Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Protesta qytetare dhe protesta partiake

by Te Sheshi
26/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Protesta qytetare dhe protesta partiake

Prej më shumë se një jave, partia kryesore opozitare është ngujuar në një çadër të ngulur në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Arsyeja (sipas opozitës) për organizimin e kësaj proteste është rreziku i cenimit të standardit zgjedhor, të besimit të vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë, nga paratë e krimit dhe hashashit. Një kauzë në thelb e drejtë, aq më tepër në një vend me standarde të brishta si i yni. Por, ndërsa normalisht në demokraci çështjet diskutohen, negociohen dhe zgjidhen në institucione, aty ku edhe opozita ka përfaqësimin e saj të ligjshëm, dhe mund të kërkojë garancitë e nevojshme, Partia Demokratike ka zgjedhur t’i bojkotojë ato. Kjo sigurisht ka mprehur dyshimet për përdorimin e zgjedhjeve si alibi me qëllim bojkotimin e komisioneve parlamentare dhe dështimin e procesit të vetingut, si shtylla kurrizore e reformës në drejtësi. Kushtet e paraqitura për përfundimin e protestës kanë progresuar nga qeveria teknike në rishikim të paketës me 7 ligje të vetingut, nga kërkesat në ultimatime, dhe nga krekosjet për moslargim nga sheshi deri në rrëzimin e qeverisë, në thirrje të çartura për luftë ndaj xhamave dhe gomave të makinave qeveritare.

Në kakofoninë e krijuar, mes kërkesave dhe ultimatumeve që i lënë vendin rrufeshëm njëri-tjetrit, por edhe etheve të protagonizmit foklorik, kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, i është dashur të dalë përtej profilit të njeriut të butë dhe të matur, për të bërë rolin e guximtarit kokëkrisur, që fatkeqësisht në botëkuptimin tonë primitiv për politikën barazohet me të qenit lider i fortë dhe i vendosur. Një lëvizje që e ka nxjerrë Lulzim Bashën jashtë natyrës së tij, duke e vendosur në një garë të pamerituar me Kreshnik Spahiun, kryetarin delirant dhe populist të një force politike të dështuar. E ndërsa PD-ja, një parti që nuk është shquar për protesta të buta me nuanca të theksuara pacifiste, vijon të lëvdohet për protestën e paqtë që po organizon, Lulzim Basha, me thirrjet e tij për luftë, mund të ndihet i çliruar nga kompleksiteti i liderit të squllët dhe frikacak, siç me cinizëm e kanë etiketuar jo pak kundërshtarë të tij, por, kjo e bën akoma më të dukshëm kaosin dhe tensionin e brendshëm që e karakterizon protestën.

Akoma pa nisur, opozita është kujdesur ta reklamojë protestën si qytetare, e veten si përcjellëse apo amplifikuese të këtij shqetësimi qytetar. Një shqetësim që vjen në një moment jo edhe aq të volitshëm. E vërteta është se besueshmëria e qytetarëve tek politika ka arritur nivelet më të ulëta. Dhe kur besueshmëria ndaj politikës ulet, ajo që dëmtohet më shumë është opozita. Përderisa qytetarët nuk besojnë më se politika mund t’i zgjidhë vërtet hallet e tyre, si rrjedhim as nuk u intereson të protestojnë për garantimin e vullnetit të tyre zgjedhor, gjithmonë nëse do t’i merrnim të mirëqena pretendimet e opozitës për rrezikun e cenimit të këtij vullneti. Dhe tragjikomedia qëndron në faktin se PD-ja është kontributorja kryesore në rënien e nivelit të besueshmërisë. Jo vetëm për atë që bëri sa kohë ishte në pushtet, por edhe për atë si është sjellë në opozitë, ku në mungesë të çdolloj skrupulli nuk ka reshtur së akuzuari dhe treguari me gisht këdo për dështimet e saj, por pa pranuar t’ia drejtojë asnjëherë gishtin vetes. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë javës së protestës, ku çadra e saj është shndërruar në strehë për ish-ministra të dënuar për korrupsion dhe ish-kryetarë komunash ku lulëzonte hashashi. Pikërisht korrupsioni dhe hashashi kundër të cilit protestohet me pretendimin se do të blejë zgjedhjet!

Cinizmi i “protestës qytetare” të thirrur nga opozita bëhet akoma më alarmant kur si shpëtimtar për mbrojtjen dhe garantimin e zgjedhjeve të lira thirret Ilir Meta. Strategjisë së PD-së për garantimin e zgjedhjeve të lira i mungon krejtësisht imagjinata. Bëji thirrje Ilirit të largohet nga qeveria dhe të bashkohet me ty, dhe nëse kjo nuk funksionon, përgjërohu, shto dozat e përvuajtjes, mundësisht shoqëruar me ndonjë akt të dëshpëruar, me shpresën se Iliri do të preket thellë në zemër e do tërhiqet! Në fakt, ajo që nuk kuptohet është se pse një qytetari duhet t’i interesojë rënia e një qeverie dhe ardhja e një tjetre kur Iliri dhe fryma që ai përfaqëson është po aty? PD-ja, me sa duket, e mendon ndryshe.

Dhe në fund, për të kuptuar vërtet se çfarë është një protestë qytetare, nuk na nevojitet të gërmojmë thellë në histori a në ndonjë libër mbi liritë dhe të drejtat civile. Na mjafton shembulli i freskët jetësor i banorëve të Zharrësës, që, pas grevës disajavore të urisë, udhëtuan stoikisht në këmbë nga fshati i tyre për të trokitur në dyert e Ministrisë së Energjitikës. Janë ilustrimi tipik që shpjegon arsyen pse besueshmëria e njerëzve tek politika është në këto nivele, dhe pse Lulzim Basha, ndërsa e shpall protestën e tij si protestë të qytetarëve, refuzon ta besojë edhe vetë këtë. Banorët e Zharrësës janë tradhtuar sistematikisht nga politika, nga qeveria Berisha, që i dha Bankersit një koncension tejet fitimprurës pa garantuar asnjë mbrojtje mjedisore dhe kompensimi ndaj dëmeve të mundshme, dhe nga qeveria aktuale, që erdhi në pushtet me premtimin e çbërjes së koncensioneve abuzive dhe të mbrojtjes së interesit të qytetarëve. Dhe ndërkohë Bankersi vijon të paguajë tatim mbi fitimin më pak se kioskat që kemi në lagje, ndërsa toka, uji, ajri dhe shtëpitë e Zharrësit helmatisen duke shkatërruar jetën, shëndetin dhe të ardhmen e banorëve.

Shqetësimi i opozitës së sotme nuk është shqetësimi i qytetarëve, prandaj edhe protesta e opozitës s’mund të jetë protestë qytetare. Kjo u pa edhe kur Lulzim Basha tentoi të përvetësonte dhe keqpërdoronte protestën e banorëve të Zharrësit, por u përball me reagimin e pjesëmarrësve. Dallimi është i qartë. Qytetarët kanë një mijë e një arsye për të protestuar, por, fatkeqësisht, këto arsye nuk priten ndokund me ato të opozitës. Kjo nuk u lë qytetarëve shteg tjetër, veçse ta bëjnë vetë opozitarizmin, por dhe më shumë se kaq. Protesta e banorëve të Zharrësës është një përvojë e vyer. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Moskë: mijëra njerëz përkujtojnë ish-liderin opozitar, Boris Nemcov

Moskë: mijëra njerëz përkujtojnë ish-liderin opozitar, Boris Nemcov

Një recetë interesante për të gatuar vetë roshnica për 6 persona

Një recetë interesante për të gatuar vetë roshnica për 6 persona

Për çfarë rezultate dhe vendime të mëdha po flet Isa Mustafa?

Për çfarë rezultate dhe vendime të mëdha po flet Isa Mustafa?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni