Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Politika e çantave të zeza

by Te Sheshi
04/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Politika e çantave të zeza

Një spirale degradimi, frymëzuar dhe dirigjuar nga ekspertë të kulisave, intrigave të oborrit dhe gjirizeve të nëndheshme, ka mbufatur një pjesë të (pseudo)medias online. Bashkë me të, edhe publikun, që ushqehet me informacionin e shërbyer pa asnjë lloj filtri etik apo profesional. Një fakt që dëshmon se stomaku i shqiptarëve është regjur mjaftueshëm për të tretur skandale, të qenë a të sajuar, të cilët shpesh është i detyruar t’i gëlltisë në nënvetëdije, pa gjetur kohën dhe mundësinë që t’i përtypë. Një përtypje që do t’i mundësonte të reagonte me ftohtësinë dhe objektivizmin e mjaftueshëm logjik, për të kuptuar se një lojë më tepër se e ndyrë po pilotohet në kurrizin e tij. Në mënyrë të përsëritur madje!

Pas një periudhe relativisht të qetë, seks-përgjimet u rikthyen sërish në epiqendrën e debatit mediatik përmes publikimit të aferës Shukri Xhelili. Menjëherë pasi zallamahia e krijuar, shoqëruar edhe me ironinë masive dhe të arsyetuar të rrjetit, filloi të davaritej, ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i njoftuari i parë i skandaleve qeveritare, që deklaroi se një tjetër video pritej të publikohej. Jo më nga zyrat periferike të bashkisë së Peshkopisë, por në zemër të kryeqytetit, në zyrën e një ministri. Mjaftoi kaq që spekulimet të merrnin dhenë dhe imagjinata e shfrenuar të shndërrohej në frymëzim për disa media, kryesisht online, që në mungesë të një minimumi profesional janë shndërruar në amplifikatorë të vulgaritetit dhe thashethemnajave të paskrupullta. Diçka e vërtetuar në më shumë se një rast, dhe çuditërisht e justifikuar me luftën për klikime, të konvertuar në reklama dhe më pas në fitime. Pikërisht fitimet, argumenti shtangës dhe i epërm para të cilit çdo lloj ftohtësie intelektuale apo ndjesie njerëzore duket sikur zbythet e fashitet në kontekstin e aktualitetit që jetojmë.

Mirëpo argumentimi i mësipërm është shpesh thjesht kamuflim për të kryer efektshëm, sipas nevojave të porositësve politikë, misionin e shëmtuar të shantazhimit publik. Një mision që shumë drejtues mediash, dhe jo më pak gazetarë, janë të gatshëm ta kryejnë pa më të voglën brerje ndërgjegjeje. Pa më të voglën droje njerëzore, e aq më pak etike, aq më tepër nëse mbajmë ndërmend se funksioni i medias supozohet të jetë social, në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe interesit publik, jo të një rrethi të ngushtë dhe të mbyllur individësh që kërkojnë të imponohen përmes shantazhit.

Ajo që pasqyrime të tilla mediatike rrëfejnë është se aktualiteti politik, në prag të miratimit të reformës në drejtësi, ka arritur pikën e vlimit. Tensioni është i lexueshëm edhe brenda koalicionit qeveritar, pavarësisht mbështetjes në dukje “pa kushte” të ofruar nga aleati kryesor qeverisës. Ky tension i shtuar ka bërë që të thellohen e të zgjerohen edhe ato hendeqe ekzistuese pakënaqësie mes koalicionit, ndër të cilat edhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme në bashkinë e Peshkopisë, të përcjella publikisht nga përfaqësues të LSI-së. Ndërkohë që lajmërimi i takimit Rama-Basha i shtoi akoma më shumë ethet politike, që prodhuan edhe lajmet me bomba të së enjtes pasdite. Bomba që gjithsesi mbetën të pashpërthyera.

Është i pritshëm, dhe deri në njëfarë mase i arsyetueshëm, nervozizmi politik i LSI-së për një takim të tillë, që rrezikon ta çfaktorizojë rolin e saj në miratimin e reformës në drejtësi, dhe aq më tepër në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të reja që do të themelohen. Sidoqoftë, kjo nuk e justifikon shantazhimin, si një mjet parapolitik, të përdorur më së pari e më së ploti për qëllime të errëta, ekskluzivisht mafioze. Madje, edhe kur në mungesë të Baba Takut, çanta e zezë e të cilit është shndërruar në emblemë të aferave të tilla, apo në një kuti pandore që po u hap çoç tërmeti do të shkaktojë, këtë rol merr përsipër ta luajë një personazh i mirënjohur mediatik, në një nga emisionet më të ndjekura në televizion. Një mision jo i lehtë, që kuptohej nga sforcimi dhe kontraktimi i personazhit në fjalë gjatë aktrimit të tij, ku përveç përpjekjeve për ta inkuadruar bombën në fjalë në një emision ku diskutohej për një tjetër temë, në një moment rrëshqitjeje përfshiu edhe një tjetër koleg, si burimin e supozuar të skandalit apo të skandaleve në fjalë.

Hamendësimi mbi një apo disa video të tilla, me protagonistë një apo disa ministra, është konsum i panevojshëm energjie. Është pështjellim emocional manipulativ dhe djallëzor. Ndaj, për sa kohë që përgjime të tilla mbeten në kuadrin e shantazhimit, ato janë njësoj si të mos ekzistonin, dhe duhen trajtuar si të tilla. Sepse më e rëndë dhe më e dëmshme se ato video, në ekzistofshin, akoma të papublikuara, është pajtimi me shantazhin si mjet politik. Aq më fatkeq është ky shantazhim nëse prirja jonë njerëzore për të zhbiruar nga vrima e çelësit, apo për t’u ushqyer me intimitetin e tjetrit, e kthen shantazhin në një mjet efektiv të luftës politike.

Sado të ndyrë të jenë protagonistët e të tilla videove të supozuara, gjithsesi mbeten të pakrahasueshëm për nga rrezikshmëria dhe ligësia me ata që, në vend se t’i publikojnë, nëse vërtet të tilla video kanë në përmbajtjen e tyre elementë që do të përbënin interes publik, vendosin t’i përdorin për shantazh politik. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Qeveria e Kosovës nuk ka nisur dialogun me Listën Serbe për ushtrinë

Qeveria e Kosovës nuk ka nisur dialogun me Listën Serbe për ushtrinë

Kujdes gjatë intervistës së punës: pyetjet që nuk këshillohet t’i bëni

Kujdes gjatë intervistës së punës: pyetjet që nuk këshillohet t’i bëni

Vdekja e Muhammad Ali: dikur e pyetën sesi donte që ta mbanin mend…

Vdekja e Muhammad Ali: dikur e pyetën sesi donte që ta mbanin mend…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni