

Gjyqtarja Andrea lë Shqipërinë pak para procedimit penal

Gjyqtarja Andrea lë Shqipërinë pak para procedimit penal

Nga Amir B. AHMETI: Me “Diktatorin”

Nga Amir B. AHMETI: Me “Diktatorin”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni