Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Nuk ishte thjesht rrëshqitje

by Te Sheshi
01/03/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Kronikë e një reforme të dështuar

Pakkush mund të mos e ketë parë intervistën pështjelluese të Ardit Gjebresë me të dënuarin për vrasje, Marjan Rrokun, transmetuar në rubrikën “24 orë me…” të emisionit “E diela shqiptare”. Personalisht rastisa përpara ekranit në çastin që u transmetua. Sikurse çdo person që e ka ndjekur intervistën, aq më tepër përpara shpërthimit të trazirës që shkaktoi tek audienca shqiptare, edhe unë u preka nga drama e një fëmije të pafajshëm, të detyruar të rritet larg ngrohtësisë dhe mbrojtjes që figura e babait përfaqëson për çdo fëmijë. E ndërsa përpiqesha të rikujtoja ndonjë fragment nga kjo ngjarje e shëmtuar e vitit të largët 2001, Arditi vijonte të lexonte skenarin e tij. Diku, mes rreshtash, fjalia, “Për shkak të këmbënguljes së motrës së viktimave, Marjani u arrestua në SHBA,” shoqëruar me luhatje të intonacionit, me zbutje të zërit dhe një fytyrë të keqardhur, më shkaktoi vërtet habi. Përveç rrëfimit të të intervistuarit, kjo ishte pjesa e vetme e skenarit, të lexuar nga Arditi, ku u përmend dikush nga familjarët e viktimave.

Intervista, krejtësisht e njëanshme dhe e zhbalancuar, vështirë se mund të përkufizohet si e tillë. Në rrethana normale, intervistuesi qëndron asnjanës, mbi dhe përtej kauzave dhe deklarimeve të të intervistuarit, si dhe i mendon pyetjet që  të marrë përgjigje sa më të vërteta dhe të plota, duke i paraprirë çdo përpjekjeje manipuluese dhe deformuese që mund t’i shërbejë të intervistuarit, duke lënë në hije të vërtetën. Kështu i mbetet besnik misionit të tij. Ndërkohë që, nga sekuenca e parë e deri tek ajo e fundit, skenari dhe montazhi ishin në shërbim të një qëllimi të vetëm: viktimizimit të agresorit dhe glorifikimit të vuajtjeve të tij. Me një patetizëm të sëmurë, krejtësisht i shkëputur nga krimi që kishte kryer, shiriti i kujtesës për të cilin i ishte fshirë, autori tregoi me imtësi detaje nga peripecitë që i ishte dashur të kalonte, derisa kishte ndërtuar jetën e tij të re në Amerikë. Nga largimi drejt Sllovenisë me pasaportë false, në Brazil, dhe më pas në SHBA, ku kishte jetuar plot një vit në kushte të vështira, për të ardhur tek çasti i arrestimit. Një rrëfim në kufijtë e absurdit, ku hiperbolizoheshin vuajtjet e ngjashme me ato të çdo emigranti të zakonshëm shqiptar, ndërkohë që vrasja e dy femrave, njëra nga të cilat minorene, sfumohej në sfond si të ishte ndonjë detaj jetësor i rëndomtë dhe i pavlerë. E gjitha kjo në sinkron me përpjekjen diabolike për ta paraqitur krimin si një lajthitje të çastit. Të një çasti që nuk mund të ngjyrosë dhe të diktojë përgjithmonë jetën e një njeriu. Argumenti se çdokujt mund t’i ndodhë një“fatkeqësi” e tillë, edhe pse i pashprehur, e mbizotëronte atmosferën.

Intervista rezultoi e suksesshme, por ky sukses nuk zgjati shumë. Sapo u thanë lotët dhe gjykimi i ftohtë dhe i arsyeshëm zuri vend, ndjekësit filluan të interesoheshin për gjysmën tjetër të kësaj historie, që ishte njëkohësisht më e dhimbshmja dhe më fatalja. Vuajtjet e viktimave sa ishin gjallë, dhe të familjarëve të tyre, tashmë që nuk janë më, i zgjuan shqiptarët nga dremitja e shkurtër që u imponoi opiumi mediatik. Të ndërgjegjësuar për manipulimin e pashembullt emocional, për lojën cinike me ndjenjat e tyre, reagimi kolektiv kaloi vrullshëm nga njëra llogore në tjetrën, duke goditur hera-herës pamëshirshëm drejtuesin e emisionit. Njerëz që deri pak orë më parë ishin të gatshëm të firmosnin peticione për lirimin e Marjan Rrokut, kaluan në sulme dhe ofendime ndaj drejtuesit të emisionit dhe televizionit. Një reagim po aq emocional, sa ai i induktuar prej intervistës, nga njerëz që kuptuan se ishin thjesht kavie të një manipulimi të paskrupullt.

Të gjendur përballë kësaj vale të padëgjuar pakënaqësie dhe reaksioni ndaj një emisioni televiziv, gazetarë dhe të tjerë figura publike erdhën në “ndihmë” të Arditit. Sigurisht që intervista ishte e pamundur të mbrohej, prandaj zgjidhja e vetme ishte të justifikohej, ndërsa lëshohej edhe ndonjë kritikë shpotitëse. Argumenti kryesor ishte ai i “rrëshqitjes” së Arditit si rrjedhojë e mungesës së profesionalizmit në të tilla çështje. Edhe pse nuk e kemi parë kurrë Arditin të mbulojë çështje të kronikës, mungesa e profesionalizmit është një argument i çalë. Ardit Gjebrea është një showman me shumë vite përvojë mbi shpatulla. Megjithatë, nëse mbetemi tek metafora e rrëshqitjes, me të drejtë mund të themi se Arditi rrëshqiti, por rrëshqiti në një shteg që e ka hapur vetë me kohë. Thjesht kësaj here rrëshqitja e nxorri jashtë shtegut. Kapërcimi ishte më i madh nga ç’mund të lejojnë normat njerëzore dhe etika mediatike, pavarësisht kufijve elastikë të mirëkuptimit shqiptar kur bëhet fjalë për audiencë dhe vëmendje mediatike.

E vërteta është se media, veçanërisht në Shqipëri, po shndërrohet me shpejtësi në një mekanizëm që ushqen nihilizmin moral dhe shpërbërjen personale, si dy tiparet themelore të një kulture konsumeriste. Përpara një audience më të lartë, përdhosja e kujtimit të viktimave dhe gërvishtja e plagëve të mahisura prej kohësh është një sakrificë pak, në mos aspak, e rëndë. “E diela shqiptare” paraqet një format pararojë në këtë drejtim. Që nga keqpërdorimi i fëmijëve, duke i detyruar ta shohin botën si arenën brutale të një konkurrence të paepur, të sillen sipërfaqësisht duke i imituar të rriturit, dhe të luftojnë për famë e vëmendje, deri tek licensimi i vuajerizmit mbi poshtërimin, dhimbjen dhe fatkeqësitë e të tjerëve. Të tillë fatkeqë nxiten të përleshen në një të ashtuquajtur “gjyq”, për t’u ndërprerë më pas nga reklama e detergjentit të radhës, pikërisht në çastin kur irritimi dhe çirrjet e tyre të përvuajtura arrijnë kulmin. Dhe në fund të show-t, një duartrokitje e automatizuar nga hallexhinjtë që shërbejnë si “sfond i denjë” për një shfaqje të tillë madhështore. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Macja udhëton për 8 milje në parakolpin e makinës, ia hedh paq

Macja udhëton për 8 milje në parakolpin e makinës, ia hedh paq

Po ta dinit se ku ndodhet ky dru ulliri njëmijëvjeçar…

Po ta dinit se ku ndodhet ky dru ulliri njëmijëvjeçar…

Provokimi i Daçiq: Në Preshevë ka shqiptarë apo kosovarë?!

Provokimi i Daçiq: Në Preshevë ka shqiptarë apo kosovarë?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni