Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: “Edukatorja”

by Te Sheshi
22/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: “Edukatorja”

Është e vështirë të mendosh, aq më tepër të thuash diçka, pasi ke parë videon trishtuese të dhunimit barbar të një fëmije trevjeçar nga pronarja e kopshtit, e cila paguhej për t’u kujdesur për rritjen, ushqyerjen dhe edukimin e tij, pra, për mirëqenien e tij. Për shumëkënd që e ka parë, besoj se është i pashmangshëm përjetimi i një boshllëku të gremisshëm, i një ndjesie pakohësie dhe pezullie, që vetëm ngjarje thellësisht tronditëse, të ngjashme me makthet më të tmerrshme me të cilat qenia njerëzore ballafaqohet, mund ta nxisin. Efekti psiko-nervor i pamjeve të transmetuara, për nga shoku i shkaktuar, është i ngjashëm me një sulm të rrufeshëm dhe fatal, që synon të topisë, të mpijë, të shmangë çdo reagim të mundshëm. Befasia e ngjallur prej atyre pamjeve, edhe pse në një shoqëri të dhunshme si e jona, mbetet emblematike. Kjo është ndjesia jonë si shikues, ndërkohë që është e pamundur të futesh nën lëkurën e atij fëmije për të ndjerë vërtet poshtërsinë e një sjelljeje të tillë.

Është ky përjetimi që besoj se shumëkush ka ndarë kur ka parë videon. Një përjetim aq gërryes emocionalisht dhe shqetësues nervërisht, sa nevojitet të pickosh veten dhe të tundësh kokën për t’u përmendur, për të pranuar se ajo që sapo dëshmove është thjesht dhe vetëm një grimcë, një copëz e realitetit, që në skutat dhe zgëqet e tij fsheh shumë pashpirtësi e vuajtje të pazëshme, të cilat kanë si kumbar indiferencën tonë.

E megjithatë, ndryshe nga rastet e mëparshme, gjithashtu tronditëse dhe të pakonceptueshme, madje do të guxoja të thosha ndryshe edhe nga ai realitet i fshehur të cilin vetëm mund ta hamendësojmë, sjellja e “edukatores” Anjezë mbetet thellësisht unike në shëmtinë e saj. Mbetet unike për shkak të urrejtjes me të cilën ajo e godiste fëmijën, ndryshe nga ç’mund të ndodhë në një çast kërcitjeje nervore të prindit, por edhe të edukatorit, e që gjithsesi është e pajustifikueshme. Një urrejtje e paarsyeshme, e shprehur me dhunë sistematike dhe e shoqëruar me ligësinë e betimit në Allah për të mos humbur fëmijën-klient, të cilin duhet me çdo kusht ta zhvasësh, edhe me përdhunë. Një nevojë sadiste dhe psikopatike për të ndëshkuar një fëmijë, krejt të pambrojtur dhe të pafajshëm, si rrjedhojë e mjerimit të papërshkrueshëm shpirtëror.

Dhunë e ushtruar me fodullëkun e njeriut primitiv, që bën biznes me fëmijët e tjetrit për të kaluar netët në pab dhe për t’u krekosur në rrjetet sociale mbi makinat e shtrenjta. Duar me thonj fals që godasin lëkurën e njomë dhe fytyrë e pudrosur që kërcënon me gishtin lart. Shëmti e jashtme e kamufluar, që nuk mund ta fshehë atë të brendshmen. Një shëmti që gjithsesi ka pushtetin dhe fuqinë të blejë heshtjen, njësoj si me edukatoret e tjera të kopshtit, që nuk guxonin të bëzanin për poshtërsinë e dëshmuar. Sepse mbijetesa në këtë vend është e lidhur me të tilla sakrifica. Përzemërsia, butësia dhe njerëzillëku janë përzierja e duhur për të zhvlerësuar veten.

Shëmti që s’mund të mos pasohej nga piskamat për ndëshkim drakonian të një publiku të frustruar, njësoj të dhunuar përgjatë 25 viteve të tranzicionit, të cilit është më se e kotë t’i kërkohet llogari për teprimet e tij. Është e kotë t’i argumentohet se duke linçuar monstrën Anjezë, në fakt po përpiqet të fshehë monstrën që fle brenda tij. Nuk mund të heshtim për shkak të monstrave të fjetura brenda nesh, për aq kohë sa përpiqemi t’i mbajmë të kyçura. E nëse një ditë kjo monstër zgjohet, mallkimet e njerëzve janë shpagimi më i paktë.

Monstra që zgjohen prej mefshtësisë institucionale, të kombinuar me mefshtësinë karakteriale të ministres së Arsimit sa herë lipset nevoja të japë shpjegime e të marrë përsipër përgjegjësi, por që nuk vlen për rastet kur nuk i shkojnë për shtat pyetjet e gazetarëve.

Ndërkohë dhuna, ajo ndaj fëmijëve në veçanti, vazhdon të përshkallëzohet frikshëm. Dikush mund të pretendojë se janë raportimet e shtuara, rastet e zbuluara, që na e krijojnë këtë perceptim. Sidoqoftë e vërteta, gjendja është alarmante. Abuzimi me fëmijët, si me shumëçka në këtë vend, është shndërruar në një trend degradues, që në mungesë të një ndërgjegjësimi, rrezikon të minojë themelet e shoqërisë, të së ardhmes. Ky abuzim është ulëritës, edhe në ato raste kur fëmijët përdoren thjesht si sfond për të promovuar punë të mira, pa menduar asfare për implikimet psikologjike dhe krizat e vetëbesimit që mund të shkaktojnë tek ta.

Politika, por jo vetëm, reklamon pareshtur përpjekjet për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies, si një bonus për brezat e ardhshëm, por është e paaftë të hedhë qoftë edhe një hap drejt pranimit të përgjegjësisë për kulturën e dhunës që ka ushquar gjatë tranzicionit.

Çfarë do t’i shërbente ekonomia e shëndetshme, edhe sikur të ishte vërtet e tillë, një shoqërie filizat e së cilës janë të traumatizuara? Një shoqërie që dhunën e ka mënyrën parësore të komunikimit, sepse të dhunshmit janë ata që mbizotërojnë në një mjedis me rregulla që mbeten veç në letër.

Nëse edhe pas topitjes fillestare, të shkaktuar nga pamjet makabre të videos në fjalë, nuk jemi të aftë të reflektojmë, atëherë qarjet dhe lotët e atij fëmije do të kthehen në mallkimin tonë të përbashkët. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Brexit, Juncker: vota kundër BE-së ndalon negociatat e tjera

Brexit, Juncker: vota kundër BE-së ndalon negociatat e tjera

Raporti i BE-së në zyrën e Ramës: Si u “dogjën” 80 milionë euro për fermerët nga korrupsioni

Raporti i BE-së në zyrën e Ramës: Si u “dogjën” 80 milionë euro për fermerët nga korrupsioni

Veseli: Deputetët, në vend që të zgjidhin hallet e njerëzve, u hapin telashe më të mëdha

Veseli: Deputetët, në vend që të zgjidhin hallet e njerëzve, u hapin telashe më të mëdha

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni