Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Grabitja e parave të bankës, normalizim i “gjendjes natyrore” të Hobsit

by Te Sheshi
12/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Grabitja e parave të bankës, normalizim i “gjendjes natyrore” të Hobsit

Sipas teorisë së kontratës sociale, ndër më të pranuarat dhe më të cituarat mbi origjinën e shoqërisë së organizuar në shtet dhe burimin e autoritetit apo legjitimitetit të shtetit mbi individët, këta të fundit, në mënyrë të hapur ose në heshtje, vendosin të heqin dorë nga liria e pakufizuar dhe t’i nënshtrohen sundimit të shtetit në shkëmbim të mbrojtjes së disa të drejtave bazë, pa realizimin e të cilave të drejtat e tjera s’do të kishin asnjë vlerë.

Shfaqjet konceptuale të kësaj teorie mund të gjurmohen në filozofinë e lashtësisë, në dialogun mes Sokratit dhe Kritos, ku filozofi kozmopolitan, përmes argumenteve të ngjashme me ato të kontratës sociale, përpiqet t’i shpjegojë Kritos pse duhet të mbetet në burg, madje të pranojë dënimin me vdekje. Megjithatë, teoria e kontratës sociale konsiderohet gjerësisht si produkt i Periudhës së Iluminizmit, ngushtësisht e lidhur me emrin e filozofit Tomas Hobs, i cili përmes elaborimit të saj arriti të ndërtojë edhe korpusin e tij filozofik, me ndikim të gjerë në rrymat dhe doktrinat e mëvonshme. Sipas Hobsit, njerëzit për nga natyra janë  domosdoshmërisht dhe ekskluzivisht qenie “egoiste”, pra, që vënë interesin e tyre mbi gjithçka. Por përveç qenies “egoistë”, njerëzit janë edhe të arsyeshëm, qenie racionale, prandaj ata zgjedhin t’i nënshtrohen një autoriteti sovran (shtetit) për të mundësuar që të jetojnë në një shoqëri civile.

Arsyeja themelore pse njerëzit pranojnë të cedojnë në lirinë e tyre të pakufizuar, duke pranuar një pushtet që qëndron mbi ta, është pikërisht nevoja për siguri, për të garantuar të drejtat e tyre themelore, ndër të cilat renditen e drejta e jetës, e shëndetit, e pronës. Si rrjedhojë, siguria, gjendja e krijuar si rezultat i garantimit të këtyre të drejtave, shndërrohet në misionin themelor të shtetit, që i kundërvihet një shoqërie pa shtet, të cilën Hobsi e etiketon si “gjendje natyrore”, ku mbizotëron një brutalitet i parezistueshëm. Gjendja natyrore karakterizohet nga lufta e vazhdueshme dhe e pashmangshme e secilit kundër secilit.

Shtjellimi i mësipërm na ndihmon të shpjegojmë situatën absurde të krijuar pas grabitjes së parave të një banke ndërsa transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit. Edhe pse e disata herë që përsëritet thuajse i njëjti skenar, në të njëjtin segment rrugor ku kalojnë makinat e supozuara të blinduara të kompanive të sigurisë, e që lidh kryeqytetin me të vetmin aeroport ndërkombëtar, sërish asgjë nuk i pengoi grabitësit ta realizonin me sukses të plotë skenarin e tyre në kohë rekord, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur, siç ndodh rëndom në të tilla raste. Edhe njëherë shteti dështoi të përmbushë detyrimet që rrjedhin pikërisht nga kontrata sociale e nënshkruar me qytetarët e tij, të cilët paguajnë për të jetuar në një vend të sigurt dhe ku të drejtat e tyre janë të garantuara.

Gjendja natyrore për të cilën flet Hobsi, nëse rastet e tilla shndërrohen në fenomene, rrezikon të kthehet në normalitet. Një normalitet ku qytetarët nuk do të kishin më detyrimin moral të paguanin tatime dhe taksa, pra, të përmbushnin përgjegjësitë e tyre ndaj shtetit, për aq kohë sa shteti paraqitet i paaftë të kryejë misionin e tij themelor, garantimin e sigurisë. Dhe siguria është arsyeja minimale që justifikon ekzistencën e shtetit, për të mos u zgjeruar më tej në kërkesa që në mjedisin tonë tingëllojnë absurde, si, për shembull, ofrimi i mirëqenies ekonomike.

Megjithatë, shteti, përmes përfaqësuesve të tij politikë, ndërsa nuk përton të shfaqë skrupulozitet maksimal në ndëshkimin e qytetarëve që nuk përmbushin detyrimet ndaj tij, veshur kjo me retorikën e reformave historike dhe shtetbërëse, jo vetëm që nuk tregon të njëjtën ashpërsi dhe korrektësi në raport me veten dhe përmbushjen e misionit të tij themelor, por përpiqet t’i bishtnojë këtij misioni duke deleguar përgjegjësinë që mbetet ekskluzivitet i tij.

Sigurisht që bankat mund të investojnë më shumë për sigurinë e tyre dhe kompanitë e transportimit të vlerave duhet të plotësojnë standardet e sigurisë, por kjo nuk e shfajëson policinë e shtetit për mospërmbushjen e funksionit të saj, që nis me parandalimin e veprave penale dhe vijon me zbulimin e tyre për ndëshkimin e autorëve.

Ligjërimi i ministrit të punëve të brendshme dhe i drejtuesve të lartë të policisë ishte pikërisht në shërbim të shmangies së përgjegjësisë, sipas një strategjie të mirëmenduar, duke u përpjekur ta zhvendosin atë tek bankat dhe kompanitë e sigurisë. Madje nga pozitat triumfaliste dhe komode të atyre që shtiren sikur e kanë kryer detyrën e tyre, përderisa në mënyrë të përsëritur bankat dhe kompanitë e sigurimit ishin akuzuar se nuk po merrnin masat e duhura të sigurisë. Edhe pse paralajmërimi mund t’i shërbejë policisë të kryejë misionin e saj, ai nuk mund ta zëvendësojë atë. Institucionet nuk mund “të lajnë duart” duke i akuzuar qytetarët, edhe pse të paralajmëruar, pse nuk marrin masat për përmbushjen e funksioneve që u takojnë institucioneve.

Por kjo strategji, që përmes transferimit të përgjegjësisë synon të zbehë dështimin e policisë në përmbushjen e misionit të saj, paraqet një problematikë akoma më të madhe. Për hir të përfitimit politik të momentit, të pragmatizmit pragzgjedhor, po legjitimohet, edhe pse jo qëllimshëm, pikërisht ajo që Hobsi e emërton si gjendje natyrore që cekëm më lart, ku në luftën e vazhdueshme të secilit me secilin, viktimat duhet të garantojnë vetë sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.

Një qasje e tillë, që normalizon dhe legjitimon gjendjen natyrore, nuk është aspak çudi të na çojë në pikën fundore të absurdit për një shoqëri civile, në të cilën policia shpall përgjegjës viktimat pse nuk marrin masa të mjaftueshme për mbrojtjen e jetës, shëndetit apo pronës së tyre!

Për qytetarët, siguria dhe rendi i garantuar nga institucionet është gjendja normale e një shoqërie me shtet. Një prezumim që, nëse vetë institucionet e shtetit tentojnë ta rrëzojnë, do të bënte të pamjaftueshme çdolloj mase sigurie që qytetarët apo përfituesit e mbrojtjes shtetërore mund ta ndërmarrin vetë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Do të rrethojmë Kryeministrinë më 18 shkurt, Tirana do ndizet zjarr

Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Do të rrethojmë Kryeministrinë më 18 shkurt, Tirana do ndizet zjarr

“Të dua” në 50 gjuhë të botës (ilustrim me foto)

“Të dua” në 50 gjuhë të botës (ilustrim me foto)

SHËNIM: Shteti leckë, hajdutët, dhe hajdutëria si institucion

SHËNIM: Shteti leckë, hajdutët, dhe hajdutëria si institucion

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni