Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Liberalizmi si oportunizëm

by Te Sheshi
29/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: “Edukatorja”

Roza Luksemburg, aktivistja politike e fillimshekullit të XX-të në Gjermani, njëkohësisht një nga ideologet e së majtës, kritike e ashpër e kapitalizmit të atëbotshëm, por njëkohësisht edhe e socializmit etatist dhe revolucionar të përfaqësuar nga Lenini, përdor epitetin oportunizëm në vend të liberalizmit. Sipas saj, të vetëshpallurit liberalë, pavarësisht retorikës së tyre lirike, të mbushur me terminologji paqtuese, me respekt të sinqertë ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive dhe të drejtave themelore, përmes thirrjeve të çjerra për reformim, janë realisht mbrojtësit në hije më të paskrupull të sistemeve të shfrytëzimit dhe të luftërave zhvatëse, të mbështjella me hipokrizinë e patriotizmit shterpë dhe hipnotizues.

Sigurisht që kritika e Luksemburgut është në thelb kritikë e kapitalizmit, mirëpo kjo nuk e zvetënon aspak thellësinë dhe qartësinë e saj në portretizimin e ithtarëve të liberalizmit si zëdhënës të tezave të larta, për të cilat nuk janë aspak të gatshëm të sakrifikohen. Përkundrazi, me të njëjtin zell të tejskajshëm që i promovojnë, janë të prirë edhe t’i tradhtojnë.

Parashikimi historik i Luksemburgut e ka rikonfimuar me kokëfortësi veten përgjatë thuajse një shekulli, nga çasti që Roza dha shpirt në duart e milicëve vullnetarë të quajtur freikorps, pararojë të njësiteve fashiste që do të sundonin Gjermaninë  e mëvonshme.

Ky oportunizëm është sot një fenomen lehtësisht i vrojtueshëm, brenda dhe jashtë kufijve, në shoqëri të zhvilluara dhe të konsideruara si vende demokratike, ku sundon shteti ligjor, e po aq edhe në vendet në zhvillim, me demokraci të luhatshme, sikurse Shqipëria.

Ai shfaqet cullak kur ngjarje të mëdha dhe tronditëse, sinjalizuese të krizave të rënda morale, i vendosin njerëzit përpara dilemave, në mos ekzistenciale, thelbësore për të ardhmen dhe fatet e tyre.

Është pikërisht kjo cullakëri, tradhtia finale që elitat liberale, përmes institucioneve politike, financiare, mediatike, etj., u bëjnë  njerëzve të zakonshëm, popujve të tyre, të shtypurve, të margjinalizuarve, të anatemuarve dhe të gjithë atyre që u mungon një zë që t’i mbrojë.

Kjo tradhti është sot më e prekshme se kurrë në Shqipëri. Elita kulturore, intelektualët dhe profesionistët e këtij vendi, si përfaqësuesit e emancipuar të së ashtuquajturës klasë e mesme, janë shndërruar në shurdhmemecë, në shërbëtorë të heshtur të pushtetit, politik dhe financiar.

Prandaj kemi gazetarë që përpara se të mendojnë për të vërtetën, kujdesen nëse ajo që do të shkruajnë i përputhet “linjës editoriale” të pronarit apo darovitësit të radhës. Kemi mjekë që mbi shëndetin e pacientit vënë marketingun e spitalit. Pedagogë që vihen në shërbim të mediokritetit ndërsa propagandojnë si arritje miratimin e një reforme legjislative që vret konceptin e qëmotshëm të edukimit si një e mirë publike, duke e shndërruar në një biznes të rëndomtë, por që gëzon të drejtën të përfitojë fonde publike.

Aq më shumë laturiset ky peizazh i meskinitetit dhe hipokrizisë së liberalizmit nëse inkuadrojmë në të edhe elitat politike. Të gjithë e kemi të qartë se si e majta progresiste erdhi në pushtet duke premtuar mbrojtjen e domenit publik, ndërsa mallkonte koncesionet e paraardhësve dhe premtonte zhbërjen e tyre. Por menjëherë pas ardhjes në pushtet, një gjendje e pashpjegueshme amnezie bëri jo vetëm që të harroheshin premtimet, por që qeveria t’i thellonte akoma më tej praktikat e ngjashme. Madje spin doctor-ët e qeverisë u kujdesën krejt harbutshëm të na i shisnin këto praktika, të kamufluara nën emërtimin e ri PPP (public private partnership), si risi origjinale dhe shpikje gjenuine, nga të cilat populli do të ishte përfituesi kryesor. Shpikje që për nga lavdia mund të krahasohen vetëm me shpikjen e rrotës.

Ky oportunizëm i liberalëve, sipas shumë analistëve, shpjegon edhe atë që po ndodh me fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Tradhtia e elitave, si kurrë më parë, arriti  të cenojë edhe ndershmërinë e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, të cilat gjithsesi nuk mund të konsiderohen si të padrejta. Publikimi i e-maileve nga Wikileaks demaskoi njëanshmërinë dhe favorizimet e bëra nga zyrtarë të lartë të partisë në dobi të kandidates Clinton. Një tradhti jo thjesht ndaj Sanders-it, por ndaj mbështetësve të tij, me përkatësi kryesisht nga shtresat e margjinalizuara, ndër to të varfër, hispanikë, muslimanë, etj.

Hipokrizia e liberalëve, misioni i të cilëve është thuajse i vdekur, si rrjedhojë e shitjes së parimeve që predikojnë, ka shtruar rrugën për ngritjen e individëve me prirje neofashiste, të tipit të Donald Trump-it, që me retorikën dhe qëndrimet e tij nuk mund të konsiderohet tjetër veçse perversion i figurës së liderit. Megjithatë, sinqeriteti tronditës dhe agresiv, shpesh banal, i Trump-it, sipas sondazheve po rezulton më i efektshëm se gjuha e drunjtë, e mërzitshme dhe politikisht korrekte, por e veshur me hipokrizi fine, e kandidates demokrate.

Në kushtet kur elitat liberale, të dorëzuara përpara pushtetit politik, por dhe atij financiar të korporatave dhe lobingjeve të ndryshme të biznesit, kanë tradhtuar shumëkund me vetëdije interesat e popujve të tyre, interesimi i institucioneve të kontrolluara prej tyre për mbarëvajtjen e demokracisë apo dënimin e akteve antidemokratike në arenën ndërkombëtare mbetet një kërkesë utopike. Kuptohet, përveç nëse kjo i shërben oportunizmit për të cilin folëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kotelja Bobby i shpëton centrifugimit dhe temperaturës 60 gradë brenda makinës larëse

Kotelja Bobby i shpëton centrifugimit dhe temperaturës 60 gradë brenda makinës larëse

Kualifikueset e Ligës së Europës: Shkëndija fiton sërish

Kualifikueset e Ligës së Europës: Shkëndija fiton sërish

Si në vitin 2009: Përplasja PS-LSI, gati të testohet në bashkinë e Tiranës

Si në vitin 2009: Përplasja PS-LSI, gati të testohet në bashkinë e Tiranës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

08/07/2025
Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni