Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Çfarë po e shthur familjen?

by Te Sheshi
28/05/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Çfarë po e shthur familjen?

Të dhënat e fundit mbi familjen, të publikuara nga Instituti Shtetëror i Statistikave, ofrojnë një tablo në shifra vërtet shqetësuese mbi gjendjen e familjes shqiptare. Një tablo që në zhurmën dhe amullinë e krijuar nga reforma në drejtësi kaloi pa u “soditur” me vëmendjen që meritonte. E megjithatë, ajo mbetet ripohim i një tendence lehtësisht të perceptueshme apo të lexueshme për këdo që i ndjek me sadopak përkushtim zhvillimet sociale në këto vite tranzicioni.

Sipas INSTAT-it, zërit zyrtar të publikimeve statistikore, përgjatë vitit 2015 janë regjistruar plot 5225 divorce, nga 4240 të një viti më parë. E shprehur në përqindje, një rritje prej thuajse 24%. Po ashtu,  numri i lindjeve, ngushtësisht i lidhur me shëndetin e familjes, ka njohur një ulje të pritshme, prej 8.5 % nga viti paraardhës. Statistikat e dhëna, për shkak të neutralitetit të tyre, mund të shërbejnë vetëm si pikënisje për kryerjen e një analize që do të shpaloste shkaqet e kësaj tendence. Një analizë komplekse, dhe me shumë ndryshorë, që nuk mund të bëhet thjesht duke u bazuar në objektet e padive për divorc, të paraqitura në dyert e gjykatave shqiptare. Sepse, edhe kur divorci kërkohet për shkak të mospërputhjes karakteriale, shpesh janë faktorë të tjerë në hije që imponojnë një situatë të tillë. Pra, ato që juridikisht paraqiten si shkaqe për zgjidhjen e martesës janë në thelb pasoja të të tjera shkaqeve, por që nuk vlejnë të paraqiten si argumente juridike.

Kjo mbivendosje apo çoroditje, e krijuar si rrjedhojë e sipërfaqësisë së analizave statistikore, na pamundëson evidentimin e shkaqeve themelore, apo shkaqeve të shkaqeve, që, sipas një analize integruese dhe sistemike, meritojnë të konsiderohen pasoja. Pra, të thuash se shkaqet kryesore të divorceve janë emigrimi, xhelozia, apo thjesht varfëria, do të thotë të mbetesh në nivelin e konstatimit. Për të zbuluar arsyen, burimin e të tilla faktorëve, nevojitet një përqasje më makro. Nevojitet të ngrihesh mbi shumësinë dhe diversitetin e faktorëve individualë, për të parë impaktin që sistemi politik dhe ekonomik ka mbi shoqërinë dhe mbi familjen në veçanti.

Pas viteve ‘90, shqiptarët, të dalë nga një diktaturë konsumuese, e vetëquajtur socialiste, zgjodhën kapitalizmin si sistemin që do t’i udhëhiqte drejt mirëqenies, me të gjitha përkufizimet që kemi për mirëqenien. Kjo i dha jetë një forme kapitalizmi sa rudimentar, po aq endemik. Alla shqiptarçe, me pak fjalë. Por, përveç origjinalitetit, sërish kapitalizmi që ndërtuam qëndronte mbi të njëjtat shtylla të funksionimit të kapitalizmit si sistem, ndër të cilat stimulimi i konkurrencës së lirë (lexo, të pafre) me qëllimin për të fituar, dhe shfrytëzimi i potencialit njerëzor për të rritur progresivisht produktivitetin ekonomik. Akumulimi i efekteve të kapitalizmit përgjatë viteve të tranzicionit prodhoi realitetin e sotëm social dhe familjar. Një realitet të cilin vendet e ashtuquajtura të zhvilluara, përkundër atyre në zhvillim, e kanë prekur duke filluar nga mesi i shekullit të kaluar.

Sipas profesorit amerikan të ekonomisë, Richard Wolff, deri në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, gratë amerikane ishin kryesisht shtëpiake. Arsyeja ishte e thjeshtë. Ato nuk kishin nevojë të punonin. Sistemi ekonomik i reformuar pas Depresionit të Madh nga presidenti Rusvelt, përmes paktit të madh kombëtar, të quajtur “Marrëveshja e Re” (New Deal), garantonte rritjen përpjestimisht të drejtë të produktivitetit dhe të pagave. Kjo do të thoshte që nëse produktiviteti në njësinë e kohës dyfishohej, edhe pagat dyfishoheshin. Si rezultat, burrat, bashkëshortët ose kryetarët e familjeve, ishin në gjendje të garantonin të ardhura të mjaftueshme për të siguruar mirëqenien e familjes amerikane. Përmes pagës së tyre, ata mund të siguronin jetesën, banesën dhe shkollimin e fëmijëve. Nëna mbetej nyja lidhëse, frymëzimi dhe orientimi, por edhe vendngushëllimi për anëtarët e familjes. Ishte nëna që i bashkonte pjesëtarët e familjes në tryezë gjatë darkës pas një dite të lodhshme, duke ruajtur kështu kohezionin familjar.

Por me ardhjen në krye të SHBA-ve të presidentit republikan Richard Nixon, u ndërmorën një sërë ndryshimesh, të njohura si Nixon shock, që i dhanë fund mbizotërimit të standardit të arit për emetimin e dollarit. Këto lëvizje patën ndikim të menjëhershëm në ekonominë amerikane. Ndikim i cili u përforcua gjatë presidencës së Reganit përmes ideologjizimit të ekonomisë dhe mbështetjes së tipareve neoliberale. Ndryshimet u shoqëruan me shpërpjestimin e raportit produktivitet-paga. Produktiviteti vijoi të rritej, ndërkohë që pagat njohën stanjacion. Nevojat e familjes nuk mund të siguroheshin më vetëm nga babai. Nëna duhet të linte shtëpinë dhe të punonte, shpesh me orare të tejzgjatura. Përmes këtyre lëvizjeve, kapitalizmi arriti gjithashtu të fuste në tregun e punës një potencial deri tashmë të pashfrytëzuar, gruan. Një avantazh edhe për faktin se shpesh pagesa e tyre ishte më e ulët, dhe mjaftonte vetëm për të plotësuar atë që tashmë pagesa e burrit nuk mundej ta plotësonte. Gruaja, apo nëna, humbi përfundimisht rolin e saj si bërthama e kohezionit familjar.

Jo rastësisht të tilla ndryshime u shoqëruan me të ashtuquajturin revolucion seksual, që synoi ta “çlirojë” shoqërinë nga normat tradicionale dhe nga paragjykimet mbi seksin, duke i dhënë femrës “të drejta” të pakufizuara për të shprehur apo përdorur seksualizmin e saj. Një lëvizje që udhëhiqej nga përpjekja për të riformatuar kulturën seksuale të shoqërisë amerikane, duke i bërë gjithashtu të pranueshëm seksin jashtë martesës dhe martesat mes së njëjtës gjini. Ky revolucion shërbeu si shtrati ideologjik për ta nxjerrë gruan nga misioni i saj parësor, ai i garantueses së kohezionit familjar.

Kombinimi i këtyre faktorëve, shoqëruar gjithashtu me individualizmin e tejskajshëm, furnizimin me nevoja të paqena të shoqërisë, me qëllim ushqimin e prirjeve konsumatore, çoi në riekuilibrimin e shumë marrëdhënieve shoqërore dhe në shthurjen e familjes si qelizë e shoqërisë.

Si për ironi, të gjitha reformat e ndërmarra u kryen nga presidentë republikanë, të mbështetur kryesisht nga shtresat konservatore të shoqërisë amerikane. Të njëjtat shtresa që anatemojnë liberalët, duke i akuzuar si të shthurjes dhe degradimit moral, apo si shkatërrues të familjes.

Në Shqipërinë komuniste, po ashtu gruaja u shfrytëzua si potencial zhvillimi ekonomik, pra, si krah pune. Barazimi i gruas me burrin u justifikua ideologjikisht përmes konceptit të emancipimit të gruas dhe të fitimit të të drejtave të barabarta. Kjo prodhoi edhe një realitet grotesk, ku gratë shpesh u vunë të bënin punë fizike stërmunduese vetëm që të deklamohej se emancipimi ishte plotësisht i efektshëm. Megjithatë, në komunizëm, familja vazhdoi ta ruajë rëndësinë dhe domethënien e saj. Kjo i kushtohet kryesisht karakterit diktatorial të regjimit, që i luftonte prirjet individualiste dhe impononte normat morale shoqërore. Por, gjithashtu, prirjet konsumeriste, për nga vetë natyra e sistemit, ishin të kufizuara.

Për t’iu rikthyer sërish aktualitetit, Shqipëria sot po përjeton, me disa dhjetëvjeçarë vonesë nga vendet në zhvillim, efektet e kapitalizmit që po ndërtojmë. Në këtë kontekst, të qenit i vonuar ofron edhe një mundësi për të mësuar nga përvojat e të tjerëve. Prandaj, të gjitha institucionet shtetërore që kanë detyrimin kushtetues ta mbrojnë familjen duhet t’i marrin të tëra hapat ligjore, por edhe politike, për të garantuar mirëqenien e saj. Indi social shqiptar do të çbëhej nëse familja shthuret!

Kjo thirrje ka po aq rëndësi edhe për institucionet fetare e përfaqësuesit e konservatorizmit, si qëndrim politik. Është e kotë t’i luftosh simptomat, sepse varfëria dhe imoraliteti nuk janë shkaku i vërtetë i shthurjes së familjes. Shkaku i vërtetë është më i thellë dhe më i shtrirë nga ç’mund të perceptohet së jashtmi. Prandaj edhe ndërhyrja duhet më e thellë dhe më radikale, për të garantuar një ndërhyrje themelore. Të paktën kritikën ta orientojmë në vendin e duhur. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ricciardo i pari në provat në Monako të F1-shit: a po rikthehet Red Bull-i i frikshëm?

Ricciardo i pari në provat në Monako të F1-shit: a po rikthehet Red Bull-i i frikshëm?

Bëni këtë ritual një herë në javë dhe fytyra juaj do të jetë përherë e bukur

Bëni këtë ritual një herë në javë dhe fytyra juaj do të jetë përherë e bukur

Tronditet opinioni italian: Emigrantët i vënë pas kuajve të heqin bajgat në një kremtim religjioz

Tronditet opinioni italian: Emigrantët i vënë pas kuajve të heqin bajgat në një kremtim religjioz

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni