Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: A kemi vërtet një sistem shëndetësor?

by Te Sheshi
21/09/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Dhuna si kryefjalë

Pas ngjarjes tragjike të shuarjes së dy jetëve, të një nëne dhe foshnjës së saj të palindur, në dyert e të ashtuquajturit sistem shëndetësor, të gjithë jemi dendur me terminologji shkencore mjekësore, mundësisht në latinisht. Në këtë dallgë teknikalitetesh dhe etiketimesh profesionale, imtësi mbytëse mes të cilave është e lehtë të fshehësh dhe përhumbësh më shumë sesa thjesht dy jetë të pafajshme njerëzore, disa pyetje thelbësore mbetën të paekspozuara.

Inflacioni i fjalës sistem shëndetësor, të përdorur në mënyrë të nënndërgjegjshme nga thuajse çdokush që pati mundësinë të shprehej mediatikisht mbi tragjedinë, duke nisur nga ministri i Shëndetësisë, nuk i shërbeu për asnjë çast kryerjes së një analize të vërtetë për të kuptuar atë që ndodhi. Për të kuptuar se si është e mundur që një paciente sorrollatet në mënyrë kriminale përgjatë gjithë natës, për të përfunduar më pas e vdekur! Nëse një analizë e tillë do të kryhej, detyrimisht, sipas logjikës së sistemeve dhe parimeve mbi të cilat ato funksionojnë, ministri dhe të tjerët poshtë tij, që supozohet se e menaxhojnë këtë sistem, jo vetëm do ta kuptonin se sistemi nuk ka funksionuar, por, në fakt, se ai nuk ekziston. Ose ekziston vetëm në mendjet e tyre!

Do ta kuptonin se, në Shqipëri, sintagma “sistem shëndetësor” është thjesht një eufemizëm. Një snobizëm që të paktën terminologjikisht na vendos në të njëjtën llogore me vendet me shëndetësi të përparuar. Por vetëm kaq.

Një sistem përbëhet nga komponentë të aftë të ndërveprojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin, për të ofruar një produkt që përndryshe nuk do të ishte i mundur. Dhe këto komponentë duhet të bëjnë as më shumë e as më pak, por thjesht funksionet për të cilat janë programuar. Mirëpo që sistemi të jetë funksional, pra, një tërësi, ai duhet dizenjuar i tillë. Një mendje e epërme, që arrin të shikojë mbi kompenentët e veçuar, pra, panoramën e plotë, duhet t’i hartojë me kujdes të gjitha procedurat dhe proceset që komponentët duhet të ndjekin. Të programojë algoritmin e sistemit. Në mjekësi, edhe protokollet e kurimit janë gjithashtu pjesë e sistemit, me gjithë karakterin e tyre ngushtësisht profesional dhe teknik, të ndryshueshëm sipas disiplinës mjekësore.

Por a u sollën spitalet ku përfundoi pacientja fatkeqe si komponentë të një sistemi? Fatkeqësisht jo! Akoma edhe sot, pas gjithë atyre diskutimeve, me të pranishëm edhe drejtues të këtyre spitaleve, askush nuk është në gjendje të thotë pse pacientja u zhvendos në një spital tjetër. Pse nuk erdhën mjekët specialistë në maternitet? Kërkohet një përgjigje administrative në logjikën sistemike, jo një arsyetim spontan, njerëzor dhe mjekësor, i tipit “këtu nuk kishim mjetet e nevojshme”. Sepse edhe nëse e konsiderojmë këtë arsyetim si të pranueshëm dhe të mirëqenë, ai gjithsesi nuk do të vlejë në hallkën e fundit të ciklit vdekatar, kur pacientja u transferua nga sanatoriumi për në maternitet, vendin ku zuri fill kalvari i përballjes me pseudosistemin. Në këtë rast, ky arsyetim do të dukej krejtësisht i palogjikshëm, pasi, sipas kritereve të njëjta, ajo duhet të kthehej atje ku ishin mjetet e nevojshme. E gjithë kjo çorodi, ose çorganizim i organizuar, si rrjedhojë e mungesës së algoritmit të sistemit (procese, procedura, rregullore), përpiu dy jetë njerëzore.

Në mungesë të algoritmit është e kotë të flasësh për komunikim apo koordinim mes strukturave, në këtë rast, të spitaleve. Tërësia e detajeve të përcjella nga familjarët tregon se çdo spital që vizituan ishte një eksperiencë e re, akoma më tronditëse se e para, pasi gjendja e pacientes rëndohej. Vëzhgimet e mjekëve të mëparshëm nuk u vlejtën të mëpasshmëve. Ata u morën ngushtësisht me disiplinën e tyre, apo me pjesën që u takonte nga anatomia njerëzore, pa menduar se edhe organizmi është një sistem, e se mjek specialist s’bëhesh dot pa marrë njohuri të përgjithshme mbi funksionimin e këtij organizmi. Madje qëmtimi për të shpallur jashtë kompetencave simptomat e pacientit, ndryshe nga ç’ndodh rëndom në institucionet tona, është gjëja e fundit që një mjeku duhet t’i shkojë në mendje.

Dhe në fund, sistemi, që në fakt nuk rezultoi të ekzistonte ndokund, u shpall fajtor edhe nga mjekët e pranishëm nëpër studio televizive. Sigurisht, nuk mund të përcaktoj përgjegjësinë e mjekëve. I mbetet hetimit ta bëjë. Por është urgjente që të sqarohet se mjekët, në një sistem institucional dhe social, siç është sistemi shëndetësor (ndryshe nga një sistem mekanik), janë pjesë e sistemit. Duke fajësur sistemin, ata po abstragojnë përgjegjësinë individuale për rastin në fjalë, duke ia ngjeshur kolektivit. Kjo mund të shërbejë si justifikim, ndoshta edhe si shpëtim, për t’ia hedhur ndëshkimit të ndonjërit syresh, por nuk i bën ata më pak përgjegjës për vuajtjet dhe viktimat që pashmangshmërisht do të prodhohen në vijim, përtej vullnetit të mirë që nuk guxojmë ta vëmë në dyshim.

“Fajtori” u shpall, diku hapur e diku heshtur. Mungesa e një qendre multidisiplinare, ku të gjenden të gjithë mjekët specialistë, bashkë me infrastrukturën e nevojshme. Sigurisht që edhe kjo është një nevojë, një përmirësim që mund t’i bëhej sistemit nëse do të ekzistonte. Por edhe kjo qasje nuk është mirëfilltazi sistemike. Sepse sistemi nuk nënkupton domosdoshmërisht afërsinë fizike të strukturave apo të komponentëve të tij. Distanca nga materniteti në QSUT nuk është edhe aq e hatashme. Për më tepër, që kur themi sistem kemi parasysh edhe klinikën e një fshati të largët. Sistemi shëndetësor s’mund të kufizohet vetëm në Tiranë, aq më tepër në një zonë të saj. Parimisht, sistemi është atje ku nevojitet shërbimi shëndetësor.

Edhe pse mazhoranca e ka fort për zemër sloganin “fajin e ka sistemin”, që po adoptohet pa teklif për të justifikuar shumë paudhësi në këtë vend, kjo nuk e bën atë të vërtetë, e aq më pak konceptualisht të saktë. Dihet tashmë që kjo është kryealibia shfajësuese për të ligjëruar bashkëpunimin me të korruptuarit e sistemit paraardhës, të kapur me zë dhe figurë ndërsa kërkonin ryshfete marramendëse.

Politikanët së pari, dhe më pas mjekët, nëpunësit, gjykatësit e të gjithë funksionarët e tjerë publikë, duhet të kuptojnë që sistemet nuk janë qenie morale, të ndërgjegjshme e të vullnetshme. Prandaj s’mund të shpallen fajtorë, e as të kategorizohen sipas maksimave morale, të tipit “i mirë, i keq”. Ato janë moralisht asnjanëse. Aq më absurde është t’i etiketosh si të korruptuara. Sistemet janë të efektshme ose jo, janë të sakta ose të pasakta, eficiente ose të ngarkuara.

Fajtorë, të pafajshëm, të korruptuar, të pakorruptuar, të mirë apo të këqinj, janë kategorizime morale që vlejnë vetëm për njerëzit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Greqia refuzon kërkesën për azil të tre prej tetë ushtarakëve turq

Greqia refuzon kërkesën për azil të tre prej tetë ushtarakëve turq

Përgjigje kryediplomatit austriak për mbulesën tonë: ja pse ajo nuk blihet e as shitet me para

Përgjigje kryediplomatit austriak për mbulesën tonë: ja pse ajo nuk blihet e as shitet me para

Marko Gjuriç: Kosovës i duhet kërkuar falje për viktimat e luftës…përmes dialogut!

Marko Gjuriç: Kosovës i duhet kërkuar falje për viktimat e luftës…përmes dialogut!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni