Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Ju lutem, na bombardoni!

by Te Sheshi
03/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Ju lutem, na bombardoni!

E nisa ditën si zakonisht, në valët e BBC World News-it, ku objekt i debatit ishte çështja më e nxehtë për momentin në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në axhendën diplomatike ndërkombëtare: përfshirja ose jo në fushatën e sulmeve ajrore kundër ISIS-it. Në sfond fliste një deputet i partisë laburiste, kryetari antikonformist i së cilës, Xheremi Korbin, e ka kundërshtuar ashpër përfshirjen e MB-së në fushatën bombarduese kundër ISIS-it. Pikërisht ky kundërshtim e nxiti kryeministrin aktual, Kameronin, t’i etiketonte plot patos opozitarët laburistë si “simpatizues të terroristëve” dhe të ngulmonte në qëndrimin e tij, pavarësisht kërkesës së përsëritur për të kërkuar falje. Njëzëri me kryetarin e partisë, deputeti laburist kundërshtonte përfshirjen e MB-së në fushatën bombarduese, duke e konsideruar atë si një mënyrë të paefektshme për të luftuar ISIS-in, por, mbi të gjitha, si një rrezik më shumë për civilët, viktimat kryesore të një konflikti, fundi i të cilit duket gjithmonë e më i largët. Nevojitet një marrëveshje politike që duhet të shoqërohet me një operacion ushtarak për të futur trupa në terren, ishte thelbi i qëndrimit të tij.

Në vijim të diskutimit, në përputhje me formatin tashmë tradicional të medias konvencionale, ku thirren në shesh dy palë me qëndrime të kundërta për t’i sfiduar argumentet e njëri-tjetrit, moderatori i programit radiofonik thirri në linjë një grua siriane, përfaqësuese të një OJF-je mbi të drejtat e njeriut.

Mund të lexohej lehtësisht se përfshirja e saj në debat ishte pjesë e “regjisë qendrore” të mediave me influencë të gjerë, që përpiqen ta manipulojnë publikun duke evokuar emocionet përkundër argumenteve. Me zë të mekur dhe një anglishte të çalë, gruaja filloi të fliste përvuajtshëm mbi nevojën e bombardimit të ISIS-it për shkak të masakrave dhe barbarizmave të kryera, ndërkohë që ishte e paaftë të artikulonte qoftë edhe një argument të vetëm sesi këto sulme do të ndihmonin në kufizimin e rolit të ISIS-it. E pyetur nga moderatori nëse shqetësohej se bombardimet do të çonin në humbje të jetëve të pafajshme, ajo u përgjigj se, “Rusët vranë plot 40 civilë para pak ditësh dhe askush nuk reagoi, as jashtë dhe as brenda Sirisë.” Ç’rëndësi do të kishin disa jetë më shumë të humbura padrejtësisht në një konflikt që ka përpirë qindra e mijëra syresh deri në çastin që flasim?! Ndërhyrja e saj ishte një përgjërim thuajse patetik nga një njeri me shpresë të shuar, që është i gatshëm t’i dorëzohet rrezikut të viktimizimit nga bombat e lëshuara nga ajri vetëm e vetëm që të shpëtojë nga një situatë e tejskajshme ankthi, nga një ferr i përditshëm që kërcënon të zgjasë pambarimisht.

Siria është sot arena e një përplasjeje thuajse apokaliptike, ku qindra mijëra kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të gjejnë vendstrehim gjetiu, në një eksod që shkruesit e Biblës nuk do të kishin forcën e mjaftueshme imagjinare për ta përshkruar. Një realitet i përfshirë nga dhuna ekstreme, që si një sëmundje ngjitëse i ka korruptuar thuajse të gjithë.

Njëkonflikt që nisi në valën e të ashtuquajturës Pranverë Arabe, si përpjekje për liri e popullit sirian, por që degradoi shumë shpejt në vendpërplasjen e interesave të shumëfishta, të përfaqësuara nga dy blloqe kryesore, me në krye superfuqitë e djeshme dhe të sotme të botës. Një ndarje e ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë, ku në njërën anë gjenden SHBA-të dhe vendet e tjera të Perëndimit, propaganduese të idealit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe në anën tjetër gjenden Rusia me Iranin, pragmatiste dhe indiferente deri në ekstrem ndaj vuajtjes së një populli për aq kohë sa sigurojnë interesat e tyre gjeostrategjike dhe ekonomike.

Në syrin e ciklonit gjendet popullsia siriane, e tradhtuar nga të gjithë, që kryesisht me dashakeqësinë dhe, më rrallë, me pafuqinë e tyre kanë kontribuar në zgjatjen dhe agravimin e një konflikti pa rrugëdalje. Një popull i tradhtuar nga kampionët e demokracisë dhe të lirive themelore, që me hipokrizinë e tyre nxitojnë të çojnë ushtritë dhe të shpallin luftëra çlirimtare sa herë që interesat ekonomikë ua diktojnë, dhe nga ligësia e atyre që po për hir të interesave meskine dhe përpjekjes për riafirmin në arenën globale janë të gatshëm të sakrifikojnë me një të rënë të lapsit qindra mijëra jetë civilësh të pambrojtur.

Ata që e kanë të vështirë t’i pranojnë refugjatët sirianë dhe të japin fonde për ta, e kanë fare të lehtë të shpenzojnë miliona dollarë për bombat dhe silurët e teknologjisë së lartë. Sot qytetërimi pararojë e gjen kuptimin tek lufta; përkufizohet dhe faktorizohet përmes saj. Lufta është miti i përbotshëm, i aftë t’i mobilizojë dhe t’i përbashkojë të gjithë. Jetojmë në një kulturë që nuk është e aftë të evidentojë rëndësinë e ndërveprimit mes moralit dhe pushtetit, e të kuptojë se kuti i civilizimit njerëzor duhet të jetë dhembshuria, me në qendër jetën njerëzore si vlera më e lartë.

Me ardhjen e dimrit, sirianët kanë nevojë për ushqime, batanije dhe të tjera sende të domosdoshme. Bomba kanë pasur mjaftueshëm, aq më tepër që, në mungesë të një marrëveshjeje politike mes atyre që mbajnë çelësat e zgjidhjes së këtij konflikti, çdo bombë e lëshuar thjesht do ta rëndonte situatën. Thirrjet e dëshpëruara të njerëzve të dërrmuar psikologjikisht, që janë të gatshëm të pranojnë çdo ndërhyrje thjesht për t’i ngjallur vetes një fije shprese se tmerri mund të ketë fund, nuk mund të shërbejnë si  argumente për zgjidhjen e krizës siriane.

P.s: Ndërsa përgatitej ky shkrim, parlamenti britanik miratoi planin e qeverisë për goditjen nga ajri të forcave të ISIS-it brenda territorit sirian.

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Për një dimër me stil, ja cilët janë aksesorët e ngrohtë (foto)

Për një dimër me stil, ja cilët janë aksesorët e ngrohtë (foto)

Famëkeqi Bratisllav Dikiq: Në emër të atit, birit e shpirtit të shenjtë, gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën!

Famëkeqi Bratisllav Dikiq: Në emër të atit, birit e shpirtit të shenjtë, gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën!

Replika brutale në Kuvend mes Topallit dhe Ballës

Replika brutale në Kuvend mes Topallit dhe Ballës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni