Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Dekriminalizim me vetëdeklarim

by Te Sheshi
22/05/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Dekriminalizim me vetëdeklarim

Edhe pse në shkelje të afateve ligjore, më në fund KQZ-ja publikoi formularët e dekriminalizimit për të zgjedhurit kryesorë shqiptarë, deputetë dhe kryetarë bashkish. Gazetarët, të rreshtuar si garues në një pistë tartani, pas një pritjeje vigjilente dhe të durueshme, vrapuan të publikojnë copëzat e para të “të vërtetave” të vetëdeklaruara. E vetmja larushi ishte përqendrimi i vëmendjes tek të zgjedhurit e majtë apo të djathtë, sipas anësisë politike të mediave, që nuk bëjnë më as më të voglën çapitje për të kamufluar klientelizmin e tyre. Mjaftoi kaq për të shpallur se ligji zhurmëmadh i dekriminalizimit filloi t’i prodhojë rezultatet e tij të para.

Por i gjithë ky proces, përveçse një shaka pa kripë, pasi është marrëzi t’ia besosh atë politikës, autores pa bashkëpunëtore të situatës ku ndodhemi, nxjerr në pah edhe hipokrizinë meskine të të zgjedhurve tanë. Si mundet një klasë politike që pranon kriminalizimin dhe fëlliqësinë e saj të vetëshpëlahet pa ndërhyrjen e një agjenti të jashtëm? Çfarë ndryshoi që kjo klasë politike vendosi papritur që të ndërronte kurs? Ndonjë brerje e thellë ndërgjegjeje? Vështirë të thuhet. Përgjigjja më e mundshme është nevoja për të prodhuar një kauzë, me synimin për të goditur kundërshtarin, por duke mbyllur sytë ndaj vetes. Një nevojë që, në mungesë të alternativës, përdor si ushqim demaskimin. Dhe jo të pabazë. Por si mund të pretendosh zëdhënien e një kauze kaq të lartë kur nuk pranon të shikosh trarin në syrin tënd.

Kërkesa për dekriminalizim të politikës, nga politika, për politikën, si një shfaqja e pështirë, po shndërrohet në ogur të një tjetër shfaqjeje, akoma më butaforike. Asaj të reformës në drejtësi. Ecejaket, shtrëngimet dhe lëshimet e palëve politike, po e shndërrojnë reformën në një betejë të stisur për epërsi morale, me akuza dhe kundërakuza të shtira, ku palët përbetohen për reformën, ndërkohë që nuk lënë rast pa shfrytëzuar për të treguar mendësinë dhe qasjen e tyre të degjeneruar ndaj drejtësisë. Aq sa edhe heqja e mandatit të Koço Kokëdhimës u artikulua si argument i nevojës emergjente për realizimin e kësaj reformës.

Por t’i kthehemi dekriminalizimit. Pyetja që natyrshëm lind është se çfarë na zbuluan formularët e KQZ-së? Pak, shumë pak, do të thoshte një mendje e kthjellët! Në rastin më të mirë, thjesht shpalosën ndonjë çudi shqiptare, të denjë për rekordet gines, si kryetari i bashkisë që e kishte ndryshuar emrin plot pesë herë. E meqë ra fjala, me siguri edhe vetë personi në fjalë duhet ta vuajë konfuzionin e shkaktuar nga kjo kakofoni emrash. Si dhe ndriçuan për publikun injorancën, apo mediokritetin epik të disa të tjerëve. Dhe në rastin më të keq, thjesht përsëritën, deri në topitje, ato që partitë politike kishin kohë që papagallosnin pareshtur.

Kotësia e këtyre deklarimeve rrjedh nga fakti se, edhe pa formularë dekriminalizimi, të gjithë ne e dinim se ç’brumë po na ofronin partitë. Kavaja, Kruja, Kurbini, por edhe qytete më të mëdha, si Shkodra, Durrësi, Korça, Tirana, mbeten sërish mjaftueshëm të vegjël për të mos njohur apo kuptuar mallin që ofrohet për kryetar bashkie a deputet, aq më tepër kur të propozuarit janë “figura të spikatura”, bëmaxhinj e parelinj, të cilët të gjithë i përflasin. Për këta individë, formularët, dëshmitë e penalitetit, apo edhe vendimet gjyqësore të zbardhura, nëse do t’i kishim në dispozicion, do të flisnin pak, në mos aspak më shumë nga çfarë dihet e thuhet. Nëse ka kryetarë bashkish apo deputetë të inkriminuar, ata janë aty sepse shqiptarët i votuan. Dhe e bënë këtë me vetëdije të plotë, paçka të shkuarës së tyre botërisht të njohur, apo thjesht të veshur me dyshime të errëta.

Dhe ky vëzhgim na sjell tek një pyetje e pashmangshme. Pse të tilla tipologji karakteriale janë kaq tërheqëse për elektoratin shqiptar? E para, sepse shqiptarët kanë humbur besimin tek shteti si ndërmjetës dhe rregullator. Ata e dinë se nëse mbështesin një të fortë, probabiliteti  për të zgjidhur një hall, qoftë edhe të rëndomtë, shumëfishohet. Përdorimi i paskrupullt i shtetit për interesa partiake i ka shndërruar institucionet, që supozohet të jenë në shërbim të shqiptarëve, në fortesa militantësh, ku mbaron punë sipas xhepit ose përkatësisë politike. Një tjetër faktor, po kaq vendimtar, është paraja. Të zbrazur nga shpresa, si rrjedhojë e ofertave politike njësoj të degraduara, por edhe të drobitur nga mjerimi, shqiptarët dinë të sillen si pragmatistë, qoftë edhe me çmim të lirë, për një përfitim sado të pakët individual. Një psikologji masive kjo, që i ka dhënë fenomenit përmasa të frikshme.

Betejat e nisura apo të shpallura, përfshirë edhe ato të deklaruara si të fituara, përmes të cilave opozita, por edhe mazhoranca, përpiqen të projektojnë superioritetin e tyre moral, janë në fakt dëshmi e qartë se kjo klasë politike e ka konsumuar misionin e saj. Madje jo thjesht e ka konsumuar, por e ka përçudnuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
“Këta janë prindërit e m’i”, të kapur prej dore në një dhomë spitali

“Këta janë prindërit e m’i”, të kapur prej dore në një dhomë spitali

Vrasja e udhëheqësit të talebanëve, Kerry: Përbënte kërcënim për forcat tona

Vrasja e udhëheqësit të talebanëve, Kerry: Përbënte kërcënim për forcat tona

Kush janë “Shqiponjat e Rrugëve” që i gjen në çdo cep të Shqipërisë

Kush janë "Shqiponjat e Rrugëve" që i gjen në çdo cep të Shqipërisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni