Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Mbi padobishmërinë e liderëve

by Te Sheshi
30/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Mbi padobishmërinë e liderëve

Në novelën e tij filozofike, Kështu foli Zarathustra, Niçja përcjell një sërë urtësish të moçme, që si të tilla mbartin gjithmonë copëza aktualiteti. Në lidhje me veçoritë dhe cilësitë që një prijës duhet të ketë në mënyrë që të jetë i aftë të ngrihet mbi ndjekësit e tij dhe të shndërrohet në udhërrëfyesin e tyre, ai konstaton se prijës përgjithësisht janë ata njerëz të cilët arrijnë të mishërojnë në gradën më të lartë të mundshme, cilësisht, por jo vetëm, karakteristikat dhe tiparet morale më të spikatura që bashkëndajnë ndjekësit e vet. E ilustruar kjo, nëse një shoqëri është e dhënë në masë pas vjedhjes, korrupsionit dhe mashtrimit, ose tregohet indiferente në kundërvënien ndaj këtyre “cilësive”, atëherë në krye të saj doemos do të shfaqen prijës që trupëzojnë dhe i artikulojnë më së miri pikërisht këto cilësi. Eshtë e kotë të shtjellojmë më tej se Niçja, përmes rrëfimit të Zarathustrës, këmbëngul në bindjen se prijësit, apo, siç parapëlqejmë t’i quajmë sot me termin e huazuar, liderët, janë produkt i mjedisit kulturor dhe social nga i cili brumosen apo gdhenden, dhe që rruga e tyre drejt lidershipit është pashmangshmërisht e lidhur me trajektoren e ndjekur nga grupimi shoqëror të cilit i përkasin.

Sigurisht që përmes Zarathustrës, të urtit dhe mjeshtrit të madh, të djegur nga dashuria vetëshkatërruese për njerëzimin, Niçja ofron një urtësi “profetike”, duke thumbuar dhe ironizuar me nota thuajse cinike kokëtrashësinë e atyre që mbeten naivisht besimplotë se nga gjirizet e korrupsionit, hajdutërisë dhe makutërisë, mund të lartësohen “mbinjerëz” të cilët kanë urrejtjen, guximin dhe forcën shpirtërore (në rastin e Zarathustrës, të shprehur në mungesën e çdo lloj forme të mëshirës, për shkak se ajo përbën dobësinë më të madhe) për të rrënuar rendin moral dhe mjedisin kulturor që i ka mëkuar.

Megjithatë, në gjithë rrëfimin e Niçes mbi Zarathustrën dhe misionin e tij si reformator duket sikur ka një kundërshti, një mospërputhje të brendshme. Ndërsa pohohet me tërë forcën e arsyes se prijësit s’mund të jenë veçse produkt i mjedisit kulturor ku bëjnë pjesë, Zarathustra shfaqet si pararendësi i një morali të ri, që qëndron mbi dhe përtej atij të “turmave”. Pikërisht ky disfunksion logjik duket se e detyron Niçen të projektojë për Zarathustrën imazhin e një “profeti të zbritur nga malet e larta”, pas 10 vitesh purifikimi të kaluara larg mjedisit ndotës dhe infektues të qyteteve. Pra, Zarathustra është një i jashtëm, përfaqësues i një rendi tjetër, dhe i papërlyer nga morali “tokësor” i mjedisit urban.

Pikërisht ky është modeli që Zarathustra përpiqet të personifikojë, ndërsa fshikullon pamëshirshëm “turmat”, si përfaqësuese të irracionalitetit dhe ndjekëse të verbëra të normave të një morali primitiv, të paaftë për të ofruar një realitet të ndryshëm.

Mesazhi i Niçes, që projekton përmes Zarathustrës misionin e tij intelektual, thekson mbi të gjitha kotësinë dhe pamundësinë e liderëve për të kryer funksionin e reformatorëve. Neveria e tij për “turmat”, të përbëra nga ndjekësit e moralit të ulët, duket të jetë më shumë derivat i urrejtjes së liderëve, konkretisht atyre politikë, të cilët përveçse janë të pamundur, më së shumti u mungon shtysa e brendshme, pra, vullneti dhe guximi, për t’i thënë turmës të vërtetat e hidhura që ajo nuk dëshiron t’i dëgjojë, përderisa është vetë turma që konfirmon legjitimitetin e tyre. Një kritikë që vlen edhe për demokracitë moderne, ku infantiliteti  (shpesh i manipuluar) i shumicës, shoqëruar me makiavelizmin e liderëve politikë, ofron recetën e përkryer për degradimin e mëtejshëm të mjedisit shoqëror.

Bazueshmëria e urtësisë së Zarathustrës na paraqitet bindshëm, përditë e më shumë, në përballjen tonë thuajse sfilitëse me ato segmente të realitetit ku fati ynë ndërthuret e ndërpritet pavarësisht vullnetit që jo gjithmonë e ndjek nga pas. Zhgënjimi dhe dëshpërimi pason rrufeshëm çdo iniciativë apo ide, dhe njerëzit që i përfaqësojnë humbasin kredibilitetin e tyre sapo përpiqen t’i japin jetë. Sepse çdo përpjekje që synohet të jetësohet brenda kornizës morale ekzistuese lind e damkosur, dhe është e paracaktuar të përthithet nga “shpirti i gravitetit” që e përshkon teksturën sunduese sociale.

Megjithatë, përkundër mësimit të vyer të Zarathustrës, të mbështetur gjerësisht nga përvoja historike, ekziston edhe një tjetër model jetësor, i manifestuar më rrallë, por me ndikim shumë më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, që e gjen veçantinë dhe fuqinë e tij pikërisht tek kundërvënia. Eshtë modeli i njerëzve që, të ndikuar dhe formuar në një mjedis të korruptuar moralisht dhe intelektualisht, arritën të ngrihen mbi normat e kohës së tyre, duke ofruar një vizion motivues përmes të cilit përbashkuan dhe tërhoqën drejt një qëllimi të lartë grupimin shoqëror nga i cili u formuan. Ky vizion shërbeu si një  motiv identifikues, por me karakter universal, ku shumica, e ndjerë deri atë çast e çorientuar, vendosi ta përdorë si kandilin që do t’i mundësojë të ndriçojë rrugën drejt një reformimi të thellë dhe gjithëpërfshirës, apo drejt çeljes së një epoke të re.

Veçantia e njerëzve të tillë, në ndryshim nga ata që i cilësojmë si liderë, është se pushteti politik mbetet një domosdoshëri e padëshiruar, dhe angazhimi në politikë konsiderohet si një sakrificë për vendosjen e drejtësisë, pra, të një “morali të ri” shoqëror. Kjo formë e kërkimit modest të pushtetit është mënyra e vetme për të mos u shndërruar në skllav të pushtetit, në të mbizotëruar prej tij, çka do të rezultonte në kompromise të paskrupuj. Dhe, sado të rrallë, historia ka dëshmuar për shembuj të tillë, ndër më eksplicitët profetët dhe themeluesit e dy religjioneve më të mëdha në botë, Jezu Krishti dhe, më i prekshëm, Muhamedi, pavarësisht intepretimeve dhe devijime të ndodhura pas vdekjes së tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse Zarathustra duhej të ishte domosdoshmerish “profet”. Me të drejtë dikush mund të thotë se e gjithë vepra filozofike e Niçes është kundërvënie dhe anatemim i Krishterimit, si përfaqësues i të ashtuquajturit “moral i ulët”, dhe kjo sipas një përqasjeje interpretative është pjesërisht e vërtetë. Por ky është një diskutim mbi paradigmat, dhe jo një vlerësim analitik mbi përmbajtjen e tyre. Qëllimi është që “turma” të udhëzohet si të mendojë dhe veprojë, jo çfarë të mendojë.

Në këtë kuptim, përvijohet nevoja për një moral të ri, të përfaqësuar nga “mbinjerëzit” e kohës sonë, që do të shpalosin guximin t’i kundërvihen “moralit” të sotëm. Këta individë, në mungesë të një emërtimi tjetër, por edhe për shkak të misionit që shëmbëllen me atë të profetëve të vërtetë, janë më të afërtit me ta. Suksesi i matshëm dhe i shpejtë nuk ka pse të jetë etaloni i tyre. Të paktë do të jenë ata që do të jetësojnë moralin e ri, më të lartë, megjithatë, përpjekja për reformim dhe modeli që ata ripërtërijnë është kontributi më i madh që i ofrohet shoqërisë.

Niçja, brenda çdo pritshmërie për intelektualin që i dha jetë doktrinës filozofike të emërtuar nihilizëm, e mbyll rrëfimin e tij mbi Zarathustrën me largimin e tij nga “turma” dhe kthimin në shpellë, ndërsa vetëm një grusht njerëzish vendosin t’i bashkohen kauzës së tij, madje edhe ata pa qenë plotësisht të aftë ta përthithin moralin e ri që do t’u mundësojë të shndërrohen në “mbinjerëz”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
4 muaj “burg me kusht” për Shukri Bujën, kryetarin e Lipjanit

4 muaj “burg me kusht” për Shukri Bujën, kryetarin e Lipjanit

Përtej sondazheve: çfarë mendojnë europianët për njëri-tjetrin

Përtej sondazheve: çfarë mendojnë europianët për njëri-tjetrin

Notonte në afërsi të bregut, gruaja poston në Twitter sulmin e peshkaqenit

Notonte në afërsi të bregut, gruaja poston në Twitter sulmin e peshkaqenit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni