Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Pse morali i vlen politikës

by Te Sheshi
01/04/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Pse morali i vlen politikës

Mendo thellë dhe me urtësi. Ky është parimi kryesor i moralitetit. (Blaise Pascal)

Si sot katër vjet më parë ngjizej aleanca politike e një prillit mes PS-së dhe LSI-së. Ndoshta aleanca më pragmatiste dhe më e paprinciptë në këto 25 vjet demokraci, pagëzuar me togfjalëshin, “të gjithë qelbësirat bashkë kundër kryeqelbësirës”. Një aleancë e përjetësuar në zhargonin popullor me metaforën “aleanca e ngjalave”, jo vetëm se, sipas legjendave urbane, në darkën kur Edi Rama dhe Ilir Meta i dhanë besën njëri-tjetrit kishin përpara pjatat e mbushura me ngjala, por edhe sepse ngjalat, me zhdërvjelltësinë dhe elasticitetin e tyre, ishin simbolikë e gjetur për një aleancë të tillë fluide dhe të befasishme, që la shumëkënd gojëhapur. Shoku i prodhuar pas përcjelljes së lajmit ishte i madh, aq më tepër në kampin socialist, ku edhe militanti më i thekur, zemërthyer dhe i trallisur, e kishte të pamundur të mos përjetonte dhimbjet e një kafshate thuajse të pakapërdishme. Megjithatë, arsyetimet dhe justifikimet për të përligjur aleancën, me larminë e tyre, arritën të fashisin disi goditjen e shkaktuar. U përmend fakti se koalicioni ishte i natyrshëm, pasi ai shënonte bashkimin e të majtës, u tha se politika, para se të jetë princip dhe moral, është numra, pra, pragmatizëm i ftohtë, dhe në fund u tha se bashkëpunimi me këdo ishte i domosdoshëm dhe i përligjur për sa kohë duhej rrëzuar kryeqelbësira. Qëllimi justifikoi mjetin, për të mos thënë se u zëvendësua prej tij.

Dhe siç pritej, pa më të voglën surprizë, aleanca rezultoi fituese, madje me një milion vota diferencë. Si rrallëherë më parë, u formua një mazhorancë solide, e aftë të ndryshonte edhe ligjet organike, për të cilat nevojitet shumicë e cilësuar.

Por kjo fitore, sado e thellë dhe e gjerë, sërish nuk ngjalli entuziazmin dhe motivimin e një përmbysjeje plebishitare, e një ndryshimi të vërtetë kursi, apo të një kapitulli të ri. Diç i mungonte, dhe kjo lidhej pikërisht me injorimin e dimensionit moral që një fitore e vërtetë duhet të përbrendësonte. Fitoret e vërteta, që të mund të prodhojnë një rend të ri, një qeverisje të ndryshme, një rilindje shoqërore, një rritje cilësore, duhet më së pari të jenë fitore morale. Çdo ndryshim rrënjësor në botë ka nisur si forcë morale, ndërkohë që çdo humbje ka nisur si dështim moral. Çdo gjë që dëshirohet të sendërtohet, së pari duhet patjetër të sendërtohet në shpirtrat dhe mendjet e njerëzve. Partia Socialiste arriti vërtet të fitonte një betejë elektorale, në shifra apo aritmetike, por humbi një betejë morale, gjasat e së cilës për triumf ishin jo të pakta. Zbythja e Partisë Socialiste në momentin e fundit, duke dorëzuar flamurin e kësaj beteje morale, edhe pse e solli në pushtet me goxha diferencë votash, realisht e dobësoi atë. Dobësi që po shfaqet akoma më qartë në fund të mandatit 4-vjeçar, ku përveç kauzës morale rrezikon të humbasë edhe atë aritmetike.

Në këto 4 vite qeverisjeje, kjo aleancë nuk ka arritur të prodhojë asgjë të qenësishme për shqiptarët, përveç pasigurisë, tensionit, përplasjeve të brendshme dhe telenovelave pa fund mes aktorëve të koalicionit. Kryereforma e kësaj qeverie, ajo në drejtësi, rrezikon të çbëhet rrugës, ndërsa procesi aktualisht është i bllokuar. Kjo edhe falë LSI-së, që edhe pse i pëlqen të shitet si një forcë paqtuese dhe konsensuale, që ndihmon në shmangien e tensionit politik, realisht kontribuon për krejt të kundërtën. Këmbëngulja e saj për një reformë konsensuale, ku opozita të kishte përfaqësim të barabartë me mazhorancën, ka sjellë në situatën e sotme, ku procesi i vetingut është i bllokuar. LSI-ja, përveçse një parti klienteliste dhe gjeneruese e korrupsionit me sfond thuajse ideologjik, me sjelljen e saj flirtuese ndaj PD-së realisht ka ndihmuar në shtimin e klimës së konfliktualitetit dhe pasigurisë politike, por edhe ka shkatërruar opozitën si institucion. Opozita thuajse e ka humbur besimin se mund të kthehet në pushtet pa bashkëpunimin me LSI-në, prandaj ka hequr dorë nga këmbëngulja për të krijuar një alternativë, një frymë dhe model të ri përfaqësimi. Kjo pa dyshim e ka fuqizuar më tej LSI-në, që ndërsa me cinizëm shtiret si një forcë që i shërben kombit, kur në fakt po sakrifikon vendin për interesat e saj, në njërën anë vijon të mbajë në këmbë qeverinë, dhe në anën tjetër lëshon deklarata të ngjashme me opozitën, në frymë dhe në germë. Ky lloj dualizmi nga një forcë politike që shfrytëzon pozicionin e saj të favorshëm në kundërshtim me interesat e vendit është receta e përkryer për të gjeneruar paqëndrueshmëri sistemike, efektet shkatërruese të së cilës do të kenë pasoja afatgjata për vendin.

Sot e ardhmja politike duket plotësisht e pasigurt. Në qeveri ministrat akuzojnë njëri-tjetrin, ndërsa opozita është ngujuar në çadrën e saj në bulevard, e paqartë për atë që kërkon, dhe aq më pak për atë që ofron. Një opozitë që përveç obstruksionizmit bllokues nuk ka asnjë alternativë tjetër që t’ua paraqesë shqiptarëve.

Këto katër vite ishin të mjaftueshme për të treguar se koalicioni qeveritar nuk funksionon, dhe se vendimi për t’u bashkuar me LSI-së, duke injoruar dimensionin moral të një zgjedhjeje të tillë, ishte jo thjesht i gabuar, por rezultat i një cektësie politike. PS-ja mendoi se mund të sakrifikonte moralin politik dhe të fitonte numrat, pa kuptuar se bashkë me moralin detyrimisht do të humbiste edhe numrat. Aktualiteti i sotëm e tregon këtë, kur varësia e PS-së ndaj LSI-së është akoma më e madhe.

Në botëkuptimin postmodernist, morali konsiderohet si një relike e së shkuarës, si një paketë bestytnish të palogjikshme, produkt i primitivitetit njerëzor. Aq më tepër vlen kjo në domenin e politikës. Mirëpo, siç edhe Blaise Pascal citohet të ketë thënë në pasazhin hyrës të këtij artikulli, moraliteti i ka bazat tek arsyetimi i shëndetshëm, dhe, si rrjedhim, një veprim amoral nuk mund të jetë as i logjikshëm. Një fitore në numra, përveçse amorale, është edhe e paarsyeshme, pasi prodhon më shumë dëme për vetë fitimtarin.

Pavarësisht gjithçkaje, PS-ja dhe LSI-ja mund të vijojnë ta qeverisin vendin edhe katërvjeçarin e ardhshëm, sipas së njëjtës logjikë që e konsideron moralitetin si  frenues të suksesit politik, aq më tepër kur përballë gjendet një opozitë pa busull, e shkërmoqur dhe e pabesueshme, por kjo nuk do ta bënte një tjetër fitore të tyre tregues të suksesit të koalicionit.

Në politikë nuk është kurrë vonë të reflektosh, prandaj PS-ja nuk ka pse të vijojë me të njëjtën cektësi mendimi që e mban peng të LSI-së, sipas së cilës kauzat morale janë të huaja për politikën. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Pse duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë?

Pse duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë?

Çelsi humbet papritur dhe rindez luftën për titull në Premier League

Çelsi humbet papritur dhe rindez luftën për titull në Premier League

Në kërkim të së veçantës: një xhami në dru dhe pa asnjë gozhdë në Bosnjë

Në kërkim të së veçantës: një xhami në dru dhe pa asnjë gozhdë në Bosnjë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni